Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt jugut ku ka nisur të vizitojë banorët në zonat e përmbytyra.
Kreu i demokratëve ka qëndruar fillimisht në Darëzezë, e cili është edhe zona më e prekur nga përmbytjet.
Lulzim Basha ka urdhëruar strukturat e PD-së që të ndihmojë sa munden banorët dhe sot ata kanë shpërndarë ndihma për banorët e përmbytur.
Gjithashtu Basha tha se situata është kritike dhe se banorëve nuk u ka ardhur asnjë për t’i ndihmuar, teksa ka kërkuar të shpallet gjendja e emergjencës.
“Nëse qeveria do t’u vinte në ndihmë banorëve kjo situatë s’ do të kishte ndodhur”, u shpreh Basha.
Ndërkohë PD ka akuzuar qeverinë edhe më parë se i ka lënë banorët në mëshirë të fatit dhe se nuk ka vepruar me efikasitetin e duhur në këtë situatë të rëndë. Pas Darëzezës kreu i demokratëve është nisur drejt fshtatit Ferras, në të cilin aktualisht janë evakuuar mbi 300 familje. Ndërkohë situata vijon të mbetet problematike, pasi rreshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në përditësim.../j.h
A mos eshte faji i Rames per kohen qe bjen permbytje? Protesto kunder kohes ha ha ha.
Gjalle qenka ky kukla e vogel , apo tani qe iku uji u kujtua te shkoj se deri dje sja mbante hahaha
Si ishte puna e 200pakove që kanë shpërndarë miliarderët e PD? S’iu vjen turp! E vodhën popullin e tani tallen me të.Bëjnë sikur u vjen keq. Kush e katandisi Shqipërinë në këtë gjendje? Në këto 25 vite në Shqipëri kanë hyrë pare sa në asnjë ven tjetër në botë për frymë popullsie. Ku shkuan? Kush u pasurua?
Ta kapesh me shpulla, pis kalamo! U bone ti me bo politike me fatkeqesite e te tjereve.
Sa shpejt qe haruat permbytjet e Shkodres e Lezhes ju o zoti Basha ,qe akoma nuk I keni kompesuar.Po ju vrate ne shesh te Tiranes e jeni akoma duke llapur bashke me plakun Dodsboru.Mbylleni gojen te pakten,ose jepni ca nga ato parate e vjedhura ne rrugen e Arberit,Gerdecin etj etj etj
Jo se donte te shkonte por i tha saliu na merri keto pakot bej gjoja sikur po i ndihmojme,po keto fare e keqe nuk kan as turp e as su nxihet faqa keto duhet te ishin brenda me kohe per vjellje dhe vrasje