Artan Shkëmbi: S’kam pasur presion nga Rama për dorëheqjen, e kam mik dhe miqtë s'i bejnë presion njëri-tjetrit

25 Shkurt 2015, 13:22Politika TEMA

Përkundër hijeve që mbeten pas nga dorëheqja e tij si kryebashkiak i Pogradecit 4 muaj para mbarimit të mandatit, Aran Shkëmbi vijon të insistojë se zgjedhja ishte për arsye personale.

Në një intervistë për Ora News, Shkëmbi ka mohuar të ketë pasur konflikt me kryeministrin Rama.

Raportet e mija me Ramën janë shumë të mira.

Jemi miq të mirë.

Miqtë nuk i bejnë presion njëri-tjetrit”.

Në vijim të intervistës, Shkëmbi theksoi se “jam i vetmi kryetar që deklarova se nuk do të kandidoj për mandat të 4”.

7 komente në “Artan Shkëmbi: S’kam pasur presion nga Rama për dorëheqjen, e kam mik dhe miqtë s’i bejnë presion njëri-tjetrit”

  1. edi says:

    Ik re legen i pacipe.Ushtar i bindur.

  2. u says:

    e bre lalke kete qe bere ti vetem nje pogradecar ose korcar mund ta beje se ka mend ne koke nuk jane si keto leberit e maloket qe me mire ikin ne burg dhe dorehqejen nuk e japin.

    nuk e kuptojne qe duke humb fitojne po prandaj jemi vendi me I varfer ne evrope se nuk hajme pyke hajme inot si budallenj

  3. Socialisti says:

    Ku ka miq Rama more damlla!

  4. MENTORES says:

    Ka nje ane shume te hidhur kjo historia e ketyre diteve me padi penale dhe dergimi para gjykatave i kryebashkiakeve socialiste!
    Nderkohe qe per te bere drejtesi per 21 Janarin dhe raste te tjera delikate nuk ka qene e mundur qe kjo mazhorance, d.m.th. Rama, te veje ne levizje Prokurorine dhe Gjykatat, per te goditur keta kundershtare lokale nuk qenka fare e veshtire! Mua personalisht me duket “shuuuumeee e habitshme”! Kjo vetem sa tregon fytyren e vertete te ketij tipit qe kemi KM dhe atyre qe i rrijne rrotull. Ja pse ishte e veshtire kete vit homazhi i 21 Janarit, se thjesht u bene te bezdisshem njerezit qe kerkojne drejtesi. Ne drejtesine e kemi per gjera te tjera.
    Ky duket si nje plan i thjeshte i dyshes Rama_Meta per te dorezuar te majten bashke me PS brenda ne duart e Metes. Do fryhet aq shume keto zgjedhjet e fundit sa per 2017 do jete gati te dale force e pare. Dhe kuptohet qe Rama nderkohe ka bere gati valixhet e do shkoje te shijoje placken qe ka bere ne keto 10 vitet e fundit ku e beri Shqiperine corap!
    Dhe mesa duket ne PS nuk paskan ngelur me BURRA/GRA por vetem llogaritare te hesapeve mediokre!

  5. Juristi says:

    pse, kishin ndermend qe te te kandidonin per mandat te katert ty ee?

  6. Lori says:

    Kjo eshte rilindje leshi!

  7. Taulant/Tirane says:

    C’lidhje ka miqesia ketu????Eshte shtet mbi baza miqesie???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje