Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mori pjesë sot në konferencën me temë “Menaxhimi i Sezonalitetit të Turizmit Shqiptar”, e cila u organizua me rastin e 10 vjetorit të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Ministri Ahmetaj theksoi se viti 2015 do të jetë një vit më i mirë për turizmin dhe do të shënojë një moment kthese për këtë sektor.
“Në një periudhë tranzicioni kur politika ka qenë e fokusuar tek tranzicioni, diku plot, diku kot, sektori i turizmit ashtu si milingonat, ka krijuar me shumë vështirësi atë rrjetin e vet të bukur, që sot më bën mua të vij këtu me krenari dhe të them që po, Shqipëria sot është e bukura e Ballkanit, dhe sot ne i referohemi si “Europa e pazbuluar”.
Kjo më bën mua qëtë them me krenari, (dhe jo falë punës sime por falë punës suaj), që viti 2015është viti më i mirë për turizmin, është më i miri për turistët, është më i miri për mikpritësit që jeni ju, që janë strukturat akomoduese, hotelet apo resortet dhe patjetër rrjedhimisht, duhet të jetë më i miri për ne që të shohim më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, por mbi të gjitha, do shohim ato pikët e dëshiruara në rritjen ekonomike”, tha Ahmetaj.
Ministri theksoi gjithashtu se ligji i ri “Për turizmin” që po diskutohet aktualisht në Parlament dhe paketa mnbështetëse për këtë sektor do ta bëjnë vendin tonë më konkurrues në rajon për investime.
Ligji do t’i detyrojë operatorët në kuptimin më pozitiv të fjalës, që të strukturohen qoftë në aspektin e formalizimit, qoftë në aspektin e organizimit si përfaqësues të sektorëve. Është kërkuar nga industria vendosja e yjeve për hotelet. Ne do t’i vendosim yjet. Unë besoj tek disiplina, por tek vendosja e yjeve besoj edhe në një aspekt tjetër; jo thjesht tek nominimi i yjeve, besoj tek nxitja që do t’i bëjë vendosja e yjeve konkurrencës për t’u ngjitur nga një yll në dy yje, nga dy yje në tre yje, në katër apo në pesë yje edhe nëse doni më tej, pra për të nxitur konkurrencën në mënyrë që të gjithë operatorët turistikë të bashkëpunojnë, që nga Suedia, Polonia, Sllovenia, Çekia, Italia apo vendet arabe, shumë shpejt dhe Kina, të dinëçfarë presin nga shërbimi këtu.
Sfida e turizmit shqiptar është shërbimi. Do t’ju ilustroj një shembull që njëkohësisht ka pjesën e vet problematike. Unë shkoj shpesh në jug, në Gjirokastër, dhe pyes sipërmarrësit, pyes bizneset çfarëndodh me ta?! Herën e fundit më dhanë informacione shumë interesante. Më thanë që sezoni turistik ka filluar dy muaj më parë, pra nuk ka filluar në maj, por ka filluar në mars. Dhe kur i pyes për të ardhurat, më thanë që janë rritur me herë. Ka kaq shumë kërkesa, Gjirokastra ka 1200 shtretër dhe i ka të shpërndara në struktura turistike të vogla, dhe e ka të pamundur të presë grupe të mëdha turistike si ato që po vijnë nga Suedia. Pra sfida e shtrimit të strukturave mikpritëse është e para dhe ia vlen që dhe sektori i ndërtimit tani të fokusohet në këtë industri duke përmirësuar, apo ndërtuar më shumë struktura mikpritëse të harmonizuara me agroindustrinë. Kjo strukturë do duhet ta orientojë sipërmarrjen në këto drejtime dhe ligji nuk është shkop magjik, ligji nuk sjell mrekulli ditën e dytë. Ligji krijon premisa, janë këto organizata qëmësojnë vit pas viti nga ajo çka ndodhi vitin e kaluar.
Ahmetaj ka folur edhe per sfidat e ketij viti ku tha se sfida eshte qe nga turizmi te ardhurat ne 2015 te shkojne ne 1.3 miliarde dollare
“Turizmi në vitin 2013 solli 1.1 miliardë dollarë, në 2014 solli 1.3. Ne duam të sjellim 1.3 e sipër këtë vit. Janë para që shkojnë për ekonominë, janë para që shkojnë në bizneset e sektorit. Thënë kjo, ky është potencial shumë i madh, një bukuri natyrore e rrallë, një kuriozitet kulturor fantastik. Promovimi është një nga elementët bazë që unë e quaj si reforma e 6 strukturore, pra përmirësimi i imazhit.
Kemi ndryshuar shumë në këto vite, mirëpo diferenca midis intensitetit të ndryshimit tonë dhe intensitetit të promovimit është e madhe. Rruga Egnatia është në mendjet dhe në ADN-të e shumë e shumë njerëzve dhe është në kuriozitetin e shumë e shumë turistëve, është fantastike dhe duhet ta promovojmë, dhe lajmi I mirëështë se në një takim dje me Ambasadorin Suedez dhe drejtorin e USAID, ata më lajmëruan zyrtarisht se kanë akorduar një fond prej 6 milionë dollarësh i cili do të jetë në funksion të turizmit dhe do të përfitojë sipërmarrja private për të përmirësuar strukturat e veta mikpritëse”, u shpreh ministri
turizmi eshte nje nga pikat kyce te rritjes se ekonomike shqiptare. mire administrimi edhe investimet e duhura ne turizme eshte rruga e duhur per te patur nje ekonomi te gjalle.
paketa lehtesuese qe do kete per investitoret do kene nje bum shume te madh ne rritjen e investimeve. edhe saj te investimeve shqiperia do ket nje turizem me te mire edhe nje bumm turistesh edhe ne saj te tyre do kemi me shume rritje ekonomike nga te ardhurat qe do vine nga turistet!
Kemi vijen me te bukur bregdetare. pa harruar alpet e bukura nga valbona ne llogara. kemi aq shume mundesi sa qe te kthehemi nje fuqi turistike ne ballakn prandaj duhen investimet e zgjuara qe ta rrisim turizmin deri ne kte faz. edhe besoj shume qe kto paketa per turizmin do ta cojn ne drejtmin e duhur!
PO PO, TE GJITHA TE BUKUR I KEMI, BILE KEMI BUKURI TE EGRA, BILE BILE EDHE NJEREZIT I KEMI TE EGER. E KE VENE RE KUR TE THONE MIREMENGJES, NQS KE FATIN TE TA THONE, TA THONE SIKUR PO TE HEDHIN NAJ KOVE UJE SURRATIT.
eshte mundesia me mire qe turizmi te promovohet akkoma edhe me shume. investimet e huaj do rrisin me shume turizmin sepse do jene nje siguri me e madhe per turistet e huaj!
Me ne fund lajme te mira per turizmi. kjo tregon se me shume rendesi po e sheh qeveria sot turizmin ne shqiperi. po e sheh si nje nga mundesite me te madhe te rritjes ekonomike.
Pa u futur fare ne politike duhet per pergezojme ministrine e ekonomise per punen qe po ben me turizmin e vendit tone.
Jo vetem qe po promovohet vendi yne jashte vendit gje qe terheq shume turiste por edhe po kujdeset shume per vendet turistike
Porjekte te tilla qe kane si synim zhvillimin e vendit jane ne te mire te vendit. Per aq kohe sa sjell zhvillim te gjithe e mbeshtesim. Te mos harrojme qe ekonomia eshte frymemarrja per nje shtet.
Ahhh sa me pelqen..”shqiperia e bukura e ballkanit ”
me ne fund nje qeveri qe mendon me shume per shtetin sesa per interesa personale
me ne fund do zhduket informaliteti ne turizem. do jemi me dinjitoz te reklamimi i shqiperise jashte edhe do kemi me shume turiste qe do ndikojn drejt per drejt ne rrijten ekonomike te shqiperse.
Te jemi te konkurueshem ne rajon e me gjere sa i perket turizmit. Per te arritur kete kemi nevoje per me shume investime gjithsesi e rendesishme eshte qe jemi ne rrugen e duhur.
Nuk duhet te harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi ne tete vite keqqeverisje te se djathtes. Per te rikthyer ne normalitet mjaft sektore qe ishin ne prag kolapsi ishte mese e nevojshme ndermarrja e reformave. Reformat padyshim qe shkaktojne dhimbje por nuk do vonoje qe do japin efektin e tyre. Me rendesi per ne eshte qe ekonomia e cila eshte lokomotiva e nje vendi eshte ne rrugen e duhur.
Per turizmin skemi cte themi se po punohet shume!!
Qe nga promovimi qe ju be shqiperise e deri tek puna qe po behet tani duke filluar nga ndihma per bizneset apo edhe kujdesi qe po tregohet per zonat turistike
sa po zhvillohet turizmi shqiptar tani nuk eshte zhvilluar asnjeher ne keto 2 dekadat e fundit. po shfrytezohen te gjitha mundesite qe kemi per te thithur sa me shume turiste apo investitore dhe nuk mund te themi kurrsesi qe kjo nuk do ndikoje tek rritja ekonomike
qe jane rritur turistet ne vendin tone kte e ndjejme te gjithe. cdo dite shohim turiste te huaj rrugeve te vendit tone dhe te vjen kaq mire kur sheh sesa e pelqejne ata shqiperine apo ne shqiptareve. Nuk mund te tregohemi hippkrite dhe te leme pa pergezuar edhe qeverine qe po merret me turizmim
Reformat e ndermarra te dergohen deri ne fund po u vazhdua keshtu shume shpejt do japin efektin e tyre.Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit. Investimet ne kete sektor duhet te jene te medha. Duhet te jemi te konkurueshem ne rajon.
Pervec reformave ne te gjithe sektoret i duhet kushtuar rendesi fushes se turizmit. Nje turizem i zhvilluar sjell rritje te numrit te turisteve kjo shkakton ardhjen e kapitalit te huaj ne Shqiperi gje qe reflekton rritjen ekonomike te vendit. E rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare.
Ik mo kokrra e halabakut
….ç’fare turizmi thua ti kopil pizeveng kur nuk eshte zgjidhur çeshtja e pronave te bregdetit. Apo flet per turizmin e sateme…
Ah-ben Ah-metaj,
Po gjej nje me fantazi mor klysh, se dallohet menjehere te gjitha lavderimet i ben nje dore. Babuin ishe babuin ngele. E konsideron turizmin si rishitje te impulseve telefonike.
ca thu mor pinxhuk .. vetem me vjedh e ke mendje. a e di shefi yt ca ben gjith diten ??? je pleher e kaluar pleheres.. turp moj shqiperi ne dore te kujt ke lene ekonomin e turizmin… apo thuaj muti kala dhe s na plas per sasine e mutit dhe as llojin qe shtohet cdo dit. hiqe kete mutin mor km ce mban aty se te qelbi.. gjithe diten duke i kerku leke bizneseve
Turizmi dhe shqiperia jane ne planete te ndryshme.
Nejse, sa per lajm qe te dale pak ministri ne TV ja vlen.
Ishte ky qe para disa muajve nxori nje lajm te madh ne TV, “jane falur gjobat e bisneseve” e qe ishte nje rren mediatike. Njesoj si halete e saliut asnje gje nuk i kene lene mangut.
Turiste te “huaj” ne Shiperi jan Kosovarer, SHqiptarer e Maqedonise, Malit e zi, edhe atyre qe jetojne jash vendit. Se turistet gjermane, angleze, franceze, amerikane nuk jan aq mazokist qe te vine ketu.