Raportimet e fundit mbi rrëzimin e avionit të kompanisë Germanwings Airbus A320, i cili kishte në bord 150 persona, pohojnë se nga aksidenti i rëndë nuk ka të mbijetuar.
Sipas të dhënave të para mësohet se avioni nisi të humbiste lartësi të menjëhershme dhe brenda më pak se 8 minutave, lartësia e tij nga zbriti nga 38,000 metra në 6,800 kohë kur lëshoi dhe sinjalin e rrezikut.
Kushtet e motit ishin të mira ndaj përjashtohet mundësia që të jenë ato që kanë ndikuar në këtë tragjedi. Presidenti francez Hollande tha se kishte të ngjarë të ketë një numër të konsiderueshëm pasagjerësh gjermanë të cilët udhëtonin nga Barcelona në Duseldorf.
Presidenti Hollande tha se “Aksidenti ka ndodhur në një zonë që është veçanërisht e vështirë për të ndërhyrë”.
Ndërsa një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil Francez tha se avioni u rrëzua pranë qytetit të Barcelonnette rreth 100 km (65 milje) në veri të qytetit të Nicës.
Hetuesit francezë të aksidenteve ajërore janë drejtuar për në vendin e rrëzimit në Meolans-Revel, një komune e largët dhe pak e banuar në Alpet franceze.
Zyrtarët në aeroportin e Barcelonës thanë se avioni u nis në fluturim në orën 08:55.
A320 është 24 vjeçar dhe ka qenë me grupin mëmë Lufthansa ( Germanwing është kompania Low cost e Lufthansa) që nga 1991, sipas të dhënave në databazën airfleets.net.
Nje tragjedi per pasagjeret e ketij fluturimi. Ngushellime per familjaret dhe miqte e tyre.
Te pakten kur jepni informacione tragjedish, mos beni perkthime kaq kaotike e skandaloze (ora e nisjes, humbja e lartesise etj..)