Kreu i Grupit parlamentar demokrat Edi Paloka nuk është paraqitur në seancën e parë në Gjykatën e Lartë, ku është paditur nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për shpifje.
Në seancën e zhvilluar në orën 11:00 të paradites u paraqit vetëm Ministri dhe avokati i tij.
Relatore e çështjes është Ardiana Fullani, bashkëshortja e ish-Guvernatorit Ardian Fullani.
Gjykata e shtyu seancën për datë 25 maj, me argumentin se Posta nuk kishte sjellë konfirmim që Paloka kishte marrë dijeni për seancën. Dhe të mendosh se adresa e njoftimit është Kuvendi i Shqipërisë, 150 metra distancë nga selia e Gjykatës dhe jo një adresë e panjohur.
Ministri tha në seancë se mund të gjendej një datë më e afërt për seancën e rradhës, por gjyqtarët pohuan se kanë shumë ngarkesë, mësoi TemA.
Pas seancës, Ministri Tahiri tha se nuk kishte ndërmend të pajtohej me Palokën, por priste ballafaqimin në Gjykatë.
“Unë kam besuar që detyra jonë si përfaqësues, si politikan, si qytetar mbi të gjitha të jap një kontribut që sistemi i drejtësisë të funksionojë dhe kjo jo vetëm nëpërmjet deklaratave në publik, jo vetëm nëpërmjet akteve që miratohen në parlament, po edhe duke dhënë shembuj personal për si duhet të sillemi para Gjykatës.
Sot zoti Paloka nuk u paraqit me pretekstin se nuk ka marrë njoftim. Unë po prirem ta besoj që nuk ka marrë njoftim, megjithatë edhe në seancën tjetër, qoftë edhe nëpërmjet jush të marrë njoftim, të gjejë kurajo dhe të vijë në gjykatë të vërtetojë akuzat që ka bërë ndaj meje, në të kundërt ka detyrimin të mbajë përgjegjësi për shpifjet që ka bërë përpara publikut për detyrën që unë ushtroj dhe për personin tim.
Unë besoj që është shumë e rëndësishme që të vendosim një standard drejtësie në mënyrën e të bërit politikë, unë nuk mendoj që qytetarët të pranojnë ende të flasësh kuturu edhe pse ke të drejtën të mbash një mikrofon në dorë. Unë nuk mendoj që qytetarët të pranojnë ende që drejtësia të jetë me dy standarde, një standard për qytetarët, një standard për pushtetarët. Unë nuk mendoj që ne mund të pranojmë ende drejtësinë me dy standarde, një standard për të varfërit që dënohen, një standard për të pasurit, të pushtetshmit që nuk dënohen, por taksohen ose amnistohen. Ky është standard që unë mund ta pranoj në çdo ditë të detyrës sime dhe në çdo ditë të qenies sime si qytetar në Republikën e Shqipërisë me të gjithë fuqitë që kam që jeta këtu të behet më e drejtë dhe ligji të vihet në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Kam shumë dëshirë të investoj besim tek sistemi i drejtësisë, ndonëse provat që ka dhënë në vazhdimësi lënë plot vend për tu dekurajuar, por unë nuk jam nga ata që dekurajohem jam nga ata që besoj shumë fort nëse bëhemi të gjithë bashkë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi ja dalim që edhe drejtësinë ta detyrojmë që të japim vendime të drejta për qytetarët pa dallim”, tha Ministri.
Gjatë fjalës së mbajtur në një mbledhje të zhvilluar në Lezhë në 13 janar 2015, me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka deklatonte “Kemi një vit e gjysmë dhe ai zotëria ka arritur një rekord ka arritur të bëjë që qytetarët e tij ta urrejnë. Del Saimir Tahiri dhe thotë denonconi krimin, Saimir Tahiri të gjithë e dinë në Tiranë, sepse e kanë parë, është shoferi i Emiljano Shullazit”.
Këto akuza janë pjesë e padisë së Ministrit Tahiri.
Te dy palet jane copa m…., por njera pale lepihet nga TEMA.
te hetohet paloka se na hapi barku ne e dy me akuza te rrme ky
paloka llapaqen dhe thuthuq me ato shpifjet e veta
E drejte! Kush akuzon ose te provoje ne instancat perkatese ate cfare thote ose ne te kundert te marre pergjegjesi per shpifje. Duhet te marre fund gjuha e shpifjeve dhe e perbaltjes se kundershtarit politik pa kurrfare argumenti.
Akuzat e pabaza nuk i sherbejne askujt. Hedhjes se “helmit” duhet ti jepet fund. Z. Paloka pak kohe me pare akuzoi edhe kryeministrin Rama mirpo nuk vertetoi asnje nga akuzat e hedhura. Paloka u justifikua me shprehjen : ” he se akuze politike eshte, nuk ka pse merret seriozisht”, pikerisht kesaj gjeje i duhet dhene fund. Kush akuzon te vertetoje akuzen.
Kam vene re qe shumica e PD-istave nga qe e dine qe jane te dhjere perpiqen te dalin ne barazim duke thene dy palet keshtu, te gjithe jane njesoj e the. S’kam degjuar prej vitesh ndonje te thote se ne jemi me te mire
ministri qe ka barren e te gjithe shtetit dhe dalin kta pd-istat e pergojojne palidhje
u bo dhe paloka me fol per tahirin kur per kte ska pas goje asnjoni me fol or ti burr