Veliaj me banorët e Zall-Bastarit: Do ndërtojmë rrugën dhe një treg të ri për produktet e zonës. Njerëzit presin gjëra konkrete

24 Maj 2015, 11:10Politika TEMA

Ndërtimi i rrugës së Zall-Bastarit është prioritet i kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, pas 21 qershorit. Në një takim me banorët e kësaj zone, e cila me reformën territoriale është pjesë e bashkisë së kryeqytetit, Veliaj premtoi ndërtimin e rrugës 3.5km që lidh Zall-Bastarin me rrugën e Arbrit, si një mundësi për të zhvilluar gjithë zonën.

“Duhet patjetër të mbarojmë shkollën, si dhe të përfundojmë 3.5km rrugë që na lidh me rrugën e Arbrit, si një mundësi për zhvillim. Gjithashtu, është shumë e nevojshme që të kemi një treg për të gjitha produktet e zonës, për çdo njeri që zbret nga Zall-Bastari e që duan të shesin produktet e tyre në Tiranë. Për këto gjëra konkrete do të punojmë çdo ditë, deri në 21 qershor”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se Tirana do të ketë një pikë të re hyrëse dhe banorët e Zall-Bastarit do të kenë akses në këtë pikë të re hyrëse të qytetit, nga e cila do të përfitojnë drejtpërdrejtë. “Është më e vështirë të vish në Zall-Bastar se të shkosh në Vlorë apo në Shkodër. Për 4 vite e shkatërruan Tiranën dhe Zall-Bastarin, mendoni se duhet t’u japim edhe 4 vite të tjera? Ata s’kanë asnjë plan për fshatin. Ne e dimë saktësisht se cilat rrugë duhen rikonstruktuar dhe shkollën në Murriz që duhet ndërtuar”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se kryebashkiaku actual është i paaftë për të bërë ndonjë punë dhe se PD-ja i kërkon votat, jo për ta çuar vendin përpara, por premtojnë se do na çojnë atje ku ishim.

“Kushdo që punon tokën e vet dhe e sjell produktin e tij për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt. Në qoftë se quhesh banor i Tiranës, duhet të kesh të njëjtat shërbime kudo në Tiranë. Ne s’mund të kemi shkollë të mirë në bllok dhe një shkollë të keqe në Zall-Bastar. Nuk mund të kemi diferencime, pavarësisht se ku jeton”, vijoi Veliaj.

Duke prekur problemet e personave me aftësi të kufizuara, Veliaj tha se s’duhet harruar që bashkia aktuale dhe qeveria e kaluar i la 6 muaj pa bukë, sepse i bënë lekët fushatë. “Nuk u dhanë ndihmën ekonomike dhe tani duan që të marrin sërish votën. Njerëzit nuk janë budallenj dhe Shqipëria e ka zgjedhur rrugën: të gjithë do të shkojmë në drejtimin e duhur”, tha kandidati i mazhorancës së majtë për kryetar bashkie i Tiranës.

14 komente në “Veliaj me banorët e Zall-Bastarit: Do ndërtojmë rrugën dhe një treg të ri për produktet e zonës. Njerëzit presin gjëra konkrete”

  1. alex says:

    Ne zall bastar kenaqen vetem me nje xhami me te madhe dhe nje hoxh pak me te c’mendur se ai qe kan

  2. kamela says:

    Po vjen me ne fund dikush me plane konkrete e serioze per ti dhene zgjidhje problemeve te njerezve . jemi lodhur me njerez duke folur si e ema e Zegjos ne maje te thanes e duke na treguar barsaleta

    1. Lagunari says:

      eshte e habitshme se si ka fytyre pd et kerkoje vota per tiranen. po a se kishit bashkine per kater vite pse nuk i bete keto qe premtoni. sepse ajo qe eshte vene re ne ato qe “premton” kosova jane pothuaj te njetat karafillleqe qe gjoaj oremtoi basha dhe nuk beri asgje vecse fjeti

      1. fabi says:

        I kam ndjekur me vemendje te dy kandidatet ajo qe me ben pershtypje eshet serioziteti qe tregon Veliaj dhe batutat pa pike sensi qe perpiqet te bej Kosova . Dikush nga partia e vete duhet ta beje te kuptoje Halimin qe eshte ne kete gare per te shpalosur nje zgjidhje te problemeve qe shqetesojen qytetaret e jo te brockullis

      2. maks says:

        eshte e vertet njerzit jane te lodhur nga premtimet bosh dhe kerkojne gjera konkrete, rruga ne kete zone eshteme shume se e nevojshme se te shkosh ne zall bastars me ate rruge eshte njeloj sikur shkon ne nje qyete larg tiranes

        1. gasa says:

          jane te pacipe fare tipat e shqupit. nuk ben asgje nuk dine te bejne asgje dhe kerkojen vota e t vijne te bejne prape asgje . qesharake

  3. shqupi says:

    sh te sakta zoti veliaj por ka nje problem qe basha i ka bere te gjitha keto. ne tiran tani po e falin buken se bashkia bashes ka bere mrekullira…kur kthehesh pas dhe mendon gjith ato mashtrime te lulit nuk ka sesi te mos ndjehesh keq qe ky qytet qe duhet te kishte sa me sh sherbime u braktis per rrogat e hollandes

    1. tani says:

      erjon veliaj me modelin e suksesshem te ministris qe drejtonte do vazhdoi te bej te njejten gje edhe ne bashkin e tiranes dhe me nje perkushtim edhe me te madh. cdo qytetari i bej thirrje qe mos te genjehen nga shqupi si 4 vjet me pare dhe ta len qytetin e tyre ne duart e interesave te militanteve mafioz te pd

    2. olsi says:

      pd kerkon votat qe te shtoj rradhet e florencave ne bashki dhe mos te len me njeri pa i marr lek per cdo gje. ky qytet nuk ka me nevoi qe te vidhet, ky qytet do qe te punohet dhe do qe te ofrohen sherbimet qe qytetaret i meritojne 100%

    3. franci says:

      po a ka me ftyre pd me kerkuar vota ne tiran?! po si mund ta bej kur deshtoi ne menyre spektakolare kryetari i saj. dhe vin tani nxjerrin halimin qe ben klinika me leket e mikut nga zvicra

  4. dalina says:

    Po Z.Veliaj ka te drejte sepse tiranes i duhen gjera konkrete tashme , u lodhen qytetaret duke pritur tramin qe kurr nuk erdhi , u lodhen duke pritur gjelberimin qe perseri nuk erdhi… Tashme duhen gjera konkrete dhe tirana me 21 qershor do shkoj ne DREJTIMIN E DUHUR –>

  5. Besniku says:

    pas 21 Qershorit Tirana do te shohe rrezultate konkrete Bravo Erion Suksese coje tirane ne Drejtimin e duhur sepse ka vite qe i mungon

  6. Bela says:

    z.Veliaj eshte Kryebashkiaku qe ka nevoje qyteti i Tiranes , kundershtari i tij kosova nuk e di se cfare po kerkon t flasi as vet ai spo e kupton dhe kjo ndodh per arsye se i ka t shkruara t gjitha ca i kerkon plaku merre me lulushin, kursesi nuk mund t votohet kosova sepse ai po ndjek shembullin e dy kriminelve

  7. Santos says:

    Santos

    Po po sigurisht qe do e beni , por gjysmen besoj sepse gjysmen tjeter e fusni ne xhep hahah…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje