Basha në Kukës: Votoni PD më 21 Qershor, ulim taksat dhe cmimin e energjisë

19 Maj 2015, 12:09Politika TEMA

“Me votën për Partinë Demokratike, në 21 qershor ju do të votoni për alternativën tonë, për uljen me 25 % të çmimit të energjisë dhe faljen e gjithë kamatë-vonesave anembanë Shqipërisë, për të mbajtur hapur të gjitha universitetet publike dhe filialet e tyre nga Kukësi, Peshkopia e kudo ne Shqipëri dhe për të ulur tarifat studentore në nivelin e  mëparshëm”. 

Kështu iu drejtua Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të rinjve në Kukës gjatë një takimi të zhvilluar me to në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Pasi është njohur me problemet e të rinjve dhe familjeve kuksiane, Basha theksoi se kjo situatë nuk ka asnjë zgjidhje nga dyshja Rama-Meta, se për ata punësimi nuk është prioritet. 

Ata merren ditë për ditë me opozitën sepse nuk kanë çfarë të thonë. Sepse premtuan 300 mijë vende pune dhe nuk hapën asnjë vend pune, sepse premtuan shëndetësi  falas dhe e kanë katandisur ne ditën e saj më të zezë.

Ne u ofruam mundësinë në parlament, duke ofruar amendamentet tona për heqjen e taksave, për uljen e taksave për bizneset që të krijonin më shumë vende pune, nuk i pranuan, i shkelën, i hodhën poshtë.  Ai nuk ka ofertë, ai nuk ka zgjidhje sepse për të punësimi juaj nuk është prioritet.

Ka dy vjet që e ka provuar. Për mua, punësimi i shqiptarëve, punësimi i të rinjve është prioriteti numër një”, theksoi Basha. 

Duke iu referuar rastit të dhunës policore në Kukës, ku qytetarët po protestonin për energjinë elektrike, kreu demokrat theksoi se kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe sot u ofron qytetarëve vetëm dhunë dhe mjerim.

Basha ka theksuar se platforma e Partisë Demokratike parashikon ulje të çmimit të energjisë dhe falje të kamatë-vonesave. 

Ulja e taksave dhe rikthimi tek taksa e sheshtë është prioritet i Partisë Demokratike në nivel qendror dhe vendor. 

Me uljen e taksave do u mundësojmë bizneseve jo vetëm mbijetesën e tyre por edhe hapjen e vendeve te punës dhe paga më të mira për punonjësit. 

Me taksat e rritura shkaktuan krizë ekonomike, eksod për shqiptarët, varfëri për shqiptarët, papunësi për shqiptarët, çmime të larta për shqiptarët, për vete kridhen në lukse të papara. Ne së bashku do të hapim rrugën e taksave të ulëta, më të ultat në Ballkan dhe rikthimin e taksës së sheshtë në të gjitha nivelet”, tha Basha.

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu  tha se ne nuk mund të pranojmë që kryebashkiaku të punojë vetëm për familjen e tij, siç ndodh në Kukës ku djali i Hasanit është drejtor dhe Pallati i Kulturës është shndërruar në  zyrë të tij. 

“Brenda pallatit të Kulturës, një pjesë të pallatit të kulturës, kryebashkiaku ia ka dhënë djalit të tij. Kur e pashë që ai e kishte bërë zyrë për një drejtori që drejtohet nga djali i tij, thashë: Vendimi i parë që do jetë, si kryebashkiak i ardhshëm të largohet sa më shpejt dhe t’i kthehet qytetarëve pallati i Kulturës”, theksoi Bashkim Shehu.  /gj.k/

9 komente në “Basha në Kukës: Votoni PD më 21 Qershor, ulim taksat dhe cmimin e energjisë”

  1. gerti says:

    Partia juaj dergoi ne kolaps sistemin energjitik duke krijuar ate grope te madhe. Si ke fytyre e mashtron ne kete menyre. E katandiset kete vend simos me keq si rezultat i keqqeverisjes tete vjecare e tani u shisni moral shqiptareve, turp.

    1. Lagunari says:

      Hajde ne Tirane, e ke lene kryeqytetin ne meshire te fatit. U be kater vite qe je ne krye te bashkise e nuk ke bere asnje investim. Ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave dhe kapaket e pusetave e ti del e shet dengla. Jep llogari perpara qytetareve te Tiranes.

      1. BUFON says:

        Po premton Lulzim Basha i cili ne vitin 2011 premtoi: kartat e studentit, Tramvajin, Terminalin, zgjatimin e Bulevardit, krijimin e hapsirave te gjelberta, hapjen e qendrave rinore etj. Pyetja qe shtrohet eshte sa nga keto realizoi? Asnje, as edhe nje.

  2. MARSEL says:

    Filloj e hapi thesin e genjeshtrave dhe mashtrimeve Lulka e Sales.

  3. cimi says:

    ik o mashtrues ikkkkkkk

  4. ILIRIA says:

    ASNJERI KRAH POLITIK NUK BESOHET ME SI NE PUSHTETIN QENDROR EDHE NE PUSHTETIN LOKAL SEPSE TE DYJA KRAHET PER SA KOHE KANE PATUR PUSHTETIN I KANE CUAR TE GJITHA CMIMET DHE TAKSAT NDERSA NE KETE NJE MUAJ PO NA NGOPIN ME GENJESHTRA NGA ME TE PABESUESHMET. FALEMINDERIT

  5. Meti says:

    O kokrra e mashtruesit. Ti qe vec vodhe, betonove e ike si hajdut.

    Ju vidhni e hani leket e vjedhme jashte shqiperise, e ne rrime ketu e

    semuremi nga kanceri qe na shkaktoni ju, plehra!

  6. TOMORRI says:

    ka ikur per lesh luli a mendon para se te flase ky njeri qen 8 v jet vetem vodhen shite kete vende bashke me kryeajdutet e LSI akoma mendojne se do ti hae populli keto pallavra turp e te shporren nga faqa e dheut te mos dalin se na neveriten jeten ne kete vend

  7. rimi says:

    Pune dhe dinjet, per kete kan nevoje shqipetaret jo ti fusesh thiken pas shpine pasi i ke marre votat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje