Ministri Klosi inspekton gjendjen e KEMP-it në Fier: Zgjidhim situatën emergjente dhe rishohim kriteret

9 Qershor 2015, 17:23Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka inspektuar sot në terren punën që po kryhet për të zgjidhur situatën e krijuar me diagnostikimin dhe komisionimin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Fierit. Ai ka qenë i pranishëm në Poliklinikën e këtij qyteti, ku janë ngritur dhe po funksionojnë grupe të posaçme pune me mjekë dhe punonjës të shërbimit të ardhur nga Tirana, për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar brenda kësaj jave.

Pasi është interesuar në lidhje me punën e zhvilluar deri më tani dhe vështirësitë e hasura në menaxhimin e kësaj situate, ministri Klosi ka siguruar për mediat vullnetin e plotë të MMSR-së për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë situatës së krijuar, në mënyrë që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të mund të marrin atë që u takon sipas ligjit. “Shikojmë që situata është e rënduar, por mjekët e ardhur nga Tirana po e ndjekin me shumë përparësi dhe në ditën e djeshme dhe në ditën e sotme situata ka marrë zgjidhje. Shumë shpejt do mbarojë faza e parë e njerëzve që kërkojnë ndihmën ekonomike nga shteti”, – tha ministri Klosi duke folur për mediat lokale nga qyteti i Fierit.

Klosi ka evidentuar gjithashtu se ndër problemet që janë evidentuar në këtë qytet kanë qenë ato që kanë të bëjnë me rivlerësimin e dosjeve dhe menaxhimin e stafeve përkatëse. “Këto janë disa veprime emergjente për të kuptuar që kush e meriton, ta marrë ndihmën në masën maksimale, por edhe abuzuesit të dalin nga skema e ndihmës ekonomike”, – u shpreh ministri.

Por ministri Klosi ka theksuar se për zgjidhjen e emergjencës së krijuar në qytetin e Fierit, MMSR do të punojë për të riparë të gjitha kriteret e përfitimit të KEMP-it. “Ajo që ndjejmë edhe nga takimi në terren me këtë grup njerëzish kuptohet që nuk ka vetëm probleme administrative, por ka ardhur koha që shumë shpejt të rishikohen të gjitha kriteret e njerëzve që përfitojnë këtë ndihmë nga shteti shqiptar dhe për këtë arsye, brenda muajit ne do të mbyllim rivlerësimin e kritereve që përcaktojnë KEMP-in dhe po ashtu do duhet të rishikohet e gjithë skema e mënyrës së vlerësimit”, – shtoi ministri Klosi.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se një ndërhyrje tjetër e nevojshme në këtë drejtim është edhe informatizimi i të gjitha të dhënave dhe personave që përfitojnë ndihmë ekonomike si individë me aftësi të kufizuara. “Një nga prioritetet e punës së institucionit përkatës do të jetë krijimi i bazës së të dhënave për këta pacientë”, – tha z. Klosi.

Me urdhër të Kryeministrit, për të kompletuar numrin e pamjaftueshëm të mjekëve të cilët kryenin këtë proces deri më sot, prej ditës së djeshme janë shtuar 12 mjekë të specialiteteve dhe 3 punonjës të shërbimit social shtetëror, të cilët po punojnë në mënyrë të pandërprerë për një periudhë 1-javore nga data 8 qershor deri më datë 15 qershor 2015, për të zgjidhur situatën në Qarkun e  Fierit. Po ashtu, me vendim të Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë situatës së personave me aftësi të kufizuara në shkallë vendi, që përballen me afate të tejzgjatura të pritjes për t’u ankimuar e rivlerësuar në KEMPE Eprore, do të krijohen edhe 3 KEMP-e Eprore shtesë.

16 komente në “Ministri Klosi inspekton gjendjen e KEMP-it në Fier: Zgjidhim situatën emergjente dhe rishohim kriteret”

  1. Era says:

    Ne fakt ti Blendi nuk ke shume pune per te bere se ti ka lene erioni gjysmat gati po qe gjithsesi mos e humb ritmin e tij dhe vazhdo me te njejtat hapa, si me KEMP e me pensionet e me punesimin e me rinin se ka shume nevoje ky vend.

    1. goni says:

      Shume mire qe u pershtate kaq shpejt e qe fillove direkt me reformat e ja te shofi populli se kjo qeveri nuk merret me fushat e nuk perdor punonjesit e administrates per te mbushur sheshet e mitingjeve sic bente saliu po eshte ne krye te detyres duke filluar nga ministri e deri tek punetori me i thjesht.

      1. Pandi says:

        Une kam besim se Klosi do te beje nje pune shume te mire ne krye te kesaj ministrie sepse qe ne fillim te punes e ka nisur shume mbare. Duke u marre me problemet me te mprehta te kesaj ministrie si papunesia dhe ceshtja e pagesave per invalidet dhe per njerezit e paafte per pune. Madje ka propozuar dhe zgjidhje konkrete per keto probleme duke propozuar praktika ne administraten publike per 2000 studente dhe nga ana tjeter do te merret me problemein e kempeve sepse dhe ajo eshte nje problem shume serioz

        1. gert says:

          Ka marre fund praktika e abuzimit me ndihmat ekonomike per personat me aftesi te kufizuar. Te mos harrojme se ne tete vite qeverisje te Partise Demokratike ne skeme ishin futur ne mjaft militante. Tani tabloja eshte teresisht ndryshe, ndihmen e merr ai qe i takon. Blendi Klosi do punoje shume ne menyre qe keto raste abuzimi te shkojne drejt minimizimit maksimal.

          1. ridona says:

            Eshte e nevojshme qe te vazhdohet puna e nisur dhe te zgjidhet njehere e mire gjithe zallamahia qe eshte bere me ndihmat ekonomike ne kete vend ku njerez me pasuri dhe te afte fizikisht kane perfituar me pa te drejte nga taksat tona.

    2. gjyshja says:

      Shpresojme shume qe ministri Klosi te vazhdoje me te njejtin ritem drejtimin e ministrise ashtu sikurse ish- ministri Erion Veliaj. Gjasat jane qe do beje pune te mire kete e tregon edhe interesimi qe ka shfaqur lidhur me ceshtjen e personave qe trajtohen me ndihmen e quajtur KEMP. Aftesite e z. Klosi i dime te gjithe mjaft te punoj me zell e perkushtim, suksesin e ka te sigurt.

      1. Elma says:

        Te tilla abuzime qe jane bere me fondet publike jo vetem duhet te marin fund por dhe shperdoruesit e tyre duhet te shkojne para ligjit dhe te marin denimin e merituar per te gjithe demmet na kane shkaktuar.

    3. janaqi says:

      Interesimi i shfaqur tregon se Blendi Klosi e ka marre seriozisht postin e ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise. Te vazhdoje ti meshoje politikave sociale qe ndoqi edhe paraardhesi i tij e do kete mbeshtetjen e te gjitheve. Te vazhdohet me tej lufta ndaj atyre qe abuzojne me perkrahjen, mjaft te kujtojme se Erion Veliaj hoqi nga skema e abuzimit mbi 20000 persona qe nuk meritonin ndihme.

      1. Renata says:

        Ne kete menyre jane shperdoruar fondet publike ne kete vend duke i dhene atyre qe nuk i takon dhe jane demtuar disa te tjere qe e kane merituar por nuk e kane mare ndihmen ekonomike dhe shteti i Saliut mbahet ne kemb me te tilla paligjshmeri.

  2. Hektori says:

    Klosi eshte ne te njejten linje qe e la Veliaj ministrine. Kjo eshte nje gje shume e mire per te gjithe ne sepse kemi ne krye te ministrise nje njeri te pergjegjshem dhe qe do te beje shume pune ne ministrine qe ka marre persiper.

  3. endri says:

    Bravo klosi. vendosja e vemendjes ndaj kempeve, eshte nje pune e shkelqyer. sepse me perpara perfitonin KEMP ata persona qe skishin as edhe nje problemi te vogel, pra nuk ishin me aftesi te kufizuara apo ndonje problem shendetsor. kurse sot, me vemendjen tuaj dhe urdherin tuaj KEMP -in e perfitojn vetem ata qe plotesojne kushtet. duhet me shume pune ne kete sektor, dhe jam i bindur se nuk do e lini pas dore/.. urime

  4. Linda says:

    Kjo qeveri premtoj ne 2013 qe do ndihoj njerizt qe jane ne nevoje edhe po e ben. u a hoqi kempet njerzve me raporte fallco edhe me prona edhe lokale edhe ju a dha atij qe ka nevoj. Duke e cuar ne drejtimin e duhur !

    1. liza says:

      Puna qe beri ministri veliaj ne ministrine e mireqenies eshte per tu pershendetur sepse i dha fund abuzimeve ne kte sektor. ndahu shapin nga sheqeri edhe i beri te mundur qe kush kishte nevoj edhe kush plotesonte kustet ti merrnin kempet!

      1. mandi says:

        po vazhdohen e njejta energji ne kte ministri si ne kohen kur ishte minister veliaj. jam besim plote se reformat qe ai ka ndermarr do te vazhdohen me sukses nga ministri i ri i mireqenies socjale!

  5. Erta says:

    Bravo Klosi ky eshte drejtimi i duhur, nuk duhet dale nga rruga qe nisi erjoni, te gjithe kane te drejte te sherbehen nga ky shtet e jo te uzurpojne fondet e popullit per te shperblyer militantet e partise. Suksese dukeni qe keni per te qene nje minister i denje per vendin qe keni zene.

  6. al paci says:

    Te gjith ju qe keni komentuar me larte jeni bythelepiresit e erionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje