INTERVISTA TemA TV/ Bamir Topi: Bashkëpunimi me PD-në i pamundur. Koalicion me çdo forcë tjetër politike, nuk përjashtohet as PS

9 Mars 2015, 15:15Politika TEMA

Nga Taulant Halili
Partia Fryma e Re Demokratike, e udhëhequr nga ish- Presidenti, Bamir Topi, duket se po shkon drejt koalcionit me PS-në në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në një intervistë për TemA TV, Topi është shprehur kategorikisht kundër koalicionit me Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore. Topi thotë se PD ka mbetur ende në llogoren e së shkuarës. Topi tha se FRD do të bashkëpunojë me ato forca politike që ka interesa të përbashkëta dhe se është e interesuar të mos dalë e vetme në këto zgjedhje. Në këtë kontekst, Topi thekson se FRD lë të hapur mundësinë për bashkëpunim edhe me PS-në.

Zoti, Topi jemi në prag të zgjedhjeve lokale. FRD do të futet në këtë garë e vetme apo do të jetë në koalicion me forca të tjera politike?

Unë besoj që jemi në një moment kur FRD po ristrukturohet në të gjithë terrritorin mbi bazën e ndarjes së re administrative, e cila imponoi edhe një organizim specifik në nivelit partiak. Para pak ditësh ne realizuam në Elbasan zgjedhjet për strukturat e FRD-së në bazat e votimit, një anëtar një votë. Shumë zhurmë ka pasur nga forcat e tjera politike për realizimin e parimit një anëtar një votë, por jo çdo gjë ka shkuar në standardin që FRD ofroi në Elbasan. Natyrisht ne do të shohim të gjitha variantet. Këto janë zgjedhje administrative pavarësisht zhurmës, që forcat e tjera politike po bëjnë sikur këto të jenë zgjedhje të përgjithshme. Natyrisht që vendimarrjen do ta ketë asambleja Kombëtare e FRD-së. Jemi të predispozuar të shkojmë në koalicion, por nëse ne nuk shkojmë në ato linja të parimeve tona dhe të interesave tona politike nuk është çudi që të dalim edhe vetëm. Por qëllimi nuk është për të dalë vetëm. Ne do të shkojmë në një koalicion të cilin do ta verifikojmë gjatë ditëve.

Zoti Topi po një koalicion me PD-në, meqënëse ju keni deklaruar se kur PD të mos ketë më në krye Berishën atëherë do të bëni koalicion?

Në rast se ju keni iluzion se Berisha nuk është në PD nuk është faji im. Më shumë se kurrë është Berisha në atë Parti. Bile sot i ka duart e lira që të bëjë gjithçka dhe t’ja faturojë kryetarit formal. Unë nuk mendoj se PD ka dalë nga binarët e një politike, e cila nuk është më politikë. Është një politikë agresive, një politikë që ecën në interes të një individi dhe familjes së tij. Është absolutisht ai më shumë se kurrë, që e ka çuar këtë parti politike në një rrugë tepër të gabuar. E ka çuar në braktisjen e atij misioni demokratik që shqiptarët i besuan gjatë rrëzimit të sistemit. Kush më shumë se ai ka 24 vjet në politikë dhe vazhdon të jetë e njëjta fizionomi politike për fat.
Po për përplasjen mes presidentit dhe kryeminsitrit lidhur me emërimin dhe dekretimin e ambsadorëve çfarë mendoni?

 

Natyrisht këto përplasje nuk vijnë rishtaz, ai institucion ka pasur gjithnjë probleme me mazhorancën e radhës. Por na rastin konkret ka një specifikë, Zoti Rama duhet ta dinte që mbas ndryshimeve të miratimit të Kushtetutës në 21 prill të vitit 2008, një moment shumë i rëndësishmë ishte dhe zgjedhja e Presidentit. Ai ishte dakord që Presidenti i radhës të mos zgjidhej më me një shumëcë të cilësuar por me 70 plus 1. Produkti nuk është më politik por është partiak. Pra pa dashur të jap konsiderata për personin në fjalë, dua të them se produkti ka qenë partiak. Prandaj çdo njeri që vjen në këtë post si produkt partiak gjithnjë paragjykohet. Unë mendoj se pozicioni i kryetarit të shteti pavarësisht nga mënyra si zgjidhjet duhet tiu shërbejë të gjithëve. Ai është një institucion ekuilibri, një institucion përfaqësues i njerëzëve me bindje të ndryshme politike. Është institucioni ku më shumë se kurrë gjykimet duhet të jenë të ftohta të mos jenë partiake, të mos jenë si pasojë e konjukturave të çastit por duhet të jetë një pozicion që të prevalojë mbi të gjitha institucionet e tjera. Nuk më rezulton që kjo marrdhënie është e tillë. Shteti sot është i bllokuar, kemi bllokim të dekreteve nga të dyja atnët. Sot është një pozicion institucional i cili është i bllokuar. Ne skemi gjyqtar të rinj në Gjykatën e Lartë, një pjesë e të cilëve prej kohësh e kanë mbaruar kohën e tyre, por nuk kemi dhe përfaqësues të nivelit zyrtar edhe në ambsada. Pra kemi probleme edhe brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë.
Zoti Topi si e parashikon ligji emërimin dhe dekretimin e ambasadorëve? Gjatë kohës që ju keni qenë në krye të shtetit si ka funksionuar?

Ka një rregull i cili është kushtetues. Gjithnjë e drejta e propozimit është ekskluzivitet i qeverisë. Pra është ministri i Jashtëm ai i cili e dërgon tek Kryeministri, dhe ky i fundit e dërgon tek Presidenti nëpërmjet një akti formal. A ka nevojë për konsultim? Unë mendoj se ka, pasi ata janë ambasadorë të shtetit shqiptar dhe jo të qeverisë. Bile ka dhe një hallkë tjetër të ndërmjetëve siç është komisioni për politikën e jashtme në Kuvend, nuk është se ka vendimarrje por jep këshilla për propozimet. Unë nuk mendoj se kjo ka ndodhur, ka hyrë në një debat të natyrës pozitë-opozitë, kështu më duket mua se është jo marrëdhënie. Nuk më vjen mirë që figura shumë të rëndësishme, të cilat janë shumë të respektuara në Shqipëri, sikurse ishte rasti i Visar Zhitit, por edhe më herët siç ishte figura e zotit Adrian Ndreca, figura e një intelektuali të mirëfilltë, është profesor në La Sapienza në Romë. Ndërsa Visar Zhiti është një personazh qoftë me profilin njerëzor qoftë me atë intelektual, një përfaqësues dinjitoz i cili lihet rrugëve. Madje jo vetëm lihen rrugëve, por është politika ajo që e vendos një pozicion sanduiç për ti demoralizuar në jetën e tyre. Sepse tek e fundit këta njerëz në vend që të marrin atë që ju takon, këta njerëz denigrohen dhe kthehet kjo histori në një makth për ta.

Zoti Topi, për situatën e fundit politike, cili është opinioni juaj?

Unë kam një parim shumë të fortë nuk merrem me emra. Kjo është një çështje që sipas rregullit dhe ligjit duhet t’i takojë drejtësisë, sikurse drejtësia po merret. Ky parim ka qenë gjithmonë, sa kohë që ka qenë objekt i punës së drejtësisë unë nuk kërkoj të abuzoj politiksht, por edhe sepse unë nuk kam asnjë lloj informacioni. Por mënyra se si po trajtohet politikisht është absolutisht në një rrugë që është bërë tradicionale në parlamentin shqiptar, flit për gjithçka sulmo për gjithçka, sulme kundra sulme dhe në fund fare çfarë ndodh, qytetarët e konsumojnë si një telenovelë të shëmtuar. Por çfarë përfitojnë shqiptarët, shikojnë vetëm një teatër që është në të vërtetë absurd se si konsumohet por është tragjik për fatin e qytetarëve. Kemi një javë që merremi me këtë histori. Një histori, e cila është bërë e neveritshme, në vend që një njeri të marrë lajmin normal çfarë ndodh, çfarë bën demokralizohet, krimi në përgjithësi kur shikon se si politika atakohet merr zemër. Unë mendoj se kjo histori sa më shpejt të mbyllet aq më mirë, t’i lëmë hapësirë drejtësisë të veprojë.

Megjithatë kjo histori solli dhe një lajm të ri, zoti Berisha paraqitet për herë të parë në Prokurori?

Ky është lajmi më fantastik. Normalisht nëse e ka pasur për detyrë të shkonte dhe në raste të tjera duhet të shkonte. Ky nuk është një shembull pozitiv që një njeri refuzon Prokurorinë. Por me sa duket rrethanat janë të tilla, konjukturat janë të tilla. Të gjithë shkuan dhe nëse ky nuk do të shkonte do të ishte një hap i radhës në fatalitetin e marrëdhënieve që ky individ ka me institucionet e shtetit. Ju e dini së çfarë bëri ai më 21 janar, hodhi baltë mbi institucionet.

27 komente në “INTERVISTA TemA TV/ Bamir Topi: Bashkëpunimi me PD-në i pamundur. Koalicion me çdo forcë tjetër politike, nuk përjashtohet as PS”

  1. safeti says:

    Po lutju dhe njeher tutorit Meta se mbase te jep leje te besh koalicion me PD. Kujt i duesh ti more langaraq

    1. feniks says:

      Zoti Bamir Topi!
      Populli shqiptar ndodhet para nje situate te rrezikeshme si rezultat i punes anti shqiptare dhe KRIMINALE te agjentit te Serbise Sali Berisha per DESTABILITETIN E Shqiperise dhe cuarjen e vendit drejt LUFTES CIVILE!!!
      Mos shikoni interesat partiake,se FANTAZMA E KOMUNIZMIT,qe ka nxitur deri me sot ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE SALI BERISHA,ka qene vetem loja e sajuar e REGJISE SERBE TE UDB-se per percarjen e shqiptareve,qe agjenti i tyre Berisha te realizonte detyrat qe ata i kane vene qe me 1976!!!
      Shqiperia ndodhet ne udhekryq te RREZIKSHEM,ndaj kerkon,me shume se kurre,krijimin e nje “BESLIDHJE” si ajo qe realizoi Skenderbeu ne Lezhe,per te shpetuar popullin nga KATASTROFA qe po pergatit Sali Berisha me kliken e tij ANTI SHQIPTARE!!!
      TE GJITHE SHQIPTARET DUHET TE BASHKOHEN KUNDER ARMIKUT TE PERBASHKET:SALI BERISHA!!!

    2. Spartaku says:

      Safeti! ti, me duket se Bamir Topi, te paska prekur telat e zemres tende, qe i paske ato tela nga qimet e bythes se saliut tende.Zoti Topi ne kete interviste tregon se sa i intersuar eshte per te drejten dhe vendi te shkoi perpara.Por ty te ka ngelur qejfi se foli keq per idhullin tend,kriminelin me damke,Sali Berishen.

  2. Gjoli says:

    Do te bashkohesh me PS? Do pushtet edhe ti mor pusht?Ti sot po e lufton PS dhe njerezit thone e me te lumte.Po a e di se nuk te lejon LSI,ti bashkohesh Rames?
    Me mire tako Milon,çamet,Gjinushin,e shume parti te tjera edhe hidhni ne kosh keto dy partite qe shkateruan shqiperine.Qe shkateruan kete e di mire se edhe ti ke qene ne grupin e shkaterimit,por si s’te begenisen me u armiqesove dhe nise sulmet.

  3. Zef Kallami says:

    Z.Topi me deklarimin nuk perjashtohet koalicioni as me PS.Tregon bindjen tende se ke kuptue qe Pushteti(koalicioni i majte) sot i PS po ecen ne rruge te drejte.
    Je i vetmi djasthtist qe mbeshtetesh sa here qe flet me kembe ne toke.Shkurt.Je djathtisti ma objektive ne sherbim te popullit dhe vendit.Pavarsisht programeve partiake,Ti don qe Shqiperia te perparoje.

    1. @zef kallami says:

      Nuk po e kuptoj mire o Zef, a ke fol me goje, apo me kallam, apo ke menduar me kallam e te ka fol goja, apo mendoi kallami e foli kallami?? Gjths per nje gje jam i sigurte, qe injoranti nuk ka brire.

      1. artani says:

        po mos u merr me kallamin zoteri se si kallam qe eshte aq di kallami. ktheja majtas kallam, ktheja djathtas kallam, poshte kallam , nga siper kallam, i gjithi kallam, cfare do presesh tjeter.
        Repekte

  4. O Popull - K..i says:

    O Popull, mos ben vaki dhe ja jepni perseri votat PD, PS ose LSI…jepjani nje partie te trete…se jeni beri populli me i neveritshem i botes…mjaft ju moren neper kembe Sali, Edvin dhe Ilir k…vat me te medha te shqiperise. Jane bere ate si tutelet tuaj dhe juni shke…..rdhe….heni…..per ata….
    si nuk ju vjen inat nga vetja xhanem…tju vije turp qe perseri ja jepni voten ketyre ….by………the……………q…………………..i………….ra………………..ve…..
    Jepjani Voten Bamirit…. e di qe dhe ky nuk eshte me i mire, por te pakten por te pakten i ndryshon pak ngjyra vendit…

  5. stili> says:

    Dalengadale do te jete kjo parti FR.D, e Z Bamir Topi e cila do td kete te ardhme .Sepse ajo vjen ne skenen politike si stabilizator politik ,ka nje qasje demokratike njeh e inkurajon arritjet pozitive e nderkohe ben opozite.Ndyshe nga L.S.I.e cila ufut per mbijetese ne teatrin politik ,nga nevoja ,per te anashkaluar me cdo kusht e mjet barrierat qe linden majtas.Kjo me von u nis parti por tani ka marre drejtimin e nje korporate te hapur klienteliste ku njeshi eshte drejtori ose kryetari .Te dy partite e medha kane neutalizuar njera tjetren prandaj vuajme pasojat.Z.Topi po tregon se eshte politikani qe do te ket jetegjatesi,,,Urime sinqdrisht z,Topi je e djathta qe i duhet Shqiperise,,!

  6. heshtja eshte flori says:

    Z Topi me mire heshtni. Nuk shkelqyet si president! Treguat hapur kompleksin e inferioritetit.

  7. fierza says:

    as ne nivelin e kryemalokut nuk qete ne krye te presidences shoku Topi

  8. toro says:

    si mund ta quash veten president demokrat

  9. Shqipe says:

    Zoti Bamir Topi eshte nje politikan aq i zoti dhe largpames , qe duhet te jete shembull dhe per te tjeret.

    1. artani says:

      shqipe po nuk e njohim ne kete politikan apo jetojme ne qiell ne dhe vetem ti shikon se cfare eshte ky lloj politikani.
      Me te forten e ka bere kur ka thene qe Berisha me beri President per te me larguar nga partia demokratike. Ky eshte fundi i gallates me kete lloj politikani. Po desha te dij se ku i ka sekseret tani si Kreshnik spahiun dhe Sali shehun kur bente tregeti me emerimet ne gjyqesor me nga 50 mij evro per emerime apo transferime gjyqetaresh/prokuroresh etj etj, kur ishte president.
      Mos shenzoni kohe me te se po ta njihni mire eshte aq i dobet moralisht burrerisht, intelektualisht qe nuk ja u merr mendja.

  10. Spartaku says:

    Me vjen mire qe e djathta te ecin perpara drejte pushtetit,por jo me Sali Berishen,qe e ka prezantuar vehten e tij si krimineli me i madhe i shqiperise dhe i gjithe kombite shqipetare.Me mira eshte,E DJATHTA TE UDHEHIQET NGA FRD-JA.Kjo parti dhe udheheqesi i saj Bamir Topi eshte me i moderuar dhe me demokratike.Ai ka vizion te mire dhe jo si Sali Berisha qe u eshte kunderven gjithe institucionve.Saliu eshte per interesa personale familjare dhe kurre per popullin shqipetare.Kete gje duhet ta kuptoi mire elektorati i djathte,qe Sali berisha nuk bene me te jete ne krye.Shpresa me madhe sote per sote eshte FRD-ja dhe Bamir Topi.

  11. shkodrani says:

    Nuk eshte Max per nje parti te qendres se djathte nje kpalicion me te majten ,por ne pamundesi per nje koalicion me PD-ne e cila eshte parti private e “familje” dhe per mbijetese politike mendoj se FRD -se nuk i ka mbetur alternative tjeter pervecse nje koalicioni me te majtet.. Shpresojme vetem qe te keni propozime te vlefeshme dhe te degjohet zeri i juaj mbrenda koalicionit te mundshem !

  12. kirasjani says:

    FRD ka kohe qe perpiqet per koalicion me Pd, por pd ka pordhe…meqe ka pordhe atehere FRD ta bejne koalicionin me maxhorancen, me ps dhe lsi dhe mandej ta shohi pd sa i vlen lekura,.. PD eshte bere si: Pd.shpk ose me FRD ose do zvarriset…kurre sdo kete mbi 50% . se pastaj do thone po e bejme me lsi per integrim… hahahah per vjedhje pa fund…

  13. petrit zela says:

    Komentuesit duhet te jene me te sakte ne shkrimet etyre..FRD-es I takon.Te bej kualicion me ate parti qe eshte 100% e angazhuar per te luftuar maksimalisht eliten drejtuese te PD-es me Z Berisha ne krye…
    Akoma nuk jeni te bindur ju zoterinj komentues, se kryeplaku I PD-es
    eshte vete kendez mistrec.Si mundet te lejoi kendezat e rinj,qe tja marin kenges per shtat pale qefe pa pelqimin e pronarit te PD-es..Ndersa ju zoterinj,me paftesite e juaja per ti bere nje analize perfekte situates politike tejet te renduar,ku ujqerit Sllav dhe ato
    Helen jane ne pritje,bile mund te them se u ka sosur dhe durimi,duke pritur rezultatet e kryeagjentit te tyre si ceshte Z Berisha, me bandat e tij antishqiptare,per te permbysur pushtetin me demokratik ne
    historin e kombit memjeran te shqiptarizmit..Dhe ju me papergjegjesine
    tuaj, kerkoni si gjithmone te perforconi perseri pozitat e agjentit te
    UDB-es per te shembur perfundimisht themelet e mbijeteses se popujve
    te shqiptarizmit..Mos beni komente me sy mbyllur,dhe me mendje te
    pergjumur…Moralisht nuk ju takon,te pergojoni me fjalorin tuaj te rruges,personalitetet me te shquar te politikes shqiptare sot per sot..
    Sic jane Zoterinjt-Zoterinjt Edi Rama dhe Zoti Bamir Topi- e shum e shum te tjere, qe jane te ingranuar neper parti te ndryshme..

  14. RILINDJA E LESHIT says:

    EDHE UNE JAM ME JU Z TOPI SE DERISA TE SALIU NE PD NUK KA KOALICION ME PD PASTAJ AI SALI ZEZA TE BERI KRYETAR TE SHQIPERIS OR DEREKUC I RAMES PO THUAJ SE DO KOALICION ME PS E DO PUSHTET KY TOPI ME KUJTON HAMZAIN CE E TRADHTON SKENDERBEUN

  15. Spiun says:

    Ik or ko*e se thjesht po mundohesh te kapesh ndonje nga vrimat qe do lere meta! Je i mbarum komplet – pseudotirons, pseudodemokrat, pseudointelektual, krushk morrash te kuq!
    Te paska bo president me zorr saloku ty! Putane!

  16. Leone-53 says:

    Eshte e drejt kur thuhet qe kurre koalicion me shpellarine Sali por edhe me PS-ne nuk eshte normale per koalicion!
    Me mire vetem aq sa meritohet (sa te jep populli).

  17. Kole Juncaj says:

    A dine ndokush t’me tregoj sa te madhe e ka ushtrine ky Bamir Topi?

  18. vollga says:

    e majta behet superfuqi , 70 mij vota FRD plus 75 mij camet , i bije qe PD TE MARRI RRETH 30 / 00 TE VOTA KURSE E MAJTA 70/ 00 , E MOR SALI SHPELLARI TE MBULUAN ME MUT E GJITHE SHQIPERIA AAHAHHAHAHAHAHAHHAA

  19. demi says:

    Bamir Topi kandidati i mazhorances per Tiranen , dhe keshte PD-ja cmendet ,ky eshte komploti qe po pergatite per te mundur opoziten ,pastaj PD shkrihet ne nje organizat jo qeviritare jo fitim prurese kthim ne identitet te Lulzim Bashes

  20. Mentari says:

    Ky eshte turpi i familjes se tij dhe turpi i shqiptarve.Partia e tij???????????????? eshte partia qe perbehet vetem nga pjesetaret e familjes se tij.Ky do te bashkepunoj me Qelbesirat e tjere se ky futet dhe nxen shum mire me familjen e qelbesirave qe kane vjedhur qeverine shqiptare.Ky po ne del tani si Bolshevik/ Ky per nje cop karrike vret edhe babe e tij dhe jo me ti bashkohet Bolshevikeve.Ky eshte nje parazit qe duhet groposur se nuk i ben nder asnje shoqerie dhe jo me shoqerise shqiptare qe ka aq shum nevoj nga njerez te ndershem e punetor dhe jo nga parazite e te pandershem.

  21. lapashtica says:

    o bamir me kete duash bej kualicion vetem me horrat e shqupit mos beni

  22. Keshtu duhet says:

    Veprimi i Topit me duket i goditur ne situaten e turpshme qe ka krijuar krimineli i vetem i ketij vendi. Izolimi i Berishes eshte sot detyra me imediate e gjithe forcave politike me perjashtim PD. Duhet votuar nje kualicion i madh kunder ketij monstre qe e ka zene Shqiperine dhe nuk po e leshon edhe tani qe po shkon 100 vjec… Turp per politiken dhe per Ne qe e bejme sehir !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje