Veliaj drekë me një familje të ish-Frigoriferi- Program i detajuar për çdo lagje të Tiranës, njerëzit duan gjëra konkrete

24 Maj 2015, 14:33Politika TEMA

Legalizimet, shkollat me dy turne, rrugën me gropa e pa ndriçim, si dhe mungesa e hapësirave të gjelbra, janë problemet e përditshme që familjet shqiptare diskutojnë sot në tavolinën e tyre të bukës. Këto ishin edhe shqetësimet e familjes së Mentor Koçit, nga zona e ish Frigoriferit në Tiranë, e cila priti sot në një drekë familjare kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Biseda në tavolinën e bukës ishin problemet që kjo familje, ashtu si shumë familje të tjera të zonës, kanë me legalizimet dhe rrugën e pashtruar.

“Këtë rrugën këtu e kemi shtruar vullnetarisht. Mblodhëm ca lekë, rreth 20 vetë, kanalet e zeza i kam punuar vetë”, u shpreh Mentor Koçi, i shqetësuar për dy nipërit e vegjël dhe mbesën e tij, të cilët kur kthehen nga shkolla me dy turne, iu duhet të përballen me rrugën e pandriçuar.

“Në radhë të parë, legalizimet që i keni nisur, i keni nisur shumë mirë. E dyta, një shkollë. Po gjetët vend, është shumë e vështirë… Por, kemi nevojë për një kopsht, çerdhe, një ambulancë, për rrugën, ndriçimin”, vijoi ai.

 “Një nga problemet më të mëdha që kemi janë shkollat me dy turne. Më thonë shpesh çfarë pune ke që merresh me shkollat me dy turne, por Kryetari i Bashkisë për këto është, për shkollat me dy turne. Lagja këtu ka 35 mijë banorë, është rritur trefish, ndërkohë nuk janë shtuar as kopshtet, as çerdhet dhe as shkollat”, tha Veliaj. Ai u shpreh se ka vizituar çdo cep të Tiranës për t’i parë vetë problemet, por edhe për të takuar njerëzit, si dhe ka kuptuar se në këto 4 vjet Bashkia e Tiranës nuk ka vënë asnjë dorë.

 “Absolutisht. Kjo lagje s’ka asnjë gjë fare. Infrastruktura është në gjendje shumë të rëndë”, u shpreh një familjar tjetër.

 Veliaj preku edhe shqetësimin e madh të banorëve të zonës, siç është çështja e legalizimit, duke premtuar se pas 21 qershorit procesi do të ecë shumë shpejt.

 Unë jam me parimin se kur qeveria do, qeveria gjen gjithmonë hapësira. Ne kemi një program, ku prezantuam të gjitha problemet e Tiranës. Një grup me 80 arkitektë dhe urbanistë kanë krehur çdo rrugë, çdo rrugicë. Kemi gjetur dhe ku janë rrugët e shkatërruara, ku mungon ndriçimi, ku s’ka trotuare dhe ku nuk mblidhen plehrat. Unë besoj se këto janë gjërat praktike që duan njerëzit, nuk duan filozofinë e madhe të partive. Kemi identifikuar 246 sheshe që janë sheshe ku, ose mund të bëhet një terren sportiv, ose një qendër kulturore a rinore, ose një bibliotekë lagjeje, ose një kopësht, shkollë apo çerdhe”, tha Veliaj.

 Ai shtoi se kjo është çështje vullneti dhe në këto 4 vjet, Bashkia e Tiranës nuk ka pasur as vullnet as dëshirë. “Kur s’ke ndërmend të merresh me punë, merresh me parti. S’bën dot punë”, tha Veliaj. Sipas tij, këtë vit Bashkia ka pasur 16 milionë euro buxhet për shkollat e reja dhe ka harxhuar vetëm 1.6%. 

“Me 1.6% i bie që këtij i duhen 66 vjet vetëm për të bërë punën e një viti. Si fillim, ne do të ndërtojmë 10 shkolla të reja, 8 kopshte dhe 5 çerdhe. Më mirë të premtojmë gjëra konkrete, se sa të flasim për tram dhe gjëra që s’kanë për të ndodhur ndonjëherë”, u shpreh Veliaj.

11 komente në “Veliaj drekë me një familje të ish-Frigoriferi- Program i detajuar për çdo lagje të Tiranës, njerëzit duan gjëra konkrete”

  1. krios says:

    Programi me i detajuar per cdo lagje, eshte nje ogur i mire per nje pune te suksesshme dhe qe i pergjigjet realisht asaj qe kane nevoje qytetaret, sidomos qe eshte me e lehte per te ballafaquar ne fund mbajtjen e premtimeve dhe llogaridhenien.

    1. fjori says:

      Erionit i urojme vetem suksese, se e dime qe e ka te sigurte bashkine. Kundershtari eshte aq dobet, aq antisocial, sa ne vend qe te vije me nje program, tregon perralla nga e kaluara dhe vetem sa ofendon femrat e grate e ketij vendi.

      1. besart says:

        Epo keshtu fitohet besimi, me gjera konkrete, te realizueshme dhe duke sjelle ne vemendje ate qe realisht ka nevoje qyteti, jo duke premtuar gradacela e trama, qe per nje qytet sa Tirana, do i sherbenin vetem imagjinates se disa politikaneve te paafte e deshtake.

        1. Beni says:

          Keshtu ka lezet, gju me gju me popullin. Vetem keshtu mund te bindesh popullin per programin tend duke ja shpejeguar me detaje. Bravo Veliaj, ti je kryebashkiaku qe duam, ai qe na vjen ne shpi dhe na degjon hallet tone.

    2. Andos says:

      erion veliaj drejtimi duhur epr tiranen

    3. sidi says:

      erion veliaj di si te sillet em qytetaret ai ka komunikim dhe premtimet e tij jan reale e sjan vec mashtrime e genjeshtra sic i ka halim ksova

  2. juventini says:

    nje njeri si erjoni i duhet tiranes qe ka nje projekt, te detajuar per tiranen, nje njeri i afte per te menaxhuar jo nje si halimi qe ti beje taksat e qytetareve te tirane rrush e kumbulla themi ne. halini nuk ka as vizionin me te vogel se si drejtohet nje bashki, lulushi jo e jo e tregoi keto kater vjet qe vetem gjume ka bere

    1. juventini says:

      nje projek i detajuar i duhet tiranes. te percaktohet qarte prioritetet e bashkise dhe erjoni e ka kete, e di shume mire madje. sot tirana ka nevoje per me shume hapsira te lira, per kende lojrash, per qendra rinore, per me shume shkolla, cerdhe, kopshte, per rruge me te mira, per ndricime rrugesh me te mira

  3. ana says:

    ide, risi , pune dhe vullnet element qe e karkaterizojne Erionin, ti je i duhuri per Tiranen . Per ti rikthyer asaj fytyren ehumbur prej kohesh por mbi te gjitha dinjitetin para gjithe kryeqyteteve Europiane si e tille qe eshte

    1. lorena says:

      Tirane eshte zhytur ne mjerim prej kater vitesh Zoti Veliaj e ka nevoje per nje dore te thelle ne te gjitha drejtimeet ne kemi besim te ju

  4. Blerta says:

    Blerta

    Erjon Velia idjoti me i madh i vendit , me nje projekt koti , sepse asnje nga ato nuk i permban sepse eshte po i njejti ai qe ishte tek Ministria E Mirqenies Sociale !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje