Veliaj në Forumin e Rinisë të Kombeve të Bashkuara: Në Ballkan nuk të pyet më njeri "i kujt je", po çfarë di të bësh

4 Shkurt 2015, 14:41Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, mori pjesë në punimet dy ditore të Forumit Rinor 2015 të Këshillit Social dhe Ekonomik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, SHBA. Në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të forumit,  Veliaj u fokusua te përpjekjet e bëra në Shqipëri në fushën e arsimit profesional dhe punësimin e të rinjve.

Ai vuri në dukje se për punësimin e të rinjve duhet t’i hedhim sytë nga vendet që nuk u prekën nga kriza financiare e viteve të fundit, për të kuptuar rëndësinë e të pasurit një zanat, se sa thjesht një diplomë. Ai nënvizoi gjithashtu, se këtë vit qeveria shqiptare ka akorduar 4.5 milion dollarë për Fondin e Nxitjes së Punësimit, një pjesë e të cilave do të ndihmojnë të rinjtë për të gjetur një punë.

“Sot në Ballkan njerëzit nuk pyesin më si dikur ‘i kujt je?’, por çfarë di të bësh me idetë dhe talentin tënd. Kush ndjek arsimin profesional dhe di të bëjnë diçka me duart e tij është më i suksesshëm”, u shpreh Veliaj në Forumin e Rinisë.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Veliaj zhvilloi edhe një takim edhe me znj. Helen Clark, ish kryeministre e Zelandës së Re, sot në rolin e Administratores së UNDP-së, ku u diskutua për mbështetjen e disa reformave, si ato në punësim, arsimin profesional dhe përfshirjen sociale.

Veliaj çmoi shumë mbështetjen e OKB-së në Shqipëri, por veçanërisht të UNDP-së, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e punësimit, aftësive për të rinjtë dhe përfshirjen sociale.

Znj. Clark, nga ana e saj, shprehu kënaqësinë për progresin e arritur nga Shqipëria për integrimin europian, si dhe për reformimin e skemës së aftësisë së kufizuar, pas miratimit të ligjit kuadër për PAK. “Jemi veçanërisht të kënaqur me bashkëpunimin tonë në fushën e punësimit, zhvillimin e aftësive profesionale, dhe reformën e përfshirjes sociale”, u shpreh znj. Clark.

Ata ranë dakord se do të punohet ngushtësisht për reformimin e skemës së aftësisë së kufizuar dhe zbatimin e një qasjeje të re në këtë fushë. Duke nisur nga java e ardhshme, MMSR dhe UNDP në Tiranë do të nisin një projekt të ri për sipërmarrjen rinore dhe punësimin e të rinjve, si dhe do të përurohet Zyra e re e Punës në Kukës.

Qëllimi i Forumit të OKB-së për Rininë 2015 ishte vendosja e të rinjve në qendër të axhendës së zhvillimeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe çështjen e punësimit./j.h

7 komente në “Veliaj në Forumin e Rinisë të Kombeve të Bashkuara: Në Ballkan nuk të pyet më njeri “i kujt je”, po çfarë di të bësh”

  1. Dibrani says:

    Lere Ballkanin ti mos na birbilos kot me kot po shiko se gjith keta te rinj ne shqiperi po e ”shkrijne” talentin e tyre neper Call Center!!!

  2. lulzullap bin bela al bashar says:

    Kur genjen ne forumin e temes edhe te falet, po te genjesh ne foromin e kombeve te bashkuara sikur?????
    Ky vet si beri kariere nga e ema apo nga zotesia e madhe????
    Elbete shoku ymerit. Eshte I mencur

  3. Mallakastrioti says:

    …Dicka na the @ Erjon!.. tani ty ta do puna te thuash keshtu..ja shko dhe pyet Serbet se c´fare thone???
    1.Sa vende pune hapet per 2014-te per te Rinjte ne Shqiperi…i ke te gjithe me “Profesjon” me Doktorat..me Master…me..me…me…me nje Telefon qe gjithe diten mbeten duke Shkruar dhe Lexuar Budallalliqet e njeri-tjetrit…
    2-Kemi Punesime te rinjesh ne Fushen e Byth-renjes(Gay)..
    3-Kemi Punesime te te rejave ne fushen “Lesbike”…
    kemi Kengetare YT-she–kemi Pornostare -YT-she..kemi te punesuar ne sektorin e Droges…
    kemi…………kemi..dhe c´fare nuk kemi…ore nuk na thoni c´fare Programesh keni ju per te Rinjte???Kur nuk kane asnje deshire per te Punuar???

  4. A says:

    Politika shqiptare ka 25-se vjet qe brockullit kodra mbas bregut, prandaj mender ERION VELIJA mos na bej gerr-gerr.
    Politika shqiptare pranoj filozofine “TERAPIA e SHOCKUT, EKONOMIA ZERO” te cilen e zbatoj si ne teori dhe ne praktike. Ku u prishen kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet pa asnje kriter dhe studim. Prandaj eshte kjo gjendje katastrofike, ju gjate zgjedhjeve te 23 QERSHORIT 2013, na thate se do t’ju hapinm 300 MIJE VENDE PUNE.
    Tani, thoni jo kursi dhe shkolla profesionale, keto ti kishi thene atehere se jemi ngopur me fjale boshe e genjeshtra te tipave si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe tani ala EDI RAMA.
    Edhe ti ERION VELIA vrej punen sepse s’ke bere 2(DY) LEK PUNE, por vetem brockullit vetem fjale, sepse gjithe kohen nuk do te jeshe minister dhe s’ke zanat.

  5. Torollaku Rilindas says:

    Mire e ka Erjoni. Kur e pyeti Edvini, cfare di te besh ti Erjon? Erjoni u pergjegj, po ja minister psh di ta bej mire,…..dhe hop Erua na u be minister. Prandaj Erua jone duke pergjithesuar eksperiencen personale del me tezen se mjafton te thuash qe di te bej ministrin dhe ja e ke zgjidhur problemin e punesimit, te tjerat vijne vete me rradhe pastaj….

  6. arialibera says:

    ik o eriooooooooon, jemi ne 2015 nuk ka nevoje njeri per kepucare po pirater qe fitojne ne bursa 500 milione dollare Brenda 1 ore.

  7. Petro says:

    Nje vazhdues i denje i skorjeve te diktatures.Mashtrues ordiner dhe asgje me teper.Keta dhe ata qe iken jane njelloj.Nje nene i ka pjelle.Te kesh mbaruar ne perendim me nota maksimale, te jesh provuar edhe ne provime te shtetit perendimor, pra edhe nje diplome te firmosur nga Ministri i kerkimeve shkencore dhe arsimit te larte te atij shteti dhe te pushohesh nga puna, vetem ne shtetet talebane ngjane.Dhe ky shtet vazhdon te mbetet vendi yne i dashur.Hajde pastaj do te shkojme ne ne BE me keto mend.NJo mor jo, keni hipur karroces dhe po lekundeni drejt Afganistanit.Turp, vazhdoni te genjeni dhe ne OKB si ne vitet 80 kur moret medaljen e vendit me te ushqyer ne planet, ne nje kohe qe rradhet per nje liter qumesht zieshin qe ne mesnate, kur nje familje mirrte 10 kokrra veze ne muaj, 1 kg mish ne muaj.Genjeshtare profesioniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje