“Pavarësisht përmbytjeve të ditëve të fundit dhe evakuimit të banorëve në jug vendit, Shqipëria ende nuk është në gjendje emergjence”, kështu u shpreh për televizionin “Tema”, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Sipas tij nëse gjatë ditëve në vijim do të kemi përkeqësim të situatës, atëherë do t’i kërkohet qeverisë që të shpallet gjendja e emergjencave civile. Prençi theksoi gjithashtu se situata në lumenj aktualisht paraqitet normale, dhe bazuar dhe në parashikimet meteorologjike, nuk ka rrezik për shtimin e zonave të përmbytura. Ndërkohë kreu i emergjencave civile theksoi se në ditët në vijim do të ngrihen grupet e punës për të vlerrësuar dëmin e shkaktuar, dhe do të nisë dëemshpërblimi i qytetarëve të prekur nga përmbuytjet. Për sa i përket veriut të vendit, Prençi tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar situata është nën kontroll.
Zoti Prençi, përse nuk është shpallur gjendja e emergjencës në vend, kemi 5000 ha tokë të përmbytur dhe 420 familje të evakuuara?
Situata e emergjencës vlerësohet hap pas hapi, dhe nuk jemi në shkallën e shpalljes së emergjencës. Kjo për faktin, sepse shpallja e emergjencës kufizon të drejtën e shtëtasve për të hyrë dhe për të dalë në territorin e përmbytur. Fakti në një hark kohor të shkurtër ujërat e lumit Vjosa dhe Seman po tërhiqen në lartësitë 3-4 metra sot janë në gjysmën e shtratit, nuk ka arsye të shpallet gjendja e emergjencës, pasi gjendja e emergjencës kufizon shumë shërbime në nevojë. Fakti që strukturat operacionale të shtetit po kryejnë të gjitha shërbimet nuk është e rendësishme që të shpallen emergjencat. Nëse situata do të shkojë drejt përkeqësimit menjëherë do të kërkojmë shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Si paraqitet situata deri në këto momente në zonat e përmbytura?
Situata deri në këto momente në zonat e përmbytura uji ka kaluar në shtratin normal të lumenjve, nuk ka më dalje nga shtrati dhe rrezik të përmbytjes së tokave, përkundrazi kemi tërheqje të sasi së së ujit që ka dalë në parcela dhe në territorin e banueshëm. Po kështu situata duke filluara nga Shkodra deri në Sarandë është drejt përmirësimit. Intensiteti i reshjeve ka qenë në kufijtë minimal deri në mesatar, që nuk përbën rrezik për prurje të mëdha.
Çfarë masash shtesë keni marrë për evakuimin e banorëve dhe ku janë strehuara ata?
Aktualisht nuk ka kërkesa për evakuim, por lërkesa për tu rikthyer në banesa. Pasi uji është larguar nga banesat e tyre dhe banorët po kërkojnë të rikthehen për të pastruar banesat. Por strukturat shtetërore po trgohen të kujdesëshme që të mos kemi rikthim të parakohshëm në këto zona pëtr të rrezikuar jetën e njerëzve. Ndërkohë që strukturat janë angazhuar dhe me kompanitë private, po bëhen punime për të pastruar rrugët si dhe po forcohen argjhinaturat në zonën e Lushnjës në Lumin Seman po kështu edhe në Nartë, midis kripores edhe Nartës, pasi tashmë kemi një fenomen të fryrjes së erës në perëndim ka një përplajse midis prurjeve të ujërave dhe baticave të detit, dhe për rrjedhojë kemi dalje të ujërave.
Ku janë sistemuar banorët?
Një pjesë e banorëve janë strehuar tek të afërmit, disa të tjerë në kopshte dhe çerdhe, disa kanë nevojë dhe për ndihmë mjeksore, dhe janë në spitalet rajonale të Fierit dhe të Vlorës. Përkundrazi nuk ka më banorë që kërkojnë evakuim, por po kërkojnë rikthim në zonat operacionale, por strukturat shtetërore janë treguar të kujdesëshme, që të mos lejojnë rikthimin e parakohshëm të banorëve, pasi mund të ketë rrezik të kthimit të ujit. Deri në këto momente niveli i prurjeve të lumenjëve, Seman, Vjosa dhe Devoll është shumë i ulët, çka tregon se situata është përmirësuar ndjeshëm, dhe shtrati i lumenjëve mund të përballojë edhe prurjet që mund të shtohen.
A keni dijeni për banorë të rikthyer?
Normalisht ka tendenca të banorëve, pasi në banesa kanë pasuritë e tyre, për të cilat në ditët në vazhdim do të vijnë grupet e vlerësimit dhe për këtë do të përgjigjet shteti. Duke i sqaruar qytetarët po bëjmë rezistencë që ata të mos rikthehen para kohe. Territori i përmbytur është i kufizuar nga forcat shtetërore, në mënyrë që njerëzit të mos bien viktim.
Nëse vijon kjo situatë a është i gatshëm shtabi i emergjencës për të përballuar situatën?
Që prej datës 28 janar shtabi i emergjencës është në gatishmëri, dhe do të vijojmë gatishmërinë me të gjitha strukturat operacionale që do të vijojnë të jenë në shërbim të qytetarëve. Garantoj edhe njëherë se në ditët në vijim do të ngrihen grupet e vlerësimit.
A ka vijuar gjatë ditës së sotme ndarja e ushqimeve?
Patjetër që ka vazhduar.
A janë të mjaftueshme sasia e ushqimeve për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytuara, apo ka nevojë për apel publik solidarizimi nga ana qytetarëve të tjerë dhe nga ana e biznesit?
Janë plotësisht të mjaftueshme, pasi tani kanë shprehur gatishmërinë shumë fondacion dhe shoqata, të cilat kanë depozituar kërkesat e tyre dhe po vijojnë të çojnë në zonat e përmbytura pako ushqimore si dhe pajisje dhe mjete për tu ardhur në ndihmë. Por, aktualisht banorët kanë nevojë vetëm për ushqim dhe veshmbathje.
Si paraqitet situata në veri dhe verilindje të vendit, pas reshjeve të dëborës?
Shqipëria ka nevojë edhe për borë edhe për shi. Unë ju garantoj se sipas parashikimeve meteoroligjike situata do të jetë krejt normale. Nuk duhet që të përhapim panik, por të përcjellim mesazhin që të gjithë të angazhohemi për pastrimin e kanaleve, për tu paraprirë emergjencave. Ju garantoj se nuk do të ketë rrezik për jetën e njerëzve.
A ka Shtabi i Emergjencave kapacitetin e nevojshëm për të përballuar emergjencat edhe në veri dhe në jug të vendit?
Emergjencat civile dhe strukturat operacionale i kanë Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, dhe në çdo qark ka ndërmarrje për të përballuar situata të tilla. Një pjesë e detyrimeve i përket edhe privatit. Kompanitë kontraktore kanë detyrimin për mirëmbajtjen e rrugëve. Ju garantoj se duke u përfshirë të gjithë në këtë situatë do ta përballojmë me sukses.
Anisa Xhani
Ca analfabetesh kane pushtuar qeverine! Duke filluar tek me i larti! Ky popull ra nga shiu ne bresher!