Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës/ Ja çfarë përfitojnë punëtorët, Veliaj: Produkt i një pune dy vjeçare

8 Prill 2015, 16:58Sociale TEMA

Shqipëria do të ketë një Kod Pune të standardeve perëndimore, i cili i përgjigjet zhvillimeve të kohës. Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin “Për disa ndryshime në Kodin Punës”, i cili sjell një sërë risish pozitive, duke rritur ndjeshëm garancitë ligjore dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit.

Projektligji, që vjen si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ato që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, ka deklaruar se ndryshimet në Kodin e Punës janë produkt i një pune gati dy vjeçare, si dhe e ka cilësuar një dokument modern që ofron më shumë mbrojtje për punëmarrësit.

Më konkretisht, 11 risitë që sjell Kodi i Punës parashikojnë zhvillime pozitive sa i takon trajtimit të lejes vjetore dhe lejeve të lindjes. Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit. Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që i jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj.

Gjithashtu, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim. Një zhvillim, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit. Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë. Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.

Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke i krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Për këtë kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen.

Me ndryshimet e miratuara sot në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

 

Projektligji i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë pasqyron propozimet e paraqitura nga partnerët socialë, problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të Kodit të Punës, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimit, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Evropës.

5 komente në “Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës/ Ja çfarë përfitojnë punëtorët, Veliaj: Produkt i një pune dy vjeçare”

  1. mondi says:

    Mire mo mire po pse nuk e bejne Jo me Te paguhen me rroge fikse POR me ore pune. Psh vendos minimalen 800 leke Te reja Ora punes dhe Jo rroga minimale 220 mij dhe puno 12 ore. Po bene kete gje vendos Pak drejtesi gjithashtu ke rritje ekpnomike. Me sh leke qytetarin per Te shpenzuar. Jo pronari Te fitoj 80%

  2. Bardhi Tolabi says:

    Cdo ligj,i cili synon permiresimin drejt standarteve me te larta,eshte i mirepritur.Por rendesi te vecante merr zbatimi i tij ne jeten e perditeshme.Ne kete rast keto permiresime,duhen mbrojtur dhe kontrolluar prej institucioneve shteterore,sepse nuk besoj se privati e ka gadishmerine e duhur per t’ja u dhene te punesuarve prej tij.Individi i punesuar,nuk ka kurajon e duhur per te kerkuar tek pronari keto te drejta qe i jep ky ligj,sepse rrezikon largimin e tij nga puna.

  3. shvejk says:

    Alma dhe Iva, nuk kisha degjuar ndonjehere deri me sot per femra qe pergjojne ciftet, ma mer mendja se nuk jeni femra , por kushedi mund te jeni dhe trans. Nejse ne qoftese nuk keni per te thene ndonje gje konkrete per temen atehere me mire vazhdoni zanatin tuaj mbrapa pallatit te kultures , por kujdes paguani dhe sigurimet dhe merrni masa profilaktike se do na semureni, dhe mos o zot do ngelemi pa buce.

    1. populli i vertete says:

      E bukur kjo.

  4. populli i vertete says:

    A e parashikon ky kod qe nje pjese e mire e shqiptareve nuk do ta kapin dot moshen e pensionit se vdesin para kohe nga stresi ataku kardiak apo dhe kanceri? Si do kompensohen ata qe paguajne prej vitesh sigurime shoqerore dhe shendetsore dhe qe nuk mmarrin dot asnje dite pension? Apo kollaj fare nuk pyet njeri per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje