Basha takim dy orë me Berishën për kandidatët. PD rrezikon të dalë si parti e vetme në zgjedhje

7 Prill 2015, 17:31Politika TEMA

Partia Demokratike po përballet me probleme të mëdha para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, mbi përzgjedhjen e kandidatëve dhe marrdhëniet e tensionuara me aleatët.

Pas daljes nga koalicioni të PDIU-së, rrezikon që PD-së t’i largohen dhe aleatët e tjerë.

Partia Republikane një nga aleatët më strategjikë, ka kërcënuar se do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, nëse PD, nuk do të pranojë Agron Dukën si kandidat për bashkinë e Durrësit.

Emër ky që u propozua fillimisht nga Basha, por më pas u tërhoq.

Nëse republikanët do të largohen nga koalicioni, me ta do të bashkoheshin dhe aleatët e tjerë të djathtë, çka do të thotë se PD do të mbeste e vetme në zgjedhjet lokale.

Nga gjithçka që po ndodh, duket se brenda PD-së, po vendos ende lideri historik Sali Berisha.

Burime për TemA TV, kanë pohuar se Basha ka pasur një takim për rreth dy orë me Berishën, për të marrë këshillat e fundit mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Kjo, pasi shpesh herë emrat e propozuar nga Basha nuk janë pëlqyer nga Berisha, siç ishte dhe rasti i Dukës në Durrës.

Ishte kreu i PD, ai që propozi fillimisht Agron Dukën në Durrës, por kur pa që Berishës kjo kandidaturë nuk i pëlqeu, u detyrua të tërhiqet, duke u shprehur se përzgjedhja do të bëhet sipas sygjerimit të strukturave dhe në bazë të sondazheve.

Edhe pse, sondazhet favorizojnë dukshëm Dukën.

Pak para takimit me Berishën, Basha u shpreh për mediat se PD po vijon negociatat me të gjithë aleatët, por koalicion do të ketë vetëm me ata që kanë vullnetin e mirë për ta bërë.

Por, ikja e republikanëve dhe e aleatëtëve të tjerë të mbetur nga koalicioni i PD, do t’i shkaktonte kësaj të fundit humbje të rënda, jo vetëm në vota, por edhe në menaxhimin e zgjedhjeve.

Referuar Kodit Zgjedhor, nëse PD do të garonte si parti e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ose me aleatë të cilët në zgjedhjet e fundit nuk e kaluan pragun prej 1 përqind, atëherë kjo forcë politike do të ketë të drejtën e propozimit të 1 ose dy komisionerëve në zgjedhje.

Ndërkohë, nëse do të largohen aleatët e PD-së nga koalicioni, në të ardhmen do të kemi edhe një përfaqësim të dobët të demokratëve në këshillat e ardhshëm bashkiakë./t.h

15 komente në “Basha takim dy orë me Berishën për kandidatët. PD rrezikon të dalë si parti e vetme në zgjedhje”

  1. Z/Kallami says:

    Te djathtet te bashkohen me Republikanet.Ta lejne vetem PD qe te dije se sa i vlen lekura.Kujtoni te ndjerin Liderin tuaj Godo.Kur bante thirje per vote.Nese nuk votoni partin time Republikane.Votoni Partin demokratike.Boll e keni honepsun PD.Tashti duhet te qalltisni vete dhe jo nen obrrellen e PD.Asht obrrelle e konsumuar dhe cdo dite drejt regresit rreshqet.Shpejt do te tregoj koha qe do perfundoj ne perqindjet e 1 deri ne 1.5 te zgjedhurit.Si keto partite qe mezi arrijne ne 1 apo 2 te zgjedhur.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      ~
      Na dolen ne foto
      Si tre musketjere
      Pjerdh gerxho Saliu
      “Lulet” mbajne ere.
      ~ ~
      Na e zune rrugen
      Nja tre mytebere
      Ngulen e nuk shkulen
      Kambere ne nje dere.
      ~ ~ ~
      Ne zgjedhjet e reja
      S’ua kemi merakun
      Si ne njestetre
      Do e hane dajakun.
      ~ ~ ~ ~
      Besen kane dhene
      Vermosh Konispol
      Do e kthejn kufomen
      Mbrapsh ne Vicidol.
      ~ ~ ~ ~
      U ka ardhur ora
      Vetem do te mbesin
      Ora e shpagimit
      Vetmitar do vdesin.

      ~ ~ ~ ~

  2. vlora1912 says:

    Kshillat thote ky, Urdhrat Urdhrat luli vockel non conta un cazzo.

  3. Shkodra says:

    Hajt me shendet. Partia e derrave po shperbehet.

    Me e mira di te kishte qene qe FRD-ja te dilte ne zgjedhje si parti e djathte dhe ti bente opozite qeverise se majte.

    Me shperberjen e Partise se derrave rrezikojme te mos kemi as nje opozite as per sy e faqe te pakten.

    Duhet nje parti e djathte me intelektuale si Gjergj Bojaxhi.

  4. nje kafe por pa sheqer fare says:

    Per ne libohov ke Kreshnik Spahiun e ke gati lul mos hezito.

  5. PD-ist i zhgenjyer says:

    Bashkpunimi eshte i domosdoshem, por absolutisht jo per qytete e medha. Le te shkojne te gjithe te Rama me mire se sa te mbetesh peng i ketyre batakçive. Pushteti duhet per qytetare dhe jo per te plotezuar teka pazarxhijs,

  6. Daniel says:

    Po pyti saliun pd do kalbet ne opozit

  7. Merita says:

    Natyrisht Basha nuk e ka te lehte. Humbja e thelle e 23 qershorit, domosdo do ndikonte edhe ne zgjedhjet lokale.
    Por mendoj se nuk duhet pare si tragjedi largimi i disa partizave te vogla nga koalicioni me PD. Keto partiza kane vite qe vegjetojne nen ombrellen e PD-se.
    Pavaresisht situates jo shume te favoreshme, mendoj se momentalisht ka ardhe kohe te behet nje bilanc. Pd-ja mund te humbe disa bashki apo edhe keshilltar, por te pakten do kete nje bilanc mbi raportet e PD-se me aleatet. Edhe aleatet e vegjel, ta shohin vehten ku jane dhe neser-pasneser, te mos hedhin vickla kur te afrohen per koalicion me PD-ne.
    I pari do jete Mediu qe do e uli hunden pasi do e shohi vehten vetem me pupla pa asnje gram mish.

    Nuk u be qameti, as tragjedi kombetare pse momentalisht PD-ja do humbasi perseri. Kjo eshte e pritshme. Rendesi ka qe Basha dhe ekipi i tij te nxjerrin mesime, te merren me gjera konkrete, te verteta dhe te percaktojne nje strategji te qarte per te ardhmen. Kjo eshte e rendesishme pasi vendit i duhet nje opozite e qarte.

  8. Gallofi says:

    Eshte loja te fitoje Bojaxhiu; kuptohet ta grabite mandatin per te PD-ja qe eshte mjeshtre ne kete drejtim. PD-ja po sillet si parti “e matur dhe pjekur”, nderkohe shitet sikur e ka bere lanet Bojaxhiun, dhe ndoshta me ceshtjen Doshi, ia ka dobesuar PS-es fuqine mbrojtese te votes meqe Doshi dhe te tjeret te permendur me te numerohen si te fortet e vendit. Sigurisht keto mund te ndodhin ne nje republike bananesh ku gjallojne letyra te ish-PPSH-es.
    Berisha i ka sherbyer trashe Serbit duke e sabotuar ne cdo gje rivendosjen e demokracise ne Shqiperi, ky Bojaxhiu, mendoj se, di ta tjerre holle duke i sherbyer te njejtit synim…
    Ah, Kucedra, Kucedra

  9. Z/Kallami says:

    Gopist!
    Bukur bukur poezia.Po ke harrue Planshen e tre mosketerve pa e fut ne varg.

  10. shqipja says:

    mire luleshen e dime po edhe ky karafile qe i ka ikur era paska ngrene corbe te prishur .e me i lumte sales i fut ne valle .vetem nga hunda njihet selamesha

  11. alban says:

    degjoni plakun mere se mire e keni , pd ska fitu asnjehere zgjedhje vetem i ka vjedhe kte e din edhe vete prandaj skane qi duhen aleatet

  12. kalaja e Dodes says:

    Pd me mire vetem se sa me gjithe ATA kunguj qe ja rrezuan gardhin.
    Le ti marre rama e t’iu shohe hajrin.
    Po rama eshte i zgjuar jo si Berisha kalon lumin che e Dini vet
    Jua ben shume mirese asjtu, e meritojne,vrapojne pas kockave.

  13. Kjo eshte (E VËRTETA)! says:

    Jo, o ″Gallofi″ dhe ju të gjithë ″gallofat″ e tjerë, kaluan 25 vjet dhe akoma nuk dini ku keni qenë, ku jeni e ku duani të veni. Ju akoma nuk keni kuptuar ″katovicën shqiptare″ të Ramiz Alisë. Ju akoma nuk keni kuptuar, se të dy ″partitë″ nuk janë gjë tjetër veçse ish Partia e Punës e ndarë dje nga dinaku dhe intriganti Ramiz Alia në dy klane kryesore, dhe në klane të tjera akoma më të vogla, që gjoja bëjnë ″pluralizmin shqiptar″, të cilët bëjnë sikur zihen e grihen, dhe me mënyra të tilla ata kanë ndarë e përçarë turmën në dy pjesë që ne i themi ″populli″ ose ″kombi shqiptar″, ku deri më sot kjo strategji u ka dhënë rezultatin e parashikuar, kur në fakt parti të tilla në ish vendet komuniste të Lindjes, nuk i mbushën dot as edhe tre vjet. Pra këtij vendi plot mëkate e plot mallkime në një periudhë 600 vjeçare, sot nuk i duhen bijat, mbesat dhe stërmbesat, që po ti bashkosh të gjitha krijojnë përsëri ish Partinë e Punës, që sa vjen njëri klan në pushtet dhe për ″hineret″ që bën rrëzohet, dhe vendin e tij me trushpëlarët si puna juaj e zë përsëri klani tjetër. A nuk jeni ju që me të drejtë keni anatemuar Nanon dhe sot përsëri me plot të drejtë anatemoni Berishën dhe nga ana tjetër keni dalë në një mbrojtje frontale të gjoja ″Rilindjes″ ?!
    Pa më thoni, kush e përbën këtë klanin e ″Rilindjes″, vallë nuk janë garda e vjetër dhe e re e Nanos dhe e Berishës ?! Merrini të gjithë me radhë dhe kaloni një herë si ″fillin në vrimën e gjëlpërës″, por keni plotësisht shumë të drejtë se kur u mungon memorja, nuk mund që të arsjetoni kurrën e kurrës drejt, ose e kundërta mund që të jeni edhe vetë pjesë e këtyre kalaneve që po i marrin shpirtin këtij vendi, vetëm e vetëm për interesat e klaneve mafiozë të ish Partisë së Punës, ku ″bashkë me barin e thatë po digjemi edhe ne bari i njomë″. Përfundimisht këtë vend nuk mund që ta ndërtojnë mafiozat dhe horrat me ″Partitë″, klanet e tyre. Në fakt këtij vendi për t’ju kundërvënë këtyre klaneve mafiozë i është dashur dhe i duhet krijimi i Partisë së Pronarëve legjitimë, ndryshe do rrëzohet një klan dhe në krye siç dhe ka ndodhur në këta 25 vjet do vijë klani tjetër, dhe ky ″popull″ turmë do shikojë siç po shikon se si po pasurohen klanet shqiptare, të cilët në mes të ditës në rrugë dhe në atë shpellën që e quajnë ″Parlament″ bëjnë sikur ″zihen e grihen″, ″shajnë e ofendojnë″ njëri tjetërin si ato gratë e liga, ose më saktë si ata aktorët e mesjetës që quheshin ″palaço″ të cilëve deri më sot asnjërit prej tyre nuk i është futë as edhe ″një gjemb në këmbë″, por veçse në errësirën e natës ata mblidhen përsëri bashkë dhe urtë e butë e ″plot tigani″ ndajnë ″kërmën″ që kanë fituar e fitojnë mbi kurrizin tonë, prandaj o… ″gallofa″ zgjohuni nga gjumi letagjik, dhe kuptoni përfundimisht ″katovicën shqiptare″ të Ramiz Alisë !!!! Fatkeqësisht ! Kjo është (E VËRTETA), të VËRTETË TJETËR NUK KA. Faleminderit, dhe tani patjetër që do filloni ″sulmin″ mbi mua, por mos haroni se ka shumë e shumë shembuj qe vërtetojnë plotësisht këtë që thotë e VËRTETA !

  14. 999 says:

    dhe shume mire veproj e qe do te dalin ne zgjedhje te vetem! eshte me e mira e mundshme! ta shikoje dhe partia republikane se cfare merr nese eshte jashte partise demokratike dhe sigurisht te masin forcat, mendoj se ska asgje te keq perkundrazi ndihmon me shume jeten politile per te ardhmen sepse mbi bazen e ketyre votave “aleatet” e PD do te kerkojne te marrin copa torte ne zgjedhjet te cilat ndjehen shume afer! shum mir po vepron PD nese del e vetme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje