Nxehet derbi, replika mes Partizanit dhe Tiranës

25 Shkurt 2015, 20:54Sport TEMA

Tensionohet situata midis dy klubeve të kryeqytetit Tirana dhe Partizani.

Edhe pse u përfol se të dy klubet kishin rënë dakord që ndeshja të zhvillohej me datë 12 mars në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ka qënë klubi I Partizanit që në një deklarat për mediat e ka përgjnjeshtruar këtë lajm.

Në njoftimin e klubit të Partizanit thkesohet se “Klubi ju informon se nuk ka rënë dakord që Derbi i kryeqytetit Tirana – Partizani të zhvillohet në datën 12 Mars . Zyrtarisht Klubi i është drejtuar Sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me një shkresë zyrtare ku i është kërkuar organit kompetent për mbarëvajtjen e kampionatit, që ti përmbahet kalendarit të publikuar dhe zhvillimin e ndeshjes sipas datës së përcaktuar më pare, pra më 27 Shkurt dhe jo me 12 Mars.” Shkruan zyra per shtyp e Partizanit.

Nderkohë i menjëhershm ka qënë edhe reagimi i klubit të Tiranës e cila ka dënuar gjestin e klubit të Partizanit duke u shprehur se  Tirana do te dërgoj një kërkesë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të kërkuar zhvillimin e derbit në 12 mars, ashtu sic Tirana,  Partizani dhe FSHF rane dakort gjate dites se sotme.

Në deklaratn e shpërndarë për mediat Tirana ka akuzaur drejtuesit e Partizanit për sjelljen e tyre fëmirore per fjalen e dhene dhe fjalen e shkelur, sjellje absolutisht te pahijshme.

Deklarta e klubit të Tiranës:

“KF Tirana denon publikisht qendrimin e FK Partizanit per axhenden e derbit. Serioziteti i nje institucioni duket ne te tilla situata.

KF Tirana publikoi me pare njoftimin per zhvendosjen e derbit ne 12 mars, pasi kishte gjetur akordin zyrtar me klubin e Partizanit dhe Federaten Shqiptare te Futbollit, pa u nxituar dhe duke respektuar rregullat per organizimin e nje ndeshje futbolli. KF Tirana do te dergoj nje kerkese zyrtare prane Federates Shqiptare te Futbollit per te kerkuar zhvillimin e derbit ne 12 mars, ashtu sic KF Tirana, FK Partizani dhe FSHF rane dakort gjate dites se sotme.

KF Tirana kishte marre te gjitha masat qe ndeshja te luhej ne “Qemal Stafa”. Sot jane shitur 2800 bileta ne oret e paradites. Klubi ka shpenzuar per te organizuar kete ndeshje ne kryeqytet per te cilen KF Tirana eshte njoftuar se stadiumi kombetar do te jete gati kete te premte.

KF Tirana denon publikisht sjelljen femijerore te FK Partizanit per fjalen e dhene dhe fjalen e shkelur, sjellje absolutisht te pahijshme. Nje ndeshje derbi meriton te luhet vetem ne kryeqytet per te respektuar traditen, vlerat sportive, pasionin e tifozeve per te cilet luhet futbolli. Marredheniet institucionale ruhen duke respektuar korrektesen reciproke.

Klubi tjeter ne kryeqytet nuk e beri kete.Njoftoi dhe pergenjeshtroi veten duke mohuar ate qe publikuan fillimisht ne kanalin e tyre zyrtar ne internet apo dhe ne bisedat e shkembyera gjate mesdites se djeshme. KF Tirana do te kerkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit qe ndeshja me Partizanin te luhet vetem ne kryeqytet. Cdo levizje tjeter eshte e pamundur per tu menaxhuar nga klubi dhe do te sillte probleme te paparashikueshme.”/ f.b

2 komente në “Nxehet derbi, replika mes Partizanit dhe Tiranës”

  1. Bimi says:

    Uroj me gjithe zemer qe edi rama Tg veproj si cipas ne greqi .futbolli te ndalohet deri sa shoqerite te pastrohen nga dhuna dhe korrupsioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje