Harito: Reforma në administratë, 4 shtyllat ku do bazohet

4 Shkurt 2015, 11:05Politika TEMA

Reforma në administratë ka rritur besueshmërinë e qytetarëve ndaj saj. Kështu u shpreh ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito, duke vënë theksin në sukseset e arritura në konkurset e zhvilluara deri më tani.

“Suksesi ynë u duk që në konkurset e para, ku kishte një pjesmarrje prej rreth 5200 kandidatë.

Në përfundim u paraqitën 850 kandidatë nga të cilët rezulutuan fitues 38 persona. Kjo tregon se procedura ishte totalisht transparente.

Më pas, ne vazhduam me raundin e dytë, ku sipas ligjit të ri të nëpunësit civil u shtuan vënde të reja pune.

Në përfundim të procedurës, edhe këtë herë rezultuan 114 fitues.Gjithashtu, në tetor u shpallën 60 vende vakante për kategorinë e mesme dhe të ulët për të cilat rekrutimi ishte vetem brenda përbrënda shërbimit civil”, u shpreh Harito.

Sipas Haritos, për 2015-2020 është hartuar draft-strategjia e cila do të ofrojë kornizën e përgjithshme në katër shtylla, në politikbërje, në shërbimin civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe në procedurat administrative.

“Është një strategji e hartuar në kuadër të reformës në administratë dhe në kuadër të standardeve evropiane që të sigurojmë funksionimin efikas nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja”,tha Harito. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje