Tahiri: Keqardhje që Didi s'do jetë më krahu im i djathtë. Neveri për shpifjet se kemi mbrojtur Frrokun

31 Mars 2015, 13:41Politika TEMA

Ministri Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ai e vlerësuar gjestin e kreut të Policisë së Shtetit, duke thënë se ky është një tjetër shembull mbi të cilin policia e shtetit po vepron

“Kjo shumicë parlamentare, qeveria, Kryeministri, dhe në rastin që po flas, unë, si Ministër i Brendshëm, jemi të angazhuar çdo ditë përballë qytetarëve për të rilindur Shqipërinë duke siguruar vendosjen e vendit e të shoqërisë në binarët e rendit ligjor.

Jo shembulli i forcës, po forca e shembullit, është vlera ku besojmë dhe investohemi çdo ditë.

Për ne rendi ligjor fillon nga përgjegjësia jonë në radhë të parë, si ligjvënës e si ligjzbatues, dhe në më shumë se një rast, besoj e kemi treguar se për ne nuk ka një ligj për veten e një ligj për të tjerët.
Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe në respekt të këtij besimi që duam të forcojmë tek të gjithë, dimë të mbajmë qëndrimin e duhur jo vetëm ligjor por edhe moral.

Ne jemi të bindur se qytetarët nuk na gjykojnë dhe vlerësojnë vetëm për punët që bëjmë mirë, po edhe për mënyrën se si reagojmë kur një situatë kritike na sfidon për të mbajtur qëndrimin e duhur.
Madje, modestisht besoj, se pikërisht në situatat kritike ne dimë të bëjmë diferencën me të shkuarën, kur shembulli i forcës dhe arroganca e pushtetit të pagabueshëm e kishin ndarë ligjin më dysh – një ligj për qytetarët dhe një ligj për të pushtetshmit.

Ne nuk kemi pretenduar kurrë se jemi të pagabueshëm dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për gabueshmërinë njerëzore në kryerjen e një detyre, jemi edhe të gatshëm të përballemi hapur me përgjegjësitë.

Sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dhënë një tjetër shembull të modelit që ne po ndërtojmë në qeverisjen e vendit.

Ka marrë përsipër përgjegjësinë morale, për një fakt shqetësues që është prodhuar si rezultat i mosveprimit të zyrës sonë të Interpolit, lidhur me një praktikë ndërkombëtare për deputetin Mark Frroku.
Dua të nënvizoj me këtë rast, se nga dita e parë e detyrës sime, së bashku me Artan Didin dhe të gjithë ekipin drejtues të Policisë së Shtetit, kemi arritur të ngremë bashkëpunimin policor ndërkombëtar të Shqipërisë, në nivele të panjohura më parë.

Kemi rikthyer besimin e humbur të partnerëve ndërkombëtarë të policisë tek Policia e Shtetit tonë dhe kemi siguruar, falë këtij bashkëpunimi, një rritje të konsiderueshme të forcës goditëse të policisë sonë ndaj elementëve kriminalë”, tha Tahiri.

Tahiri pranoi se zyra e Interpol Tiranës nuk ka vepruar sipas ligjit:

“Praktika e komunikimit të zyrës sonë të Interpolit me Prokurorinë e Përgjithshme, për praktikën e ardhur nga Belgjika, nuk është zhvilluar në kohën e duhur.

Për këtë arsye, me tu vënë në dijeni të fakteve, kam urdhëruar menjëherë në bazë të ligjit, ngritjen e një grupi inspektimi dhe hetimi lidhur me procedurat e zbatuara nga zyra e Interpolit Tiranë.
Pas një hetimi paraprak, Inspektimi i Ministrit të Brendshëm dhe Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme, konkludoi se nuk ishin zbatuar saktë procedurat e parashikuara nga ligji, ndaj për këtë arsye, për 2 punonjës të policisë ka nisur ndjekja penale po nga shërbimi ynë i brendshëm referuar më pas Prokurorisë.

Jam informuar mbrëmë se, mbi bazën e kërkesës tonë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e punonjësve të policisë të cilët pritet të japin shpjegimet e tyre para organeve të drejtësisë.

Lejomëni t’ju informoj se Zyra e Interpol Tirana, është një ndër instrumentat kyç të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë, ku janë fokusuar shumë nga energjitë tona e të partnerëve për të rritur bashkëpunimin dhe transparencën me agjensitë ligjzbatuese në botë.

Kjo zyrë është reformuar tërësisht, duke parashikuar në ligjin e ri që sapo ka hyrë në fuqi edhe rregulloren e brendshme të Policisë së Shtetit (që hyn edhe ajo në fuqi pas pak ditësh), një sërë masash përmes të cilave përcaktohen instrumenta të rinj për të shmangur tërësisht mungesën e transparencës apo moszbatimin e procedurave ligjore nga cilido punonjës i Policisë së Shtetit.

Por pavarësisht këtyre, ndodhemi konkretisht përpara një shkeljeje serioze, të cilën sidoqoftë e ka zbuluar, hetuar dhe proceduar po Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
Dhe aq sa ndjehemi jo mirë për atë që ka ndodhur, po aq jemi të inkurajuar nga forca ligjore reaguese dhe vetëkorrigjuese e jona dhe policisë, përmes të cilës është vepruar menjëherë ndaj dy punonjësve të policisë.
Përgjegjësinë penale të tyre, pritet ta nxjerrin hetimet e shërbimit tonë të brendshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme”

Ministri i Brendshëm më tej shprehu keqardhje  që Artan Didi nuk do të jetë më krahu i tij i djathtë si dhe deklaroi se ndaj shpifje të PD se policia është e inkriminuar do të bëj kallëzim penal:

“Por unë dua të theksoj fort këtu, përgjegjësinë morale që Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka marrë sot duke u dorëhequr për të dhënë mesazhin e qartë e të fortë të dinjitetit të Policisë që po rilindim.

Marrja e kësaj përgjegjësie prej tij, është akti kuptimplotë i vullnetit tonë të përbashkët për të ndërtuar mes njëmijë e një vështirëve objektive, po edhe përballë plot pengesave artificiale të politikës së baltës, frymën e ligjshmërisë, modelin e transparencës dhe moralin e mosfshehjes para përgjegjësive që duhet ta mishërojë çdo punonjës i Policisë së Shtetit.

Me Artan Didin kemi punuar ngushtësisht, 18 muaj pa kufi mes ditës e natës, për të bërë realitet vizionin e ri të Policisë së Shtetit për ligjshëmrinë e sigurinë, duke garantuar ndëshkueshmërinë për këdo që e cënon këtë vizion me sjellje të fajshme ligjërisht.

Jam shumë i sigurtë që projekti ynë i përbashkët, të cilin ne e jetësojmë përditë si një projekt të qytetarëve, merr forcë nga akti i sotëm i Artan Didit, si një akt përgjegjësie pikërisht në respekt të çdo shqiptari që beson tek Shqipëria Europiane e të cilin ne i detyrohemi me punë të palodhur.

Përpara kësaj pasqyre të pastër të modelit tonë të ri për Policinë e Shtetit, e kam të pamundur të mos shpreh neverinë më të ndjerë ndaj atyre që vazhdojnë të luftojnë egërsisht për ta kriminalizuar policinë e qeverinë tonë, me shpifjet më shtazarake.

Ata që deri dje, manipulonin skena krimesh, prova e dëshmitarë, mohonin krime të ndodhura në mes të ditës, shpiknin komplote e puçe me gazetarë e me prokurorë e me presidentë e me opozitarë po e po, sot bubullojnë se Mark Frrokun e paska mbrojtur qeveria për ta përdorur si dëshmitar të rremë.
Ju njoftoj se edhe për këtë, do të çojmë menjëherë kallzimin penal, qoftë unë qoftë Kryeministri i Shqipërisë, dhe ju siguroj se po njësoj si në gjyqin për shpifje që po zhvillohet aktualisht, do të thonë prapë ne s’dimë gjë, s’kemi prova, s’kemi fakte, po kështu e mendon Partia Demokratike.

Po s’ka rëndësi, zbardhjen e akuzave të tyre kriminale përmes Gjykatës së Lartë ne i’a detyrojmë publikut, jo atyre që deri dje qeverisën si një bandë e organizuar, ndërsa sot ulërasin si një lukuni e dëshpëruar.
Sepse për ne, detyra për të mirëqeverisur Shqipërinë është e shenjtë dhe detyrimi për të qenë transparentë dhe të vërtetë me shqiptarët, edhe kur diçka nuk shkon si duhet, është i patjetërsueshëm.

Më vjen keq që Artan Didi nuk do të jetë më në krahun tim të djathtë.

Integriteti dhe kurajoja e tij ishin një aset i çmuar në këtë rrugë të vështirë rilindjeje të Policisë së Shtetit, dhe besoj një model për tu ndjekur nga punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit

Ashtu siç më vjen mirë që sot atë e njohën si një qytetar besnik të ligjit e të vlerave morale edhe ata që deri dje nuk dinin asgjë” /j.h

24 komente në “Tahiri: Keqardhje që Didi s’do jetë më krahu im i djathtë. Neveri për shpifjet se kemi mbrojtur Frrokun”

  1. durresi says:

    Mundohuni ju lutem te beni me pak gabime, sepse shume rrjeshta ishin te pa kuptueshem.

    1. Skypion says:

      Megjithese te gjithe kishim hamendesuar per permasat qe do te merrte ceshtja “Doshi-Meta”,pakekush kishte menduar qe skandali do te ishte kaq demaskues per maxhorancen e qelbesirave.
      Pakekush kishte menduar qe Rama dhe Tahiri kane mbajtur te fshehur fakte te tilla kaq te tmerrshme.
      Sot,te gjithe shqiptaret,te djathte e te majte,demokrate e socialiste,pane me syte e tyre,degjuan me veshet e tyre,se c’paskan qene ne gjendje te bejne Kryeministri Rama dhe Min.i Brendshem Tahiri.
      Nuk ka shqiptar,tashme,qe nuk beson se Rama dhe Tahiri kane mbrojtur krimin dhe e kane mbajtur te fshehur ate.Por edhe kjo eshte me e pakta qe dihet publikisht,sepse akoma nuk dime se deri ne c’pike jane te zhytur ne krim Rama dhe Tahiri.
      Rama dhe Tahiri kane zgjedhur te bejne kurban vartesit e tyre,me mendimin se do t’i shpetojne drejtesise.
      E kane te kote.Edhe nese vartesit e tyre kane zgjedhur te behen kurban me deshiren dhe vullnetin e tyre,kjo nuk ngre peshe para ligjit dhe drejtesise.
      Nuk behet me fjale per “pergjegjesi morale”.Nuk u kerkon askush pergjegjesi morale.Nuk u kerkon askush moral.Me moralin e Rames dhe Tahirit,as bithen nuk e fshin me askush,c’ishte rasti edhe ta benin deri para pak oresh.
      Ajo qe kerkohet tashme eshte pergjegjesia penale.Pergjegjesi para ligjit,para drejtesise.
      Kryepolici Didi dhe vartesi i tij i arrestuar tashme,vertete qe kane zbatuar urdherat e eproreve Rama dhe Tahiri per te fshehur krimin,por kjo nuk i shpeton ata nga pergjegjesia penale.
      Kryeministri Rama dhe Min.Brendshem Tahiri,jane pergjegjesit kryesor per krimin shteteror.
      Rama dhe Tahiri kane urdheruar fshehjen e krimit.
      Rama dhe Tahiri kane urdheruar vartesit e tyre te heshtin.Vartesit kane heshtur per krimin,dhe tani,njeri eshte ne pranga,tjetri po pret t’i vihen prangat.
      Nuk eshte rasti i kurbanit,qe shpeton peshqit e medhenj.
      Krimi eshte aq i madh dhe aq i qarte,sa peshqit e medhenj Rama dhe Tahiri nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale duke bere kurban dy peshq te vegjel.
      Nuk e di sec hapa ka ndermend te ndermarre opozita,por ajo qe s’do shume mend per ta kuptuar,eshte qe nuk mund te behet me jete politike normale me nje Kryeminister dhe Minister te Brendshem qe fshehin krimin,bashkepunojne me krimin,mbrojne krimin.
      Eshte e pamundur.Cdo fjale e metutjeshme do te ishte e zbehte,e kote,retorike.
      Krimi po qeveris vendin.
      Krimi eshte vete Kryeministri.
      Krimi eshte vete Ministri i Brendshem.
      Krimi eshte vete Qeveria.
      Shqiptaret kane gjithe te drejten e ligjit dhe te zotit,ta rrezojne me hir a me pahir kete qeveri kriminale qe drejtohet nga nje kriminel monster qe bashkepunon me kriminele monstra,per te kryer krime monstruoze.

      1. MEMEDHETARI says:

        Skypion,e ke thene shpesh here shprehjen “maxhoranca e qelbesirave”…
        Tani me degjo edhe mua:JE QELBESIRA ME I MADH I FORUMIT!!!
        Kaq kisha per kete.
        Sa per “renien e Qeverise” eshte ne te drejten tende te shikosh enndra,sic ka thene edhe Kryeministri Edi Rama…
        Eshte ne te drejten tende te shpresosh si dhelpra qe vraponte pas koqeve te dashit se mos i binin ne ndonje kthese…
        Por meqe ti nuk je dhelper por “njeri-dhelper” ka shume mundesi qe te kapesh … te gjatin e “te gjatit”…
        Dhe ky do te jete nje sukses yti per ta shkruar ne CV …
        Ose ne VC,ku te duash,Skypion…

  2. lol says:

    Eshte shume cudit fakti se e jeni afruar edhe kur shtypi djal faite per inkriminimin e tij ne Belgique!

  3. emigranti says:

    ec TAHIRI shiko perpara se ketu vetem ata hashaxhinjt dhe ata qe sduan shtetin ligjore te shajne .Ata duan MULIN dhe grupin ciftelia dhe republiken e bananeve sic e katandisi sali krimineli qe i ka duart te lyera me gjak shqiptari dhe keta frikacaket spo e cojne perpara drejtesis…

  4. arditi says:

    “Herkules”, Pse e keni kaq frike Tahirin ju te PD apo nuk ju le ta ktheni Shqiperine ne mesjete sic bete per 13 vjet qe qendruat ne pushtet? Nese ai do te dorehiqet dikush tjeter do te merret me kopene e hajduteve PD-ista. Kot e kini shkoni ne ndonje parti tjeter se sa te kini GOGOLIN-BERISHA aty ne SHQUP do rrini ne opozite destruktive me tritol dhe kallash, por kokat tuaj do hani.
    Mbete duke vjedhur tere jeten, vota, dyqne, banka dhe prape ata qe ishit jeni, se harrami kurre nuk behet hallall.

    1. Shok says:

      Po shoke! Saliu!

    2. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      Rrofte Internacionalizmi Proletar!

    3. hercules says:

      Ste jap dot xhuvap se ma paska fshi Meroja dhe zyra e gestapos postimin! Keqardhje per moderimin

    4. Mero_baze says:

      Po ik o injorant na fliske ti per verioret .laj gojen para se tflasesh

  5. hihihi says:

    Mos Tahir se na perlote,maje veten o burr

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Artan Didi was a true public servant.. He will be missed.. A loss..

  7. LORA says:

    Ne 24 vitet e pas-nentedhjetes shumbulli I Artan Didit eshte me sinjifikativi I forces se shembullit.
    Per mua,ai eshte nje nga sherbestaret me te denje dhe te respektuar te shtetit te shqiptareve dhe besoj fort se ky Burre do t’i sherbeje ,sa te jete ne jete,me dinjitet ,integritet dhe profesionalizem brilant shtetit dhe ligjit.
    TUNG.

    1. pirxh lora pirxh se lirohesh….se ku e shikon ti shtetin ligjor ne kete mesele 1 zot e di…pfffff

    2. hihihi says:

      Te paska ber ndonje nder Didi Lora,se ai vec drejtues nuk ka qen,polic po

  8. Analisti says:

    Zoti Didi eshte shembulli i Drejtuesit me personalitet e integritet moral e profesional. Me doreheqjen ai i perforcoi keto cilesi.

  9. neritan says:

    E para lotet per Didin jane krokodili. Ke me teper se 6 muaj qe ke marrenie te tencionuara me te.
    E dyta, deri tani emerimet kane qene te tuat dhe ske lene asnjehere Didin te vendose. Njerzit qe kane bere keto gjera jane njerez qe i ke vendosut ti ne kete poste.
    E treta, Tani po synon te vesh ne krye te policise Haki Cakon, i cili eshte i lidhur ngushte me ty. ne kete menyre do kesh kontrollin e plote mbi policine e Shtetit. Nese policia ska shkuar me keq eshte sepse DIdi ka tentuar te te rezistoje, e ardhmja ku policia do jete krejtesisht ne doren tende do jete me e keqe
    E katerta, Rama duhet te ta kerkonte ty doreheqjen dhe Didit! por kryeministrit tone i pelqejne dylberet e rinj.

  10. Kurrizua_i_Parisit says:

    Keshtu eshte kur pa nisur nga puna thua sic edhe ka thene Kryeministri Edi Rama: “Do te jem kryeministri me i suksesshem i ketij vendi!”. Dhe mut me lule!Turp per keta karafila qe kane ardhur per ta bere vendin corrap, Zoti me ruajte, dhe per te vjedhur.

  11. Eno says:

    Duke i lene te recitojne plot patetizem armiqte e perbetuar te regjimit Berishian,me te njejtin pasion,me te tekst,po u kujtoj se Berisha nuk eshte me.Kushdo qe gjykimin racional e ka si pjese te procesit te te menduarit,duhet te kuptoj se deshtimet e kesaj qeverie per cfare varet prej saj dhe jo prej te shkuares,nuk mund te justifikohen me “gogolin Berisha”.Edhe sikur,ministri i brendshem dhe KM rama te mos kishin dijeni mbi statusin kriminal te Frokut,gje qe ka pak gjasa te jete e vertete,a u nuk u mjaftoi deklarimi i Jozefina Topallit ne parlament?Nese m.brendshem nuk do te ishte nje kastravec fudull dhe i papergjegjshem,nese KM Rama nuk do kish perbuzjen patologjike ndaj opozites,gje qe e pershfaqi qe ne seancen e pare parlamentare te pas 2013,padyshim do ta merrnin ne konsiderate deponimin publik te opozitares Topalli.Asnje justifikim ka ka as per Tahirin,as per Ramen.Etitetimet ndaj opozites,denoncimet per shpifje ndaj saj,nuk i shfajesojne. Me keqardhje,por kjo eshte e verteta.

  12. someone says:

    Po pse nuk thua mer legen …… qe se ke mbajt ti Frrokun, po te ka mbajt frroku ty sa ishe ne opozite me te ngrena e te pira, te lokali vet!!
    Sa per Didin lene amon, mos na trego perrallat e doreheqjes po thuaj, kush i tha te ikte!!

  13. malesori says:

    Shperthimet me tritol nuk po degjohen dhe padyshim eshte lajm I mire mos valle po I vjen dita e fundit Ilir Metes me banden LSI .Te shpresojme

  14. zani says:

    Te mohoni dhe kete ngjarje, vetem ju e beni. Po si mendoni qe populli e beson se kerkesen per arrest ndaj deputetit e fsheh nje funsionar i thjeshte policie…ej po a jeni ne terezi. TI DUHET TE IKESH ZOTERI SE E KE ÇORGANIZUAR TOTALISHT POLICINE E SHTETIT. RRUGA E MBARE ZOTERI

  15. CANI says:

    Krejt faj eshte i Tahirit ky e ka mshef dosjen e Frrokit qe e ka dergue Interpolli ,e tashe i marrin ata teshkretit e i arreston ,e shefin e policis e detyrone me dhane dorheqje turp ,ti zotri Tahiri e dine shume mire kushe e ka vra Santon po ti je aj qe po e mshef kriminelin pirdhu mos ta shof fytyren e surratit .

  16. sportdashes says:

    Ne kohen e Saliut pare dhe te dyte jane bere krime monstruoze me vrasje,trafiqe,shitje te interesave kombetare dhe gjithe te zezat. Te gjitha keto jane bere me porosi dhe dijeni te tij.Por Berisha ka qene gjithmon manipulator, duke shtremberuar te verteten.

    Ne Qeverisjet e majta si me pare dhe tani, per çdo skandal , edhe kur kreret e Qeverise kane apo nuk kane pergjegjesi, vetdemaskohen ne opinionin e gjere.

    Zhvillimi i fundit i ngjarjeve tregoje, se kur Berisha fliste per permbysje te Qeverise muaj me pareai nuk fliste ne tym ai diçka dinte, dhe ndoshta kishte dore ne skandalet qe plasen me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje