Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Absolutisht e pamundur marrja e azilit në BE. Masa dhe kontrolle të shtuara në pikat kufitare

10 Prill 2015, 14:54Kronika TEMA

Duke parë fluksin e pazakontë të qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike përgjatë 48 orëve të fundit, si dhe duke konsideruar maksimalisht të dhënat paraprake mbi mundësitë e një skeme mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen, me qëllim final kërkesën për azil në vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian.
Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se është absolutisht e pamundur, fitimi i azilit në çdo vend të BE-së.

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe rritur masat në Pikat e Kalimit kufitar për evidentimin e plotë të dokumentacionit dhe përmbushjen e të gjitha kritereve për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
MPB kujton edhe njëherë qytetarët që kërkojë të udhëtojnë në zonën Shengen, mbi detyrimin që përveç paraqitjes së dokumentacionit të udhëtimit, të shpjegojnë edhe itenerarin, qëllimin e udhëtimit, si dhe garancitë financiare të kërkuara.

Policia e Shtetit kanë nisur hetimet mbi raste të mundshme trafikimi të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit.

Nga ana tjetër, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtare janë marrë të gjitha masat për mos lejuar, kthyer dhe ndjekur penalisht në zbatim të legjislacionit në fuqi, çdo shtetas shqiptar që abuzon me të drejtën për të udhëtuar në zonën Shengen, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë azil politik.

5 komente në “Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Absolutisht e pamundur marrja e azilit në BE. Masa dhe kontrolle të shtuara në pikat kufitare”

  1. alban says:

    ministria e leshit aju krijon kushte per jete ktyre qytetareve, atdheu im eshte ai qe me krijon kushte jete . ky atdhe ju krijon kushte vetem politikaneve , po polulli gjore ku te shkoje te nana e sajmirit

  2. safeti says:

    MPB njofton qytetaret te mos arratisen nga kufijt e republikes popullore, esht detyr e cdo shtetasi ta vere jeten e tij ne funksion te pagimit te taksave dhe dritave. Keto te ardhura duhet te perdoren qetesisht nga shoket Rama dhe Meta qe ushtrojn pushtetin e tyre te pakufizuar brenda kufijve gjeografik te siperpermendur.

    1. Hysni Dajaku says:

      Trushkulur mbeten shqiptaret gjith jeten!!
      Pune ka plot,ta gjen Erion Velija sa hap gojen me 1000 Euro!!
      Nuk duan Pune nga Erioni keta ,apo si e kan hallin??

  3. shqiptari says:

    lene popullin te beje cfare te doje ,, te kerkojne azil qe ckene me te ,, bota keshtu eshte perparuar duke shtypur te varferit ,, shqiptaret te bejne cte jete e mundur per te pasur dicka te nesermen ,, ska gje kjo

  4. Amaraldo Golemi says:

    Leni thirrjet mer Tahir po shife boni pashaportat me autorizim. Autorizimi tu jepet vetem atyne me biografi te mire qe e kena te sigurte se kthehen. E dyta Tahiro rregullo ato postat kufitare, telat me gjemba ene kush do te shkoje ne rrethe kufitare duhet me marre leje ne komisariat.Vrit nja 2-3 ne kufi ene shife masanej si do rrije ky milet. Osht si puna dritave mer Tahir. Si pagujshin. Rrasi mrena tina nja 30000 vete, kusuri zijshin radhe me pagu faturat ene gjobat.
    Nashtina o Tahiro I thuj ene komandantit se ju gjo tjeter nuk dini me bo, do boni si baballaret po me ndryshimet e kohes digitale. Ne mileti ketu poshte milet kena qen ene milet do mbesim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje