Energjia/Rama: 155 mijë matësa dhe 15 nënstacione në ndihmë të konsumatorëve

11 Shkurt 2015, 13:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se reforma në sitemin energjitik ka një objektiv 5-vjeçar, për ta kthyer energjinë në burim të ardhurash për ekonominë e vendit.

Duke iu referuar të dhënave Rama tha se operacioni kundër vjedhjes së energjisë është në rrugën e duhur.

Sipas kryeministrit, ulja e humbjeve në sistemin e energjetik ka sjellë 21 milionë euro më pak energji të importuara për të përballuar konsumin e brendshëm.

“Duhet dhënë një pamje e plotë jo vetë e asaj që është, por edhe asaj që do të jetë falë reagimit të qytetarëve të vendit. Në vitin 2013, Humbjet në rrjet në Europë kanë një kosto 10 miliardë Euro.

Në Shqipëri  Pjesa dërmuese e infrastrukturës së energjisë elektrike e ndërtuar në vitet 70-80.

Afro 90% e kësaj infrastrukture 35-40 vjeçare. Normal që nuk mund të përballojë nevojat. Dhe me furtunën e parë do të kemi problemi si ato qlë hasëm në prag të vitit të ri. Kemi edhe probleme me cilësinë e shërbimit, si luhatja e tensionit.

Qytetarët kanë të drejtë. Kemi të drejtën t’u themi se çka nuk është planifikuar çerek shekulli nuk mund të zgjidhet me magji. Nuk paguajmë taksa, por kontribuojmë për një shërbim më të mirë.

Reformë transformuese për sistemin, reformë e shtyrë vit pas viti. Duke çliruar me instrumenta e duhur konkurrencën në treg do ketë sukses. Është një operacion i rëndë në një organizëm i kapur nga kanceri rrënues.

Rrezikoheshim nga një kolaps financiar, dhe si rezultat i operacioneve kundër vjedhëve bëri që vetëm në janar të këtij viti humbjet janë 10.3% më pak.

Humbjet vijnë nga sistemi i degraduar, ndërsa arkëtimet në janar janë 128 % më shumë se arkëtimet 2013-s.

Lidhjet e reja në janar jan rreth 80% më shumë se në vitet e kaluara”, theksoi Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë tha se janë të pafundëm qytetarët që paguan gjithë borxhin dhe përfituan 80 përqind nga kamatëvonesa.

5 mijë familje me ndihme ekonomike kanë përfituar nga fillimi i operacionit për të realizuar ofertën që skadon në 28 shkurt.

Kjo ofertë është e tillë që nuk do shtyhet më, 28 shkurti është afati përfundimtar dhe nuk do ketë më asnjë tolerancë për askënd që do kërkojë shërbim nga kompania nëse është në pozitë borxhi dhe do të jetë i detyruar ti paguajë të gjitha për të marrë energji.

I bëj thirrje të gjithëve që të mos ndodhë si me legalizimet që e lanë për ditën e fundit por të shkojnë të lidhin marrëveshjet.

Nga periudha tetor 2008-prill 2011 janë goditur 5900 konsumator me fatura abuzive të caktuara nga ERE si fatura të paligjshme.

Ne nuk i kemi falur por i anulluam se ishin prodhim i politikës së keqe që nuk u zbatuar nga ata që na kërkojnë sot llogari.

Ne nuk do falim detyrime të ligjshme të kompanisë sepse është çështje jetike e kompanisë më të madhe në shqipëri që është trajtuar si lopa e humbur që të gjithë e kanë mjelë ndërkohë që është kompani dhe është më e madhja në vend.

A ka ndonjë kompani ku mund të shkosh ta trajtosh kështu vetëm se është publike? Po çfarë ndryshimi ka se e kemi bërë si një kadavër por ia kemi bërë vetes. Kompania ka sot detyrimin të sillet si kompani dhe të mos ndryshojë asnjë bilanc se nuk është OSHEE furgoni elektoral i partisë që fiton zgjedhjet për ta ngarkuar me njerëz të paaftë e për ti shëtitur ata të bëjnë pazaret e fshehjes së detyrime apo tu marrin paratë pensionistë, e ti shkelin syrin biznesmenëve që kanë paguar më pak se një furrë buke“, tha Rama .

Në vijim ai shtoi se çfarë ishte bërë në 25 vite nuk mund të zgjidhet me magji .

“Falenderoj të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar nga dhjetori-janar 137 mijë e 727 aktmarrveshje.

Këta konsumator i rrinin në kurriz kompanisë, i falenderoj që po investojnë dhe jo pse po paguajnë detyrimin e shtetit , por për marrjen e shërbimit dhe me pagesën e tyrë të kontribojnë investimin në sektor.

Këta janë reforma të shtyra vit pas viti për t’ja lënë topin atyre që vijnë në pushtet , është reformë që ka objektiv 5 –vjecar për ta kthyer energjinë nga një hall për shqiptarët në burim të ardhurash për rritjen ekonomike të vendit .

Reforma jonë për liberalizuar tregun e energjisë për të çliruar konkurrencën në treg për ti dhënë mundësi diversifikimit të tregut do të ketë sukses , nuk ka reformë pa masa dhe masat pa reforma janë të pa volitshme, na sigurojnë për këtë sukses , është operacion jashtëzakonisht i rëndë në një organizëm të kapur nga një kancer gërryrës që na kërcënonte nga një kolapsi financiar”, tha Rama.

Rama u shpreh 155 mijë matësa dhe 15 nënstacione do rindërtohen  në ndihmë të konsumatorëve.

“Sot kemi disa të dhëna në dotrë që janë frut i një planifikimi agresiv dhe ligjzabatimi të hekurt , por edhe një rritje të ndjeshme të vetëdijes qytetare se kështu nuk mund të vazhdohet më.Jo vetëm në trysninë e masave, por edhe të fakteve se nuk ka rrugë tjetër kemi mundësinë të shikojmë se vetëm në janar humbjet janë 10.35% më pak se në janar të vitit më parë dhe 14% më pak se më 2013-tën ,është kolosale si ulje . Po te kemi parsyesh janë humbje që vijnë jo vetëm si shkak i vjedhjeve, por edhe si rezultat i degradimit të sistemit.

Mjafton të shikosh shtyllat e drurit të Enverit që janë në 90% garante të sigurisë së familjeve. 57 % më shumë në janar arkëtimet karahasur me një vit më parë . 5000 mijë lidhje të reja më shumë se në 2013.

Ulja e humbjeve ka sjellë 21 milionë euro më pak import që do të thotë më shumë për rritje të cilësisë së shërbimit , për të bërë Shqipërinë moderene.

Janë 15 milionë nga këto,21 milionë që vijnë drejtëpërdrejtë nga ulja e humbjeve, pjesa tjetër për shkak të uljes së çmimt të blerejs.

Gjatë muajit janar pati 62 milionë dolollarë kontribut , humbjet u zbritën në nivelin e parashikuar. Në janar u lidhën 72 mijë aktmarrveshje.U përfshinë në sitem afro 5000 familje me ndihmë ekonomike”.

Në vijim Rama tha se këtë muaj hyn një sistem i ri pagese, ku qytetarët mund të paguajnë në forma të ndryshme, përmes telefonit me një klik, përmes disa agjencive, por edhe nëpërmjet kompanive telefoni në vend dhe përmes internetit.

“Nuk do të ketë më nevojë për të qëndruar në radhë, hyn një sistem i ri pagese. E gjitha e liberalizuar dhe pa kosto për qytetarët”, tha Rama.

Sipas Kreut të Qeverisë një tjetër investim ka të bëjë me matësat elektrikë, duke i dhënë fund abuzimeve pë mospagimin e energjisë që harxhohet apo mbifaturimeve.

“Për shumë konsumatorë frika se energjia nuk mate siç duhet. Na duhet të transformojmë sistemin do të hyjmë në matësat inteligjentë. Lajmërojnë kudo që energjia konsumohet, por nuk faturohet. 

Nuk do të hymë në këtë proces sy mbyllur, si të përmbyturit që janë në opozitë me Kasat për bizneset. Nuk do t’ia faturojmë koston e matësave konsumatorëve.

Një nga kompanitë më të madhe gjermane na ka bërë një ofertë për një projekt pilot që do të na lërë të kuptojmë efikasitetin e matësave“, tha Rama.  /A.XH

2 komente në “Energjia/Rama: 155 mijë matësa dhe 15 nënstacione në ndihmë të konsumatorëve”

  1. plohhrijrk says:

    $10 miliard humbje????

  2. MAJAKOVSKI says:

    Edi per cdo gje ke te drejte por vetem Enverin mos e ze ne goje persa i perket sistemit energjitik, lus qe ju te beni sa gjysma e asaj qe ai beri.Shtyllat e drurit ai i zevendesoi njepernje me ato te betonit dhe te tensionit te larte.Pra per Enverin nuk keni pse e zeni ne goje te pakten sa i perket sistemit energjitik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje