Ditëlindja e PS/ Rama: Mirënjohje të thellë për themeluesit, 21 Qershori fitore domethënëse

12 Qershor 2015, 10:40Politika TEMA

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka uruar sot të gjithë socialistëve gëzuar ditëlindjen e PS-së.

“U uroj nga zemra të gjithë socialistëve gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës me të madhe politike të atdheut tonë, e cila sot udhëheq perpjekjen historike për të bërë shtetin modern dhe europian të shqiptarëve; partisë që në gjithë rrugëtimin e saj ka ditur të jetë mbrojtës i denjë i interesit kombëtar dhe mishërim i demokratizimit shoqeror; bashkësisë politike të plot fitoreve e arritjeve për Shqiperine dhe të ringritjes së guximshme e të suksesshme pas dështimit, në një rrugëtim tanimë të gjatë thuajse çerek shekulli.

Respekt për ata qe e krijuan dhe drejtuan në të gjitha nivelet Partinë Socialiste të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të jashtëzakonshme për vendin e për shoqërinë tonë; mirënjohje për të gjithe ata që me përkatësinë e tyre shpirtërore e politike në këtë familje të madhe e rriten dhe fuqizuan Partinë Socialiste si fuqinë e padiskutueshme të ndryshimit; faleminderit kujtdo që e votoi qoftë edhe një herë të vetme PS në tërë këto vite dhe investoi tek kjo forcë e madhe e ndryshimit besimin tek Shqipëria!
Le ta festojmë këtë ditëlindje me një fitore domethënese në 21 qershor! Për Partine Socialiste dhe si gjithmonë për Shqiperine që duam”, shkruan Rama.

Urime për ditelindjen e PS-së ka bërë edhe ish-Kryeministri dhe deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili ka postuar  një foto me një elefant ku shkruan  “sot 12 qershor ditëlindja e Partisë Socialiste. “Rilindi” mbi trupin e Partisë së Punës dhe idealeve më të mira të Luftës Nacional Clirimtare një organizëm politik që do te shkruante historinë e Shqipërisë në mënyren e vet me vlera dhe gabime, me eksperienca dhe korrigjime”.

“Sa emocione dhe kujtime që të “pëshpërisin” ne vesh në këtë ditë që ndau të kaluarën nga e ardhmja për të Majtën shqiptare. Faleminderit miq, vellezer dhe motra qe dhate me te miren ne Historine e Partise Socialiste. Gezuar dhe ju uroj me te miren per te ardhmen e perbashket”, thekson Majko.

17 komente në “Ditëlindja e PS/ Rama: Mirënjohje të thellë për themeluesit, 21 Qershori fitore domethënëse”

  1. katarakti says:

    Pyetja qe shtrohet eshte nese vete Rama eshte socialist apo nje njeri pertej te majtes dhe te djathtes?! Mua me duket se Rama po e sfumon PS-ne per ta zevendesuar me partine qe po krijon vete, Rilindjen, ne perberje te se ciles nuk ka asnje socialist apo ish socialist.

    1. JERONIM says:

      Partia Socialiste e Shqiperise nje nga dy forcat e medha politike ne kete vend e cila merr jete ne vitin 1991 ka kaluar e ka ne perberje te saj nje sere figurash te nderuara e respektuara, njerez te afte qe kurdohere kane punuar ne interes te vendit, pavaresisht se jo gjithmone kane performuar sic duhet. E rendesishme eshte qe sot kjo parti ka ne krye te saj nje drejtues me vizion te qarte e energjik qe po ben pune vertete te mire me qellim progresimin e Shqiperise.

    2. kushtrimi says:

      Si cdo parti ne Bote ne vendet demokratike, ka pasur ulje ngritjet e saj. Ajo qe na intereson sot eshte fakti se ne kete moment kjo Parti eshte ne drejtimin e duhur. Kemi ne krye te saj nje njeri me aftesi drejtuese e menaxhuese,Z. Edi Rama i cili me nje staf te perkushtuar e kane futur vendin ne shinat qe te dergojne ne stacionin europian, pra drjet anetaresimit ne familjne europiane, BE.

    3. Renata says:

      Dhe 24 vjetoi ju gjen me te tjera suksese sic jane dhe keto zgjedhje qe po ofrojne alternativen me te mire per qytetaret. Partia socialiste ka nje histori te gjate dhe eshte partia me e rendesishme ne vend.

      1. Elma says:

        Me pelqen urimi i Rames dhe mirenjohja qe ka per ata qe e krijuan ate parti, parti e cila sot ka nje rol shume te rendesishem ne ndryshimin e te qeverisurit te vendit dhe futjen e tij ne rrugen e zhvillimit dhe te nje etape te re per gjithe vendin qe endej ne 25 vite tranzicion.

    4. Patrioti says:

      Krenar per kete parti e cila sot eshte edhe force qeverisese. Shqiperia po progreson shume ne cdo drejtim. Ne mjaft sektore jane ndermarre reforma, reforma te cilat duhen derguar deri ne fund nga kjo qeveri. Po mbulohen gabimet e shumta te se shkuares. Populli mbeshtet totalisht kete qeveri e cia me shume mundesi do e dergoje Shqiperine ne Bashkimin Europian, pjese e se ciles enderrojme te behemi qe prej vitit 1991.

  2. Patriot says:

    Ky genjen diten me diell mor aman,hahahahahahaha eshte i madh fare.

  3. vizioni i Bashes says:

    Kam shumë rezerva, ndaj PS-së dhe qeverisjes së Edi Ramës, por e shoh “si të vetmin shpëtim” nga “lukunia mafioze” e malokëve (jo malësorëve, të kuptohemi) shpellarë të Sali Berishës…!!!

  4. mario says:

    eshte nje sukses i madh. eshte krenari teksa shikon nje parti ideale per te qeverisur vendin. urime dhe sa me shume te mira te presim nga partia e madhe ne vend. eshte vertet per tu vleresuar per ate qe ka ber nder vite per shqiperine, asnjeher se ka braktisur. asnjeher se ka lene ne balt shqiperin dhe qytetaret e saj. dhe sot ndihemi te lumtur qe e kemi prane. fitore me 21 qershor

  5. jonnnn says:

    Miq dhe mikesha socialist dhe socialiste Gezuar 24 vjetorin e partise socialiste, partis me te madhe me produktive dhe me inovative ne vend.. Per gati nje jave do bejme nje feste akoma me te madhe, fitoren e zgjedhjeve me rezultatin e merituar.

  6. endri says:

    urime partis me te madhe ne vend per ditelindjen. qindra e qindra vite e pafshim ne dite me te mira. dhe jam i bindur se dite me te mira do vijn per shqiperin dhe per shqiptaret. eshte e vetmja parti qe i sherben qytetareve. eshte e vetmja parti qe nuk e tradhton shqiptaret. nuk i shet ata per asnje lloj interesi. edhe me 21 qershor do fitoj me rezultat te thelle.

  7. sadi says:

    urime urime dhe vetem urime. fitore te thelle me 21 qershor. sepse eshte partia e vetme qe punon pa pushim per qytetaret. eshte e vetmja parti qe i qendron pran qytetareve ne dite te mira dhe te keqija. jam i sigurt se te mira ka bere dhe akoma me te mira do bej per qytetaret e saj. jemi krenar me shume se kurr. edhe per liderin e saj, Edi Rama. se bashku shkojm te sigurt ne fitore

  8. genti says:

    jemi krenar per partin qe na udheheq. urime dhe dite te mira te ket gjithmon. sepse na duhet kjo parti te na qeveris dhe te na udheheq. pune te mira ka bere dhe akoma me shume te mira do bej ne krye te qeveris. edhe me 21 qershor do fitoj bindshem, se qytetaret e kane kuptuar tashme se eshte e vetmja forc qe punon per ta.

  9. ermal says:

    Gezuar ditelindjen Partia Socialiste e Shqiperise, forca kryesore dhe e pazevendesueshme ne vend per nga strukturat dhe organizimi, njerez punetore dhe me produktivitet per te ardhmen e vendit. GEZUAR !~~!!!

  10. andi says:

    kjo eshte dite e shenuar per partin me te madhe ne vend. dhe normale qe e meriton urimet. dhe fitorja me 21 qershor do jet dhurata per ditelindjen e partise. fitore dhe vetem fitore. reformat qe kjo parti ka bere ne qeveri, eshte shum per te vleresuar. partia socialiste ka ne gjirin e saj njerez shume te afte per te punuar per qytetaret e saj. prandaj cdo vote do jete edhe si shenj mirenjohje per punen qe ka bere partia socialiste

  11. arlinda says:

    Edo, vetem tek ty besojme ne te rinjte!

  12. Tiku says:

    Rama ne vitin1992ka thene shume per ps I ka trguer edhe litari dhe shtyllat ku te vareshin athere ka qene dhe koke rruar jepeni ate kronik se eshte tamam per ps sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje