Veliaj: Faza e dytë e ndihmës për përmbytjet në jug, mirënjohje biznesit

7 Shkurt 2015, 13:24Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj kanë nisur sot fazën e dytë të ndihmës për përmbytjet në jug. Biznesi i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë për t’u solidarizuar në ndihmë ndaj familjeve të përmbytura ditët e fundit në jug të vendit.

Në takimin e posaçëm të organizuar nga MMSR për mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura, përfaqsues të biznesit nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe komunitetet fetare, u prezantua kontributi që secili sipërmarrës ka dhënë në ndihmë të familjeve të përmbytura.

Në fjalën e tij ministri Veliaj bëri të ditur se pasi kaloj faza e parë ajo e përballimit të situatës emergjente në terren, ka nisur faza e dytë që ka të bëj me ndihmën ekonomike dhe materiale me ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara. Ai vlerësoi  në radhë të parë faktin se ndihmat vijnë jo vetëm nga biznesi por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët janë solidarizuar për tu ardhur në ndoihmë bashkëqytetarëve të tyre në nevojë, si dhe në rradhë të dytë që shteti ndryshe nga 4-5 vite më parë nuk flet për fatkeqësi që vijnë si dashakeqësi të natyrës ndaj shqiptarëve.

Mirënjohja është kryefjala e gjithë këtij takimi. Unë e di që secili këtu ka probleme, ka shqetësimet e veta, por fakti që gjetët kohë në këtë shtab të improvizuar, fakti që në ditën e parë kemi mjaftueshëm të mira materiale për ta nisur të sigurt fazën e dyë që me shumë gjasë do vazhdojë deri në fund të marsit, meriton vetëm mirënjihjen tonë. Ne besojmë që momentet e tilla të vështira janë ato që thurin stofin e një kombi. Ne si komb dimë që të rrëzohemi bashkë, por edhe të ngrihemi bashkë. Dhe nëse u rrëzuam prej natyrës para një jave kjo është dita që të ngrihemi. Dhe më mirë se kaq dhe me këtë solidaritet nuk të kishim menduar sesi do të ngriheshim. Më vjen gjithashtu mirë që jemi pjekur nga ana politike dhe e diskutimit publik. Duha t’ju kujtoj se para 3-4 vitesh ne dëgjonim fjalime sesi jupiteri dhe hëna thurnin intriga për shqiptarët dhe na shkaktonin batica dhe zbatica, ap dëgjonim çudira që një metër kub borë prodhon 3 metër kub ujë, apo asnjë prej nesh sot nuk e quajti as Novoselën apo Darëzezën Venecia të Shqipërisë. Pra, këtë lloj cinizmi dhe këtë lloj fyerje të inteligjencës ne minimalisht ja kemi kursyer njerëzve dhe më vjen mirë që jemi pjekur si kombë që në vend që të themi idiotësi fillojmë e flasim për solidaritet. Dhë në vend që të thurim lloj lloj çudirash për intrigat e Jupiterit ndaj shqiptarëbve, flasim sesi shqiptarët mund të ndihmojnë njeri tjetrin dhe ti gjenden në rast nevojë. Kështu që për gjithë këtë sens pjekurie që besoj qeveria, komunitetet fetare që në një pjesë të madhe kanë derdhur bujarinë ku nuk matet shuma nga ajo që jep por sa ajo që jep është ajo që ke. Për shumë njerëz që mund të kenë dhënë shuma të vogla mund të kenë qënë gjithçka që kanë patur dhe që kanë ofruar pranë një kishe, xhamie apo teqeje. Ndaj dhe këto ndihma duhet ti vlerësojmë sot”, tha Veliaj.

Në emër të biznesit shqiptar, kreu i Biznes Albania bëri një prezantim të ndihmës që ka ofruar çdo biznesmen shqipar, që varionin nga ndihmat materiale, batanie, veshje, ushqime, elektroshtëpiake e deri në ndihmat monetare.

1 komente në “Veliaj: Faza e dytë e ndihmës për përmbytjet në jug, mirënjohje biznesit”

  1. Solidariteti,ose me thjeshtë në gjuhen popullore , të jesh pran fatkeqit është në gjakun e SHQIPTARIT e treguar sa e sa here në vështirëssi të ndryshme. Populli shqiptar e ndan kafshatën e gojës kur shoku,apo miku kan nevojë. Le të kujtojmë këtu kur populli u ngrit i madh e i vogel në ndihmë të dëmtuarëve nga termetet …. brenda 5 muajeve u strehuan në shtëi mijëra njerez…. Puna e pa lodhur per strehime edhe ne stiten e dimrit ne dimrin e vitit 1969 ne Diber ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje