VIDEO/ Tjetër tragjedi franceze, 8 persona vdesin gjatë përplasjes së dy helikopterëve në një reality show

10 Mars 2015, 10:57Bota TEMA

10 persona, 8 prej të cilëve francezë, kanë humbur jetën nga përplasja e dy helikopterëve në Argjentinë.

Në mesin e tetë francezëve gjendeshin edhe notuesja olimpike Camille Muffat, boksieri, Alexis Vastine, dhe lundruesja e njohur, Florence Arthaud.

Përplasja e helikopterëve ndodhi dje në provincën La Rioja, afër maleve të Andeve, ndërsa filmohej një program televiziv aventuresk.

Notuesja Muffat, 25 vjeçare, në vitin 2012 në Lojërat Olimpike në Londër ka fituar medaljen e artë, ndërsa boksieri Vastine, 28 vjeçar, fitoi medaljen e bronxtë në vitin 2008.

Lundruesja Arthaud, 57 vjeç, në vitin 1990 fitoi lundrimin individual përgjatë Atlantikut Verior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje