Vjehrri i Sokol Fekës: Kishte ikur në spanjë prej 8 ditësh, tha se do riparonte ca helikopterë

30 Janar 2015, 09:34Kronika TEMA

Vjehrri i majorit Sokol Feka, që humbi jetën në spanjë ditën e djeshme, tregon se kjo ishte hera e dytë që Sokoli shkonte në Spanjë.

Por, Ethem Cenaj thotë se arsyen nuk e di as aid he as bashkëshortja e viktimës.

Cenaj ka thënë për “Panorama” se prisnin që Feka të kthehej të mërkurën, ndërsa lajmin e vdekjes e morën vesh nga zhvillimet në Parlament

E kam marrë vesh në radio rastësisht.

Po dëgjoja zhvillimet në Parlament kur dëgjova që u përmend emri i dhëndrit tim.

Menjëherë i telefonova gruas që të shkonte t’i rrinte afër vajzës, sepse e dija që ajo do ishte shkatërruar nga ky lajm.

Ajo e dinte që ndodhej në spanjë për çështje pune.

I kishte thënë që po shkonte për të riparuar disa helikopterë atje”, thotë ai./b.l

 

6 komente në “Vjehrri i Sokol Fekës: Kishte ikur në spanjë prej 8 ditësh, tha se do riparonte ca helikopterë”

  1. Na mbushe mendjen o vjehrrrrooooooo, per te riparuar helikopter apo si pilot helikopteri m.gj.a s’ka gje ai nuk kthehet me ne jete .
    Zoti i dhente force Familjes.

  2. ARDIAN says:

    esht paftyresi te perdoresh vdekjen e dikujt mos harroni ka qen i varfer

  3. joel shkodra says:

    Eshte gabim nga ana e qeverise dhe kryeministrit te thuhet emri i te vdekurit (çfaredo qe te kete bere ai) direkt ne televizor, pa u njoftuar me pare familja. Mund te ndodhe çdo gje.

  4. Cobani says:

    Fatkeqesi e dhimbje e madhe per familjen, po. Ama se ka qene i varfer, kete nuk e dime dhe nuk tregon gje se jeton ne shtepi me qera. Koha do ta tregoje edhe kete. Gjithsesi shpirti ju prefte ne parajse

  5. ALKET says:

    Ndiej dhimbje te thelle per humbjen e Sokolit dhe me shume dhimbje per ata femije jetime.Ky eshte shteti shqiptar,kjo eshte ushtria e NATO-s,qe me rrogat qesharake detyron nje pilot me 18 vjet sakrifice mbi supe te marre kete rruge.fajtoret jane ne parlament duke bere gallate me fatin e tij.TURP.Zoti e prefte ne paqe Sokolin dhe ju dhente force familjareve te tij.

  6. ARDIAN says:

    mos harroni se 5% KA PSURIN E 95% TEK NE, jo vetem i kan mar pasurin por luajne edhe film sikur nuk shkojne mire ,faktet jan qe cdo dit vriten,futen burg,semuren etj,nga pjesa e spektatoreve fukarenj , jo nga ata qe hiqen si fukarenj ose flasin ne emer te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje