Kryetari i Bashkisë së Pogradecit ka dhënë dorëheqejn nga posti i tij, duke theksuar se ka bërë këtë për t’i hapur rrugën zgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e ardhshmë vendore të 21 qershorit.
“Jam i përulur përpara çdo votuesi që më ka besuar qoftë edhe njëherë për çdo zhgënjim që mund të kem krijuar pa dashjen time. Dhe u kërkoj ndjesë për çfarëdo gabimi që me siguri mund të kem bërë në kaq shumë vite pune të vështirë, plot pasion po edhe plot probleme për tu zgjidhur. U jam mirënjohës gjithë jetën pogradecareve dhe njerëzve të skuadrës sime në bashkinë e qytetit. Që nga nënkryetarët e deri tek pastruesit e qytetit pa asnjë dallim.
Zgjodha këtë dite sot për t’ju thëne të gjithëve se unë do t’i paraqes dorëheqjen time nga detyra Kryeministrit Edi Rama. Sepse dua ta lë tërësisht të lirë rrugën për zgjedhjen e një kandidati apo kandidateje të re për të vazhduar punën time.
Nuk dua të pengoj dhe as të influencoj në këtë zgjedhje të rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur pas riorganizimit territorial bashkia e re ka një hapësirë shumë më të madhe përgjegjësie dhe sfidash për të përballuar.
Por njëkohësisht, dua pse jo të jap edhe një mesazh modest mirënjohjeje dhe përgjegjshmërie ndaj forcës sime politike, i cili mbase mund t’iu vlejë qindra të zgjedhurve që janë votuar falë mbështetjes së PS por që nuk do të jenë dot më kandidatë.
Jo vetëm s’kemi lindur për t’u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t’ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t’i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje“, u shpreh kryetari i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi.
Shkëmbi ka uruar më tej kryeministrin Edi Rama:
“Ndërkohë që po përmbyllet mandati im i tretë në krye të Bashkisë së Pogradecit, dëshiroj të përmbush edhe një detyrim tjetër të rëndësishëm ndaj Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, i cili më mbështeti pa asnjë rezervë në kandidimet e mia, më ndihmoi me shembullin e tij si kryebashkiak botërisht i vlerësuar për suksesin dhe me këshillat e tij si lideri i socialisteve.
Po edhe, më bëri të ndjehem pjesëmarrës aktiv i një procesi historik reformimi dhe transformimi të PS, – çka solli një gjeneratë të re në politike dhe rikthimin e socialisteve në qeveri pas tetë vitesh të rënda për Pogradecin e për gjithë Shqipërinë.
Sigurisht që pa PS dhe Edi Ramen une nuk do te isha dot kryebashkiaku i qytetit tim, por pa qytetaret e Pogradecit dhe mbështetjen e tyre të pakursyer për më shumë së një dekade, unë nuk do të isha ky që jam sot. Dhashë gjithë çfarë munda e dija për të bërë më të mirën për qytetin tonë. Jam krenar për gjithçka kemi arritur të ndryshojmë.
Jam zemërthyer për disa gjëra që nuk arritëm të bëjmë dot sepse mundësitë tona financiare nuk na e lejuan dhe Sali Berisha u soll me Pogradecin si armiku më i betuar i historisë së qytetit tonë, duke mos firmosur asnjë qindarkë për projektet e panumërta që i çuam“.
Po mo Po. Thuaj Qe e morre vesh Se sdo të fusnin me si kandidat e ike…
mire qe e le se keta ste heqin mire e ke ti
http://apu.sh/RamaQiGazetaren
shpresoj te jete ndonje djale i ri i cili ta marri ne dore kete qytet..vizion i ri, ndryshim!
Saliu eshte armik i gjithe shqiptareve, perjashtuar hajdutet e kriminelet.
NGA NJE HERE THONE ,SE ME I LIRE JE NE BURGE , SE SA NE KARRIKEN E DINASTISEM.
Kur te gjithe prisnin nga deputetet mbrekullit e botes,ishte i pari qe zbuloj se politikanet kane nje pike te perbashket,korupsionin !
Shkembi e filloi karjeren si republikan,por talentin ne drejtim e persosi si socialist,pa medyshje mund te thuhet se ka drejtuar bashkine e Pogradecit,ku cdo qytetar do ta kishte zili.
Ne rrugen e gjate 15 vjecare,do te ishte gabim,te kerkonte mandatin e katert.Dorheja e tij eshte akti me qytetar,me i pergjegjshem.
Per nga niveli intelektual,PS humbet nje drejtues,puna e te cilit mund te jete shume me e mire,se e disa ministrave te kabinetit Rama.
Dorheqja e Shkembit do me pelqente,po qe se ajo nuk do vinte nga frika e djegjes se makines.
mire e ke ti mo artan,po kujt ja thua????????ky krietari yne 2 metrosh kerkoi mandatin e 4 tert ne tirane …dhe e leshoi kur i thane qe do behesh krimeinister…
kta te dhjesin gazit
Që nuk do të kandidosh përsëri eshtë një veprim krejt normal, por që të japësh dorëheqjen pa mbaruar mandati, me duket veprim i nxituar, aq më tepër duke iu referuar asaj që ju thoni, motivit, se e jepni dorëheqjen për të mos penguar apo ndikuar në përzgjedhjen e kandidatit të ardhshëm, nga ana e PS-së apo koalicionit me PS-në. Bazuar në ndonjë prononcim tuajin në media, por edhe në këtë deklarim të sotëm, mendoj se nëse për PS-në e Pogradecit, qëndron konkluzioni i një komentuesi, se me largimin tuaj, ajo humb një drejtues në nivelin intelektual, për mua duhet njëkohësisht të qëndrojë edhe konkluzioni se PS në Pogradec, nuk ka nivelin e duhur intelektual.Për mua kjo e fundit duhet ta shqetësojë z.Rama.
Informacion per te gjithe lexuesit:
Artan Shkembi,
Ka qene numer 1 per te disaten here ne listen e zyrtareve te larte te publikuar nga KLSH per shkelje te renda: korrupsion, abuzim me detyren, dhenien e lejeve per ndertime buze liqenit dhe madje brenda NE LIQEN, pista e Hotel Enkelanes (shemtire arkitekturore)
Ne deklarimin e pasurise per ILDKPKI e Saliut, Artan Shkembi, ish-mesues Matematike, deklaroi para disa vitesh nje pasuri prej 10 milion eurosh!!! Te deklaruara!
Ne nje kohe kur caku po i shtrengohej ne gryke, raporti me Edi Ramen jo shume i mire, dhe fakti i ditur se ne Pogradec kryetari i radhes do te propozohet nga LSI (Kryetari aktual i komunes Bucimas), vetem disa muaj para permbylljes ligjore te detyres…Artan Shkembi jep doreheqjen ne menyre demostrative me nivelin me te larte te servilizmit per Edi Ramen.
minimumi te respektoje bashkeqytetaret e tu o shoku kryetar. ske faj nuk kishe ca te beje, nga nje ane i dhe leje te ndertonin ne buze te liqenit nga ana tjeter nuk i dole ne mbrotje kur i shemben fandromat e “eunukut”
E tmereshme te nxjerresh 10 milion euro nga nje qytet i vogel e varfer si Pogradeci,nqs eshte e vertete!!!!!
O zoti shoku Kryetar. Kaq vite ne krye te bashkise dhe je nje zero ne njohjen e ligjit. Po c’pune ka kryeministri me doreheqjen tende. Kryeministri te emeroi kryetar bashkie, apo te zgjodhi populli.
Keshtu qe sipas ligjit nr. 8652 dt 31.07.2000, per qeverisjen vendore, doreheqja i paraqitet Keshillit Bashkiak. Ky njofton Prefektin dhe kryeministrin si dhe komisionin qendror te zgjedhjeve.
Por meqe jemi me pak se gjashte muaj para zgjedhjeve, nuk behen zgjedhje te parakoheshme, por keshilli Bashkiak emeron nje kryetar te perkohshem.
Ja keshtu mor injorant. Po mesa duket ka per te mare Rama ne Tirane qe te bej minister, sepse i ka qejf budallenjte ai.
Jam dakord me cfare ka shkruajtur Poradecari. Artan Shkembi, nje nga personat me te korruptuar te Republikes se Shqiperise, jep doreheqjen pasi e ndjen shume afer nje arrestim si ai i Shpetim Gjikes.
Po shoku Artan, nuk mund ti largohesh drejtesise duke dhene doreheqjen 3 muaj para fundit te mandatit.
Edi Rama dhe partia socialiste duhet te distancohen nga keta te korruptuar edhe pse kane qene kandidate te saje.
Po, vecse kjo nuk quhet doreheqje! Ky mendon se do genjeje opinionin, normale qe ka vjedhur. Ky eshte si Baftjar Zeqaj i Fierit, aq sh kane vjedhur sa e kane te sigurt te ardhmen, duhet vecse nje largim diplomatik. E di sh mire dhe Rama, sepse keta po kompromentojne PS-ne.
vodhi per 12 vjet, tani iken me 10 mln euro ne xhep duke lene mbrapa nje qytet cop-cop dhe prape eshte idhull i pogradecareve socialiste. bravo dhe kjo zotesi eshte. duhet te ndihet krenar.
Ti o njeri ke deklaruar 10 meleon euro po ka pogradecare qe skane buke te hane.
Nuk i linte dhelpra koqet e dashit por me sa duket ja hoqen nga goja.
Pogradecaret nuk kane pse te qahen sepse vete e deshen qe Artani t’i shalonte
per 11 vjet me radhe.
Thoni cfare te doni,por administrimi i bashkise Pogradec nga Artan Shkembi,ishte model per te gjithe vendin.Menyra e administrimit te qytetit nga ky njeri rriti autoritetin e partise socialiste.Do te kujtohet gjithmone “Koha e Tanit”.
O Tano sigurisht qe sjellje te tilla, dorheqje, jane te ralla ne Shqiperi dhe te nderojne sepse njerzit qe meren me politik duet te nuhasin momentin kur te debutojne,njekohesishte duhet te kuptojne dhe momentin kur duhet te largoen nga politika,ju jeni brenda ktyre normave morale,por kur mundoesh te hedhesh balte per qeverisjen e PD,se gjoja ste kane dhene fonde per Pogradecin,me e ndershme per ju do te ishte–1)Te sqaroje se gjate mandateve qe ishe K.i Baskise, sa vjete ne krye te Vendit ishte PD dhe sa PS–2)Te sqarosh opinionin Sa programe investuese u implementuan dhe sa ishte Vlera e tyre per sejcilen periudhe, qe ne krye te vendit ndodhej njera ose tjetra.
Iku nje hajdut me shkolle per ti hapur rrugen nje hajduti me te madh, natyrisht LSI pa shkolle!