Rama: Shans unik për integrimin, s'kemi kohë të mbajmë kokën pas

28 Maj 2015, 10:56Rajoni TEMA

“Europa Juglindore sapo ka lënë pas një vit të parë që prej fillimit të shekullit të 20-të me asnjë konflikt në rajon dhe me aspiratën e popujve tanë për integrimin europian, që shihet si një shans unik”.

Me këto fjalë iu drejtua Kryeministrit Edi Rama të pranishmëve në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet sot në Tiranë.

Ndërsa e konsideroi integrimin si një shans unik për të ardhmen, Rama tha se kjo tregon se nuk kemi kohë të kthejmë kokën prapa, por duhet të shohim drejt së ardhmes për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta.

“Ne nuk mund të ecim të vetëm, por duhet të ecim së bashku, sepse askush nuk është i pacënueshëm.

Ne duhet të inkurajojmë vetëdijen e asaj çfarë jemi, çfarë mund të ofrojmë dhe çfarë mund të përfitojmë.

Bashkëpunimi për sfidat ekonomike dhe politike është thelbësor, kur synimi ynë i përbashkët është Evropa”, u shpreh Rama.

Ai ka vlerësuar se, realizimi i projekteve rajonale do të afrojë popujt tanë dhe e ka cilësuar Samitin e Vjenës një mundësi për të çuar përpara angazhimet e marra së bashku.

“Ky forum shihet si një shans për të kontribuar në mënyrë aktive për të kaluar sfidat e veçcanta. Është thelbësor bashkëpunimi për ndëlidhjet, projektet dhe viizonet. Sfidat që shohim përpara, planet politike besoj se ndihmojnë vendet tona për të përballuar sfidat. Ne kemi parë nga kriza financiare botërore që askush nuk është i paprekshëm. Dhe duhet të zhvillojmë më tej atë se çka jemi, ç’ka përfaqësojmë.

Qëllmi ynë i përbashkët është të bëhemi anëtarë të BE. Besoj fort që do të bëjmë më të mirën Rajonin dhe për tërë Europën. E dimë që nuk është e lehtë, por përpiqemi që të përballojmë sfidat.

Konferenca e Berlinit vuri në lëvizje një proces me disa projekte që do të ndihmojnë për perspektivn e integirmit europian. Këto projekete do të ofrojnë bashkëpunim dhe stabilitet për vendet tona dhe Rajonin.

Jemi të vendosur në qasje tonë për të krijuar një treg të përbashkët për të koordinuar projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi projektt të përbashkëta për ndërlidhjen e infrastrukturës, por jo vetëm”, u shpreh Kryeministri.

Rama shtoi se “ka ardhur koha që të kemi një angazhim të qartë për Ballkanin si një rajon i përbashkët dhe të shohim njëri-tjetrin në një qasje të re e sy të tjerë dhe vetëm kështu Europa do të na shohë ne me sy të tjerë”.

Në këtë forum marrin pjesë kryeministrat e vendeve që lagen nga deti Adriatik dhe Deti i Zi, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja- Hercegovina e Maqedonia.

Ndër projektet infrastrukturore me prioritet është ndërtimi i një hekurudhe moderne që do të lidhë Tiranën me Shkodrën e më pas Malin e Zi, përfundimin e autrostradës Shqipëri – Kosovë – Serbi si edhe ndërtimin e autostradës Trans-Ballkanike që do të lidhë vendet e rajonit me Austrinë dhe Gjermaninë.

Forumi Rajonal Ekonomik i Vjenës zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së. /gj.k/

 

7 komente në “Rama: Shans unik për integrimin, s’kemi kohë të mbajmë kokën pas”

  1. Eljon says:

    E drejte. Me vendeve te ballkanit duhet te kete bashkepunim keshtu ballkani do ece i sigurt perpara. Duhet te leme pas te kaluaren e te investojme per te tashmen e te ardhmen.Ballkani duhet te marre shembullin e Gjermanise dhe Frances.

    1. Dardan says:

      Kosova esht faktori kyqe ne ballkan pa u nohe pamvarsia e kosoves nga serbia nuk ka paqe dhe zhvillim ne ballkan dhe pa u zgjidhe qeshta shqiptare.

      Kote e ka evropa dhe keta lider te ballkanit qe ngren dolli per zhvillim paqe e integrim se po nuk e pranoj serbia pamvarsin e kosoves nuk u zhgjidhe qeshtja shqiptare ne ballkan ne do te pshurrim me paqe me integrim me zhvillim te ballkanit mjaftojn 30 kosovare ne Maqedoni 30 ne serbi dhe 30 ne Male te zi per ta destabizue ter ballkanin.

      1. Para Laci says:

        Dardan, heret a von do e njohe kosoven dhe serbia. si te normalizohen marredhenjet ndermjet popujve te balkanit pak me shum do e shohi dhe serbia se nuk ka rruge tjeter.. Ata e din mir se do e njohin kosoven po ndoshta nuk esht koha e pershtatme per serbet. po e njofti vucici ai mund te humbi votat ne referendum tani per tani.

  2. vizioni i Bashes says:

    Gjatoshi, është dhe dinak (dinak-budalla që i thonë), kërkon të “futemi në grup” me vëndet e tjera në BE, sepse e di që Shqipëria apo Kosova më vete, vetëm tek “Baba Erdogani” mund të shkojnë, sepse në Evropë nuk shkojnë as në shekullin tjetër…

  3. Arjani says:

    Kush laget nga Deti i Zi nga ato qe ke listuar?

  4. buna says:

    Duket qe po behen hapa te sigurta drejt integritetit .

  5. Fjori says:

    Kete thoshte Rama edhe kur ishte ne opozite. Erdhi ne pushtet por serish muzika nuk ndryshoi, ndersa gjendja e shqipetareve po perkeqesohet edhe me teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje