Kryeministria: Ja pse ka shkuar Rama në Turqi

29 Prill 2015, 13:08Politika TEMA

Kryeministria iu është përgjigjur akuzave të PD-së, në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

Kryeministria tha se Edi Rama është duke zhvilluar sot një vizitë njëditore në Stamboll ku do të marrë pjesë në forumin e njohur publik të organizuar nga think tank “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve).

Takimi është edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij organizimi, ku më parë kanë marrë pjesë si të ftuar nderi autoritete të larta vendase e të huaja në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit.

Tema e këtij takimi është “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”.

Në takimin e sotëm, ku i ftuari i nderit është kryeministri shqiptar, do të marrin pjesë mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.

Kjo vizite e kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për tu takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj të interesuar për të investuar në Shqipëri.

Për të hequr çdo “merak” të Partisë Demokratike vizita e sotme është koordinuar nga konsullata e përgjithshme e Republikës se Shqipërisë në Stamboll dhe njësoj si në të gjitha rastet e mëparshme do t’i bëhet me dije edhe publikut shqiptar përmes kanaleve të informimit publik.

Me keqardhjen e zakonshme për fjalorin e ulët nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, është e udhës te rinënvizohet edhe sot se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashke me atë pushtet në 23 qershor 2013.

Por fatkeqësisht ajo kohe është ende në mendjen e atyre që mbajnë peng sot e gjithë ditën opozitën e Shqipërisë, te cilëve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra“, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë./gj.k/

11 komente në “Kryeministria: Ja pse ka shkuar Rama në Turqi”

  1. janaq says:

    Turp per opoziten qe shpif. Sa per dijeni ishte z. Berisha ai i cili i shiti dy prej hidrocentraleve te vendit KURUM-it.

  2. tfgs says:

    vazhdo o Ram ti frysh marmides se Erdoganit,madje hipur mbi nje ”sofra”……………

    1. wwww says:

      Tfgs ik ore korrak i Anastasit su beri ti qafpalare brekgrisur te diskutosh per Edin

  3. aqifi (po i verteti ama) says:

    Ka mbaruar realisht! Tani “shefi i madh” i ben punet vete pa patur nevoje per seksere…

  4. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” says:

    PD-ja paska informata shume te sakta per NUROL HOLDING http://www.nurol.com.tr/en.

    NUROL eshte e lidhur me Edi Ramen nepermjet Arben Ahmetajt.

    Damjan Gjiknuri eshte kundra se kjo firme turke qe merret me hotele nuk ka eksperience ne hidroenergji (ka vetem 2 HECe 15MW dhe 60MW http://nurolenerji.com.tr/).

    Rama don t’ja japi Skavicen NUROL me prokurim te drejtperdrejte, per te cilen Damjanit nuk ja mban…

    RILINDJA E VJEDHJEVE VAZHDON

  5. Geri says:

    Nuk kisha parë asnjëherë që ndonjë kryeministri tjetër shqiptar ti bëhen kaq ftesa dhe nderime të larta! Edi mëbbën vërtet krenar për përfaqësimin dinjitoz që na bën gjithkund!

    1. tfgs says:

      dhe sidomos kur keto ”nderime te larta” behen nga me te ultet dhe te parespektueret e Evropes,turqit……………

  6. FCB says:

    Mos ka shkuar me hap Ekspozite .

  7. argita says:

    Bravo Rama. Po punon fort per Shqiperine. I pari kryeminister qe po na perfaqson sic duhet ne cdo shtet ku vete.

    1. argita says:

      Pergezime kryeministri per te gjitha nismat e nderrmara,dhe per perfaqsimet dinjitoze qe na ben.

  8. danoci says:

    ku ka turp ajo lloj partie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje