Serbia i bindet SHBA-së, gati të reduktojë varësinë nga gazi rus

28 Maj 2015, 15:35Rajoni TEMA

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar vartësinë nga gazi rus, duke shtuar një gazsjellës të mbështetur nga Amerika, i cili do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani.

Në një intervistë për “Associated Press”, Vuçiç ka thënë se “sa i takon sigurisë së energjisë, ne jemi të gatshëm të diversifikojmë burimin e gazit për Serbinë, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë”.

Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar vazhdimisht vendet e Ballkanit të avancojnë me gazsjellësat alternativë dhe të mos mbështeten tek projekti që parashikon kalimin e gazsjellësit rus përmes Turqisë, raporton TCH.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se e ka përdorur gazin si mjet për të rritur influencën politike ndaj vendeve si Serbia. Mbështetja ndaj projektit amerikan përbën një lëvizje të fortë politike për Serbinë, që është një aleat tradicional i Rusisë.

6 komente në “Serbia i bindet SHBA-së, gati të reduktojë varësinë nga gazi rus”

  1. Klimax says:

    Dhe nje nga vendet me diktatorile te botes, Azerbajxhani, nje nga vendet qe Perendimi duhet ti vinte saksionet me te ashpra, ne te kundert na doli i preferuari i tij!!!! Po per te drejtat e njeriut kush mendon ne kete bote?!

  2. demi says:

    shikoni punen mos u merrni me llogje fjalesh .

    1. atdhetari says:

      Pse ti punen po shikon?

  3. Treviso says:

    Do ta quaja nje hap shume te rendesishem qe ka marre kryemiistri serb, zoti Vuçiç.

  4. ***** says:

    Intuita ime me ben te besoj se:

    1. Serbia do I marr me lire sherbimet qe do I vijne nga Azerbaxhani ne krahasim me ato nga Rusia.( kjo hipoteze do kerkim)

    2. Me mos ardhjen e Gazpromit ne Serbi influenca Ruse nuk dobesohet karshi Serbise por do vazhdoje te mbetet tradicionqlisht ajo qe ka qene edhe me perpara.

    3. Pozita gjegrafike e ben te pamundur Serbine te marr vendim kyc per kete ceshtje. Serbia do marr ate gaz qe do ja shpien tek kufijte. Para 3 vjetesh ata ndertuan tubat te cilet do prisnin Gazpromin, po para se te shkoje ne Serbi infrastuktura do duhet te kaloje edhe neper vende te tjera. Deri tani Southstream ka deshtuar si projekt dhe sic duket ato tuba qe Serbia I ka ndertuar per Gazpromin do I ve ne perdorim per TransAdriatikun.

  5. vizioni i Bashes says:

    Për të drejtat e njeriut, mendojnë amerikanët, i dashur Klimax, që nuk kanë lënë regjim diktatorial pa mbështeur e ndihmuar (me kusht që t’u bindet vetëm atyre) dhe kur qentë-diktatorë, plakeshin dhe nuk u duheshin më, i vrisnin…duke krijuar anarshi e kaos që përsëri u shërben atyre…
    Shëmbuj ka sa të duash, “të freskëta” e të vjetra…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje