Instinkti vetëmbrojtës i PS sipas Pëllumbit dhe një këshillë: Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë kontaktet e gjalla me njerëzit

19 Prill 2015, 13:55Politika TEMA

Një nga figurat më përfaqësuese të së majtës, ish-kryetari i Parlamentit Servet Pëllumbi thotë se forumet partiake tradicionale të PS-së në qendër dhe në rrethe janë kthyer në formale apo fiktive.

Ai merr në analizë dukuritë e reja në funksionimin e “partive si lëvizje” në epokën e rrjeteve sociale dhe internetit, por thekson një dobësi të liderimit të sotëm në PS: asgjë nuk mund t’i zëvendësojë kontaktet e gjalla me njerëzit…!

Më poshtë një pjesë nga analiza e prof.Pëllumbit në një intervistë në revistën Java:

“…Sot në kohën e internetit dhe të rrjeteve sociale ka të tjera mundësi në drejtim të zgjerimit dhe të përdorimit të demokracisë të drejtpërdrejtë dhe të zëvendësimit të strukturave fikse partiake me lëvizjet që funksionojnë në formë klubesh, bashkësish me “anëtarësi të lëshuar”, apo edhe iniciativash qytetare në vartësi të problemeve, situatave etj. që s’kanë nevojë as për struktura e drejtues permanentë, sepse veprojnë sipas parimit “lësho-grumbullo”.

Një funksionim i tillë është joshës, më i shpejtë, më dinamik dhe më fleksibël, por baza e partisë tek ne nuk e njeh dhe as janë bërë hapa për t’ia bërë të njohur të mirat dhe mangësitë e modeleve të tilla.

Po ashtu, mendoj, se ka ardhur koha e rinovimit edhe e rregullave statusore që t’i jepet fund, sa më shpejtë që të jetë e mundur, praktikës së ekzistencës formale apo fiktive të forumeve partiake tradicionale si asambletë në qendër dhe në rrethe që as mblidhen dhe as pyeten për gjë. Për më tepër që nuk është e qartë se me çfarë do të zëvendësohen.

Për pasojë anëtarët e tyre shpesh irritohen nga kjo aq sa thonë: “ka marrë fund Partia Socialiste” (!) prandaj kanë filluar të priren drejt “vetëgjyqësive” duke u larguar nga PS-ja. Ndërkaq, pa injoruar dukuritë e reja në funksionimin e “partive si lëvizje”, nuk duhet harruar kurrsesi, se asgjë nuk mund t’i zëvendësojë kontaktet e gjalla me njerëzit…!”

Pëllumbi vlerëson qeverinë për përballimin e krizës ekonomike që la pas qeverisja e PD si dhe jep nota maksimale për qëndrimet e fundit të kreut të ekzekutivit Rama lidhur me çështjen e Kosovës.

Por ai është shumë kritik lidhur me mënyrën si u zgjodhën kandidaturat për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe shpreson që arbitraritetin e kryetarëve ta zëvendësojë ai që Pëllumbi e quan “instikti vetëmbrojtës” i PS-së.

“Organizatat, kryesitë dhe asambletë në PS nuk u pyetën si duhet as për kandidaturat e 61 bashkive të ardhshme. Mungon transparenca dhe kjo ka shkaktuar probleme serioze në raportet e qendrës me bazën e partisë. Mbetet për të shpresuar tek “instikti vetëmbrojtës” i PS-së dhe i elektoratit të saj, masiv dhe i qëndrueshëm!…”

11 komente në “Instinkti vetëmbrojtës i PS sipas Pëllumbit dhe një këshillë: Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë kontaktet e gjalla me njerëzit”

  1. dritan74 says:

    Kjo parti vetem emrin ka te perbashket me Partine Socialiste te kohes kur Profesor Pellumbi ishte nder drejtuesit kryesire.Fatos Nano kur e shiti nuk mendoi qe partia eshte nje organizem i gjalle dhe nuk mund te jepej bashke me figurat drejtuese dhe aq me pak bashke me antaresine si te ishte nje tufe bagetish qe po nderron pronar.Ky tjetri qe e bleu nuk i interesojne koket e tufes.I duhej vetem nje emer jo i vogel per te fituar pushtetin dhe ja arriti kesaj.Te tjerat jane histori dhe jo pak e dhimbshme sidomos per antaret e PS-se qe akoma nuk e kane kuptuar qe nuk ka me asnje lidhje midis tyre dhe partise dhe kujtojne se jane te “tradhetuar” ose te “harruar”.Ata thjesht nuk egzistojne per kryetarin dhe shpuren e tij te oborrit.Kete gje ben sikur nuk e kupton edhe profesori ose me keq nuk e thote.Turp

    1. leki says:

      Une mendoj qe duhet te votohen te pavarurit. Veliaj eshte i Korruptuar dhe me i keqi. Kosova eshte mjek dhe ka nje profesion ku mund t ekthehet pas 4 vitesh. Veliaj do ngjitet ne poliike dhe sdo shqitet sepse ska profesion ku te kthehet. Por rreziku real eshte Bojaxhiu. Ai financophet nga PS per te terhequr votat e socialistave qe nuk e duan Veliaj me shume sesa te mari votat ePD. Ai qe e ndihmn eshte Henri Cili,. I gjihe stafi i UET eshte vendosur ne sherbim te Bijaxhiut Pra qe keto vota te mos shkojne tek Kosova. Prandaj mendoj qe ndoshta Sazan Guri mund t ejete nje alternative. Kurse si Parti sugjeroj Social Demokraten. Ne te gjithe keta politikane plera Skender Gjinushi eshte me integritet.

      1. dritan74 says:

        leki-Sazan Guri eshte me i ndyri nga lista qe ke permendur.Punon dhe leviz ne baze te pagesave te nendheshme qe gjithmone vijne nga grupe financiare te fshehta jashte kufijve te Shqiperise dhe kete e mbulon me levizje gjoja ambientaliste ose per mbrojtjen e kafsheve qe impakti te jete sa me i forte.

  2. Kuci says:

    Ke shume te drejt Z,Pellubi. Rreziku per te hubure PS eshte evident, jo vetem nga qe baza nuk u pyete por dhe qe kanideatet per shume bashki jane te pajohur por dhe shume te dobet.
    Kryetari i PS me Vloren sillet sikur e ka ciflikun e tij dhe nuk pyet njeri nga pritshmeria pothuajse eshte kethyer ne nje manketh dhe mosbesim.

  3. Albana says:

    Mendoj si profesori se PS i zgjodhi kandidaturat ne menyre autoritare, dhe arbitrare, kjo do tju japi me shume mundesi sidomos ne Tirane kandidatit te pavarur Gjergj Bojaxhi te fitoje shume me teper terren.

  4. Fiqirete Shehu(lugat) says:

    KY ‘SORRA’ ME PSEUDONIMIN ‘PELLUMB’ ME SE ESHTE MARRE KUR KA QENE I RI,PO TANI ME SE JETON KUR FEMIJET SHQIPETARE PO VDESIN 25 VJET NE VARFERI?Per ke agjenture punon tani zoti ‘YLLI’?

  5. Zborist ne Devoll says:

    PS-ja,mbas zgjedhjeve lokale,duhet te largoj drejtoret e emeruar,sidomos ata qe kane qene titullar neper bashki !
    Kontaktet e gjalla i perdorin per presione mbi administraten,per perfitime ekonomike,duke ajell abuzime me detyren !

  6. sportdashes says:

    “MBETET PER TE SHPRESUAR NGA INSTIKTI I VETMBROJTIES I PS DHE ELEKTORATIT.”

    Keshtu thote ky “filozof” i plakur. Por perseri ka frike te artikuloje qarte se nga kush duhet ta mbroje.

    Behu more burre te pakten tani ne moshen e trete,dhe thuaj shkoqur qe PS duhet te mbrohet nga ai qe po e shkatrron ate, duke e shndrruar ne nje parti pa identitet, i cili nuk pyet as per strukturat e bazes se PS-se, as per statut,as per transparence ne perzgjedhjen e kandidaturave. Ky kryetar i zgjidh te gjitha keto probleme me mendjen e tij dhe ortakut te kahershem.

  7. dn says:

    Shit shit,e dell tjetri e na thot se Partia eshte me veliaj-n!

  8. Servet Katovica says:

    -KY ESHTE AI SERVETI FILOZOF E NENDREJTOR I SHKOLLES SE PARTISE?
    -KY ESHTE AI SERVETI QE EDHE KUR I VELLAI ISH KRYETAR I DEGES SE PUNVE TE BRENDESHME NE DURRES PER KRIMET NDAJ SHQIPETAREVE U DENUA NE SPAÇ?
    -KY ESHTE AI SERVETI QE KUR ISH SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS NANO I THOSH NGA BURGU QE PARTINE E KE BERE KENETE?
    -Ky eshte ai filozofi i ‘deklasuar’ qe drejtoi kuvendin e HAJDUTEVE te parlamentit shqipetar?
    -Ky eshte ai Serveti qe ka vjedhur e ka pasuruar femijet deri ne brezin e dhjete.
    -KY ESHTE AI MENDER FILOZOFI QE PER TE MBULUAR KRIMET E HAJDUTERINE U THOTE SHQIPETAREVE SIKUR TE JENE BAGETI QE ‘FAJIN E KA KATOVICA’?

  9. Koco Grecoja says:

    Sa per ate qe po behet me PS eshte e vertete . Por nuk mund te rrij pa komentuar per se si disa komentuse shajne dhe ofendojne mbrapa pseudonimesh dhe pa pike argumentash duke treguar injoracen e tyre ne breza . Shume njeres thone qe enveri na beri keshtu por duket qarte qe e paskemi ne gjak ligesine shpifjen urrejten . Me duket se po humbas kohen kot me njeres qe nuk behen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje