Ekonomia miraton rritjen e moshës së daljes në pension për funksionarët e lartë

23 Mars 2015, 16:37Ekonomia TEMA

Qeveria ka vendosur rritjen e moshës për daljen në pension të funksionarëve të lartë nga 55 në 60 vjeç.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi të hënën ndryshimet në ligjin “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, propozuar nga qeveria.

Ministri për Mirëqenien Sociale dhe Rininë, Erjon Veliaj, shpjegoi se këto ndryshime synojnë harmonizimin e efekteve financiare të skemës.

Po ashtu, sipas ministrit Veliaj, ato synojnë të rregullojnë më mirë trajtimin financiar të funksioneve dhe detyrave të krahasueshme.

Ndryshimet, tha ai, bëjnë edhe disa rregullime teknike, referuar disa problemeve që kanë dalë gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë.

“Ndryshimi i këtij ligji do të bëhet duke zbatuar të njëjtin parim, që ka ndjekur e gjithë reforma e sistemit të pensioneve, pra parimi që të drejtat e fituara nuk preken.

Ndryshim thelbësor që sjell ky ligj është rritja e moshës për daljen në pension të funksionarëve të lartë nga 55 në 60 vjeç”, tha Veliaj. /gj.k/

5 komente në “Ekonomia miraton rritjen e moshës së daljes në pension për funksionarët e lartë”

  1. Petro says:

    Po thojani popullit sa ia keni caktuar pensionin vetes suaj.Keto jane turpe ish komuniste qe desherojne te shfaqen me zor kamitalist duke ia neveritur kapitalizmin e vertete.

  2. Pascuale says:

    E ee se e keni ndritur deri tani jo me kur te matufoseni edhe ca…

  3. b says:

    Çu duhet pensioni ketyre?, ne nje kohe qe marrin rrogen si pensionist dhe ofiqet si zyrtare te larte.

  4. coli says:

    po mire ta marim vesh kete pune e rritet kohen e qendrimit tuaj ne pushtet e ne lukse te paguar nga taksat e qytetareve po uleni moshen tone te pensionit ne 45 vjec te pakten njehere e shikone se do tu votojme te qendroni ne pushtet e politike deri ne 100vjet

  5. Gjon Gjini says:

    S’besoj se skemës së pensioneve do t’i vijë ndonjë e mirë konkrete nga ritja e moshës së “personaliteteve”, sepse nuk besoj se deri tani ka dalë ndokush prej tyre në pension në moshën 55 vjeç. Pra masa e marrë ka thjesht një efekt të pavlerë edhe nga pikpamja propagandistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje