Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka dënuar aktet e renda që ndodhen diten e djeshme nda familjes së ministrit Tahiri.
Në një bisedë telefonike me Ministrin Tahiri, homologu i tij, Alfano ka shprehur se Shqiperia dhe Itlaia janë të vendosura në luftën e përbashkët kundër krimit.
Reagime në mbështetje të ministrit ka pasur edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasada amerikane dhe përfaqësia e OSBE-së.
Atentatet ndaj familjes së ministrit Tahiri janë shënuar në mëngjesin e ditës së djeshme pranë farmacisë së Bashkim Tahirit, ndërsa i dyti pranë vendit ku babi i ministrit parkonte makinën.
Një atentat i tretë ka pasur në shënjestër një komisar policie, i cili fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit. Elisa Dedja