FOTO/ Meksikë, dhunë e shfrenuar e policisë ndaj mësuesve

25 Shkurt 2015, 17:14Bota TEMA
FOTO/ Meksikë, dhunë e shfrenuar e policisë ndaj mësuesve

Një sërë  imazhesh të publikuara tregojnë dhunën e skajshme që policia meksikane ka ushtruar ndaj mësuesve që protestonin në Acapulco.

Marrëdhëniet mes arsimtarëve dhe qeverisë kanë qenë të tensionuara qysh prej rrëmbimit dhe masakrës të dyshuar të 43  studentëve të cilët u zhdukën në shtator.

Autoritetet kanë deklaruar me përgjegjësi të plotë ligjore, se studentët e zhdukur u vranë nga antarët e një karteli  droge,  por prindërit dhe sindikatat thonë se kjo është thjesht një përpjekje për ta mbyllur çështjen para kohe.

Mes një seri demonstratash ata i kanë kërkuar qeverisë  që të vazhdojë të hetojë për zhdukjen e studentëve dhe të ndërmarrë veprime kundër autorëve të masakrës.

Policia ka rrahur brutalisht mësuesit nga Unioni CETEG (Koordinatori Shtetëror i Mësuesve të Guerrero), të cilët bllokuan rrugën e aeroportit Juan Alvarez de Acapulco.

Mësuesit kërkuan nga qeveria që ajo tu japë pagat, pasi  mbi 94.000 punonjës të  CETEG dhe të puntorë të shërbimeve të tjera publike nuk kanë marrë pagat e tyre në Meksikë. 2000 mësues  protestuan duke u kërkuar autoriteteve të zgjidhin çështjen e pagave.

Edhe pse protestat ishin të dhunshme, skenat e dhunës së shfrenuar nxitën regimin në mediat sociale. Mësuesit u rrahën barbarisht dhe shumë prej tyre u shtruan në spital në gjendje të rëndë./j.h

 

1 komente në “FOTO/ Meksikë, dhunë e shfrenuar e policisë ndaj mësuesve”

  1. Albani says:

    Dhuna ndaj aresimtareve eshte dhjete here me e rende,turp per qeverine Meksikane dhe per tere njerezimin.
    Shoqatat nderkombetare dhe lideret nderkombetare bejne mire te reagojne dhe ta denojne nje dhune te tille te makinerise shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje