TemA TV/ Dashamir Shehi: Basha të rikandidojë për Tiranën. Zgjedhjet nuk fitohen me kadidatë pa eksperiencë

11 Shkurt 2015, 15:21Politika TEMA

Nga  Taulant Halili
Lulëzim Basha duhet udhëheqë opozitën në zgjedhjet lokale, duke rikandiduar në Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë për televizionin Tema. Sipas tij gara për kryeqytetin do të jetë e fortë dhe prandaj opozita duhet të përfaqësohet nga kandidatura më e mirë. Për sa i përket hartës së re zgjedhore, Shehi tha se opozita është e disavantazhuar, por kjo për faj të saj, pasi nuk mori pjesë në komisionin për ndarjen administrativo-territoriale.

 
Zoti Shehi, në këto zgjedhje lokale, forca juaj politike do të garojë e vetme, apo do të jetë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike?

 
Akoma nuk është vendosur, jemi në diskutim. Por gjykoj se do të vijojmë koalicionin. Zgjedhjet lokale ta japin mundësinë që edhe të jeshë pjesë e koalicionit edhe ta garosh me logon tënde. Për kryetar do të shohim se çfarë do të bëjmë në bazë të diskutimeve, ndërsa për këshilltarët do të garojmë nën logon tonë.

 
Cili është opinioni juaj për një rikandidim të zotit Basha?

 
Unë kam qenë dhe jam në mbështetje të i kadidaturës së zotit Basha. Është një detyrim për të kandiduar, ai është kryetar i opozitës. Gara më e rëndësishme është bashkia e Tiranës, nuk mund të tërhiqemi. Ky është trofeu më i madh politik. Lufta për Tiranën ka për të qenë e ashpër dhe mendoj se Basha është kandidati i duhur. Nuk mund të garoj me fillestarë.

 
Po për një kandidim tuajin sa shanse ka?

 
Nuk e kemi diskutuar, por unë mendoj zgjedhja më e mirë që mund të bëjë krahu i djathtë është të vijojë mandatin Basha.

 
Ndarja e re territoriale a është në disavantazh të opozitës?

 

 

Po është në disavantazh të opozitës, por kjo dhe për faj të tyre, pasi nuk u bënë pjesë e komisionit. Duke e lënë vetëm në dorë të së majtës ata e bënë sipas interesit të tyre. Nëse do të ishim në komision do të kishim një hartë tjetër elektorale dhe do të hynim të barabartë në këto zgjedhje. Por edhe në këto kushte nëse do të kemi një platformë të mirë elektorale do të kemi një sukses.

9 komente në “TemA TV/ Dashamir Shehi: Basha të rikandidojë për Tiranën. Zgjedhjet nuk fitohen me kadidatë pa eksperiencë”

  1. bobi says:

    O Dash kumarxhiu, e vetmja eksperience qe ka Basha eshte kthimi i rezultatit ne favor te vet me ane te Kqz-se se korruptuar si ne 2011..

  2. shp says:

    Dash..ti je tu tall bythen,me duket se don me e djeg Bashen, prandaj ke qejf me kandidu Basha per Tiranen.

  3. Populli says:

    O Dasho, me keta bandite do te bashkepunosh ti?

  4. Gezimi says:

    Ky politikuc ose ironizon, ose e ka humbur pusullen. Kam patur respekt per te, por kohet e fundit kam ndrruar teresisht mendim per kete njeri pa asnje shtylle kurrizore. Ende nuk e ka kuptuar qe Basha eshte teresisht karte e djegur, por qe dikush kerkon ta percelloje duke e kandiduar…..

  5. tourkofagos palioarapi says:

    Dasho shiqo tasin e hashures ti ate bej

  6. aljor says:

    Dashamir i dashur,po cfar beri per Tiranen Luli keto 4 vjet ? ku jane premtimet nga punesimi te trami elektrik… ? Mbeti duke u qare se gjoja nuk e le Edi te punoj.Po dy vjet me Salen cfar beri? Po ik o Dasho dhe gjeni ndonje si Gjergj Bojaxhiu qe ka kulture,perkushtim,seriozitet dhe metode moderne pune.Tirana nuk do politikan por do administrator qe te rrije ne Bashki dhe jo ne SHQUP.

  7. bardi says:

    BASHA DUKE MOS BERE ASGJE PER TIRANEN,TE PAKTEN TE DUKET SE KA BERE DICKA,POR ASGJE.KESHTU QE AI E DI QE TE RIKANDIDOJ ESHTE I DJEGUR PERFUNDIMISHT DHE E DI QE PER VEPRAT QE KA KRYER SI MIISTER TRANSPORTI,JASHTEM, BREDESHEM KU GJITHKUND E NDRITI,ME PUNEN SI KRYETAR BASHKIE PO TE KISHTE DY PARE MEND DO I KISHTE MBULUAR TE GJITHA .POR ME QE ESHTE KAQOL PERR KATOC DEL KUDO I ZBULUAR DHE PA NDONJE DICKA POZITIVE
    BARDI

  8. shoku says:

    Oh sa mire do te ishte te mos e lexoja kete thenje te Dashamir Shehut.Deri tani kam pasur vertete nje respekt te sinqerte ndaj ketij njeriu ,por sote kjo gje eshte e permbysur ne se ky e ka me te vertete te ndergjegjeshme kete thenje qe le shume pikpyetje per te sqaruare.
    Dashamir ti qenke i ndergjegjshem qe Lulezimeja e paska marre kreun e bashkise me zotesi dhe si rezultat qenka me i forti,kjo eshte nje turp.
    Se lepuri jote fle gjetiu aty te shikojme dhe tja leme kohes,por kjo e shkrete politke nuk behet kaq bajate se bje era m….t kete ti e di shume me mire se une.Qe Lulezimeja duhet te zhduket nga bashkia e Tiranes kete ti e ke shme me te qarte se nga kush do tjeter,se Tirana do nje Zot te vertete edhe kete ti e di me shume se kush do tjeter i dashur Dashamir qe me kete thenje u bere dashakeq per Tiranen dhe tiranasit.Pershendetje.

  9. era says:

    Dasho, a ke lene ndonje çike raki apo e ke pi te gjithe dhe e ke tha damixhanen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje