Raportimi në KQZ/Teliti: Në Durrës po rritet artificialisht numri i votuesve

4 Maj 2015, 20:35Politika TEMA

Specialisti i gjendjes civile Armand Teliti ka paraqitur në KQZ raportin mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, maj 2015.

Sipas Telitit, në Durrës po rritet artificialisht numri i votuesve. Ai tha se janë nënshkruar kontrata qiraje nga ndërmarrja komunale e Durrësit dhe se vetëm në muajin prill, në Durrës janë shtuar 2200 persona.

“Ka një rritje jo natyrale të numrit të zgjedhësve në mars dhe prill në bashkinë e Durrësit. Sipas konfigurimit të ri, në bashkinë e Durrësit ka patur mesatarisht 83 votues në muaj shtese. Nga ekstrakti shkurt deri në mars ka patur mbi 200 votues të shtuar. Në bashkitë e tjera, situata eshte tërësisht e ndryshme, psh. në bashkinë e Elbasanit ka 162 votues të shtuar. Në Tiranë, ne periudhen mars-prill  ka patur 1305 zgjedhës të shtuar”, theksoi ai.

Sipas tij, në përfundim të këtij auditimi, ekziston një dyshim se ndodhemi përpara një zhvendosje të votuesve për qëllime elektorale. Ndodhemi përballë një krimi elektoral.

Sipas tij, kjo lëvizje është bërë me qëllim, duke hedhur dyshimet se kjo gjë është bërë nga kryetari aktual i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

“Janë firmosur kontrata qiraje nga Ndërmarrja Komunale Plazh, e cila është nën administrimin e Bashkisë. Po ashtu, jane bere kontrata me Bashkinë e Durrësit, në godina që dihet botërisht se janë të zëna nga persona të tjerë. Kontratat e sipërmarrjes nuk janë kontrata që mund të bëhet një leje banimi. Në momentin që në kontratën e sipërmarrjes thuhet që godina do t’i vihet në dispozicion blerësit 15 muaj pas nënshkrimit, nuk mund të shkojë të banojë pa përfunduar. Sipas ligjit, qytetari duhet të banojë realisht aty dhe duhet që të bëjë deklarimin 30 ditë pasi ka blerë ose ka firmosur një kontratë qiraje”, tha Teliti. /gj.k/

11 komente në “Raportimi në KQZ/Teliti: Në Durrës po rritet artificialisht numri i votuesve”

  1. Billy says:

    Armand Teliti ka qene drejtor i pergjithshem i Gjendjes Civile ne kohen e Berishes. Tani si strehe e atyre qe kane ik nga puna eshte bere KQZ.
    Mire jua ben Telti ketyre te PS-se, perderisa keta ja lene KQZ-ne Berishes.
    Berisha e ndrroi KQZ brenda nates kur ishte ne pushtet. Dale, dale! Nuk kani pare gje akoma nga KQZ e Berishes.

    1. neda says:

      Ne na duhen zgjedhje te drejta, zgjedhje demokratike,prandaj qeveria duhet te jete shume e kujdesshme sepse PD nuk ka bere asnjehere zgjedhje te drejta ne kete vend, por i ka vjedhur ato, te fitoje ai qe te marre realisht votat e votueseve dhe kjo eshte e rendesishme per demokracine.

  2. xhino says:

    Ky Armando Teliti duhet te ishte ne burg sot, po i ka shpetuar drejtesise me kot, per shperdorimet ne detyren e kryetarit te keshillit te qarkut te Durresit, ka qene drejtor i pergjithshem i gjendjes civile dhe c’nuk ka bere me listat zgjedhore dhe ky na ben si i ndershem tani. yytttt!!!!

    1. winxi says:

      Po ky eshte anetar i keshillit kombetar te PD, mjafton t’i hidhni nje sy dhe ky normal qe per te justifikuar humbjen e grixhes, do sajoje c’mos, po beni c’te doni, deshtimin tuaj nuk e shmangni dot.
      http://pd.al/keshilli-kombetar/

      1. serena says:

        Kshu eshte kur mbahen ne pune qelbesirat e PD-se, qe ca s’ka bere me listat zgjedhore kur ishte drejtor, i sherben interesave politike dhe tani do te pengoje procesin zgjedhor.

  3. tony uk says:

    Jo moj Teluqe nuk po ngrihen artificialisht se nuk eshte me llumi juaj ne pushtet.Thuaj me mire qe betejen ne durres e keni te humbur,dhe mos na nxirr alibi imagjinare!akoma ste kane marre te pandehur ty??

  4. reali says:

    Keta qe po shperngulen ne Durres, jane pjesa derrmuese durrsaket qe cvendosen gjendjen civile ne 2011 per te votuar per Lulezim Bashen.Tani meqenese Tiranen e dine qe e kane te humbur po i kthejne bashke me nje pjese banoresh te Tiranes,qe te fitojne Durresin.D.m.th po bejne ate qe bene para 4 vjetesh per Bashen.
    Po bejne dhe gjoja sikur e denancojne qe edhe nese humbet Grida Duma, te justifikohen duke thene se zgjedhjet u manipuluan me votues te importuar.
    Jane kaq perverse saqe ato poshtersira qe bejne vete ja hedhin PS.Dhe keshtu kane bere 25 vjet rresht.

  5. sali bastardi says:

    Si ka thene njehere sali shpella ? Ju votoni, une numeroj.

  6. coli says:

    ky telitja ka ndjekur gjithmone ket kurs ne kohen e saliqenit tani po i perdore keto si fakte si ka mundesi edhe kur ishte ne pushtet pd dako gjithmone fitonte perballe cdo force politike dhe berisha nuk ka mundur ti afrohet

  7. Emigrant says:

    Zoti Teliti mbaj mend ne Tirane ne zgjedhjet e e 2011 e 2013 nuk late lavozho pa e regjistruar sikur banonin maloket e zbritur nga malet e veriut te shqiperise Ju atehere kini qene me duket Drejtor apo jo.

  8. ERMAL says:

    PO VANGJUSH HAJDUTI VETEM ME PISLLIQE PRETENDON ME FITU SE PERNDRYSHE SKA MUNDESI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje