Gjermania: Kosova kusht mbi të gjitha kushtet për Serbinë në BE

29 Maj 2015, 10:06Rajoni TEMA

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm deklaroi se Gjermania dëshiron që sa më parë të hapen kapitujt negociues për Serbinë dhe se duhet të zgjidhet çështja e Kosovës.

Nga perspektiva gjermane parakusht për hapjen e kapitujve është hapja e kapitullit 35, që ka të bëjë me çështjen e Kosovës, ndërsa për hapjen e këtij kapitulli parakusht është vënia e plotë në jetë e Marrëveshjes së Brukselit, citon Koha.net deklaratën e ambasadorit gjerman Heinz Wilhelm, TV Pinkut i Serbisë.

Ai ka shtuar se këtu ende mungon themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe në këtë drejtim po vazhdojnë bisedimet.

“Sa i përket procesit negociues të Serbisë, problem i veçantë është se çështja e Kosovës po ashtu duhet të zgjidhet”, është shprehur ambasadori.

I pyetur rreth formulimit “Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ai ka sqaruar se “normalizimi i marrëdhënieve s’do të thotë njohja, por vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

10 komente në “Gjermania: Kosova kusht mbi të gjitha kushtet për Serbinë në BE”

  1. vizioni i Bashes says:

    Kësaj i thonë “laj bythën me shurrë”…! Le të mos njihet Kosova si shtet, por mjaftojnë marrëdhënie të mira fqinjësore…???!!!

    1. Ruzhdi says:

      Kjo sesht kusht per serbin pa njoft Kosoven si Shtet.

  2. popolo says:

    Nuk e detyrojne ta njohi Kosoven ,rendesi ka qe ato jane te pavarur ,mbetet vetem toleranca dhe bashkepunimi midis fqinjesise .

  3. Klimax says:

    Keshtu eshte “kur digjesh nga qulli do i frysh edhe kosit”!
    Perendimi dhe SHBA-ja ne vecanti, me nderhyrjet e tyre ushtarake ne Afganistan e Irak, por edhe ne Libi si dhe ndihmen per “opozitat” ne Siri, Egjipt e vende te tjera arabe, vertetuan ne realitet se nuk sollen jo vetem demokracine ne keto vende, por as paqen.
    Talibanet, Al Kaida dhe ISIS si perfaqesues te Shtetit Islamik si dhe organizata te tjera terroriste islamike jane kthyher nje rrezik jo vetem ne Boten Islame, por edhe ne Perendim.
    Ne Ballkan kaluan 16 vjet mbas bombardimeve te NATO-s. Megjithate si ne Bosnje ashtu edhe ne Kosove e Maqedoni situata ngelet e brishte dhe me te njejtat probleme etnike si dhe me pare.
    “Endrrat nacionaliste” jane edhe me te medha se kurre dhe akoma me keq kur propagandohet se per realizimin e tyre NATO eshte e gatshme te sakrifikoj per nje aksion te ri ushtarak!!!!!!!!
    Nga ana tjeter eshte edhe nje propagande akoma edhe me e rrezikshme. Ne loje eshte futur radikalizmi islamik qe ne emer te Islsamit, ne emer te mbeshtetjes nga “mikut strategjik” dhe “lidhjes se te njejtit gjak” me Turqine e Erdogan po kercenon seriozisht paqen ne rajon.
    Ne keto kushte, Perendimi kerkon ekulibra dhe aleanca te reja ne Ballkan per te afruar drejt vetes vende qe dikur i bombardo per ti bere pjese te organizatave te saj, NATO dhe BE dhe per te shmangur mbi te gjitha nje kercenim te trete real qe eshte Rusia e Putin!

    1. Toni KS says:

      Dmth. ti je me i mencur se SHBA? Cudi e madhe SHBA ka organizata gjigante si Rand Corporation qe planifikojne cdo detaj te politikes dhe strategjise se tyre. Mirepo so duket perrallat e Janulles qenkan me iluminuese se sa studimet e nje armate te tere specialistesh te fushave perkatese.

  4. kuq e zi says:

    z.klimax
    kush tha qe duhej te sillej liria dhe paqa ne lindjen e mesme
    ti akoma i kupton gazetat sic shkruhen!!!
    sa per turqine eshte e vertete qe kemi te njejtin gjak ka gati 7 milion shqiptar atje dhe turqia kte e pranon
    kjo vlen edhe per greqine qe jemi vellezer gjaku atje jane me shume se 3 milion shqiptar te vjeter pra na bashkon vetem gjaku shqiptar
    por problemi ktu eshte se greqia nuk njeh lidhje gjaku por vetem vllazei besimi pra quan vellezer serbine, armenine, etiopine, dhe koptet e egjyptit

  5. kushtrimi says:

    marredhenje te mira per serbin me kosove do te thote ta njoh jo direkt por terthorazi.por qe kosova eshte fqinj dhe ka gardh ne mes e dijne
    qe moti serbet.

  6. vizioni i Bashes says:

    Edhe pak…edhe pak…edhe pak…hë dhe një çik… dhe do të bien…koqet e dashit…(???!!!)

  7. shqiptar says:

    1 TY KLIMAX PO NUK TE PELQEU NATO IK FUTU NE ALEANCE ME RUSIN E KINEN SPO TE MBA KUSH ME FORCE

    2 GREKU KA 25 VJET QE FUT HUNDET NE SHQIPERI DHE FUNDJA E FUDNIT ISHTE PERSE JU ZGJIDHNI NJE CAM NE KRYET PARLAMENTIT SE NUK NA PELQEN NE HARRUN QE VETE KANE GJYSEM E PARLAMENTIT AGIMI I ARTE

    3 AS QE SI RRUHET NJERIU PER FE AS PER ISLAM E AS PER ORTODOKS SIDMOS FUQITE E MEDHA QE SHIKOJNE VETEM INTERESIN FEJA ESHTE VETEM FASADE E VERTETA ESHTE PERFITIMI

    NE FAKT GREKU RUSIA KINA SERBIA KUDO KU KANE SHKUAR KANE SJELLE BEGATI PAQE E LUMTURI TE MADHE

  8. Pelasgian says:

    Gjeja me mire eshte bashkimi i nje popullsie ne nje shtet perndryshe do ket gjithnje konflikte..i thone ballkan e jo gjermani apo france..veshtire te merresh vesh pa dhune .

    Kosova , Ilirida pjese te Shqiperise dhe Rep Srpska pjese e Serbise. Problemi i serbve dhe i shqiptarve eshte se shume prej tyre jetojne jashte kufijve te memedheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje