Kandidati i së majtës Erion Veliaj përmbylli sot fushatën me banorët e njësive 5 dhe 10 në Tiranë. Në mbështetje të tij ishin deputetët Xhafaj dhe Majko
Fatmir Xhafaj ka ftuar qytetarët ta votojnë më 21 qershor.
“Erioni është njëri prej jush, ka pasion të luftojë, kurajo, ambicie për të punuar për ta bërë jetën më të mirë. Më 21 qershor votoni Erion Veliaj”.
Ai tha më tej se, Partia Socialiste është Partia e shpresës, besimit dhe e projekteve.
Majko tha se:
“Sot në këtë shesh të mbushur si asnjëherë tjetër, i themi Tiranës se ka nisur festa e fitores së PS dhe koalicionit të saj”, tha Majko. Sipas tij, “1 milion shqiptarë si asnjëherë tjetër do të japin një mesazh, një kumt të qartë ashtu si ky liqen, që furnizohet nga shiu, ashtu si votat tona do ta mbushim kutinë e votimit me numrin 6, do votojnë për ëndrrën që vjen”.
Duke iu përgjigjur akuzave që vijnë nga kampi blu, Majko u shpreh se:
“Shpresa fillon tek vota e lirë dhe e ndershme, pavarësisht se ata thonë po blejnë votën, nuk ka ndodhur ndonjëherë të blejnë votën socialistët, të trokasin tek dera me para.
Të kthejmë kokën mbrapa dhe të shikojmë ku ka nisur ky zakon, tek ata që kanë rënë nga fiku dhe duan të hypin sërish duke na akuzuar për atë që jo vetëm ndërkombëtarët por të gjithë i tregonin me gisht”. “Tek 5 lidhet besa, tek pesa fillon fshesa, tek pesa fillon festa, ftoj jo kandidatin, por kryetarin e bashkisë së Tiranës me 1 milionë banorë”.
Fiq me shumice per te gjithe…
kjo eshte fushata me e suksese e bere ndonjehere nga nje kandidate te nje partie politike. erion veliaj eshte alternativa me e mire per qytetin e tiranes dhe prandaj qe ne ansje moment as ky as partia socialiste nuk ka nevoj te blej asnje vote
nuk ka ndodhur kurr qe partia socialiste te manipoloj zgjedhjet kombetare ose edhe ato lokalet pasi te gjitha proceset zgjedhore nen administrimin e saj jane konsideruar nga aleatet tane nd;rkombetare si zgjedhjet me te mira te zvhiluara!
ti je 1 si ne?..neve duam per kryetar 1 me te mire se ne…
Ka dhe Majko pjesen e tij pas fitores, kot nuk ja hapi krahun velos. po se dime sa do e mbaje fjalen velua se mos na e le majkon me gishte ne goje. dhe po ta mendosh, te dy ngjajne velua me majkon, nano kishte majkon si pupac kur i duhej, rama ka velon. politike manuali.
Eshte e vertete;socialistet linden nga Hici ne vitin 1991, pra nuk jane ish-komunistet, qe kurre nuk benin zgjedhje te lirs!
E vertete edhe se PS rilindi prej marteses se nje jo-socialisti (edi rama) me nje te ikur nga PS (ilir meta) dhe nuk ka lidhje me grabitjen e votes prej ketyre te lanetisurve, sic ska lidhje me ato te ishkamunistit sali berisha!
Pandi Majko, si bir ushtaraku komunist, kur duhet te mbaj fjalime ne Bllok, ngrefoset i teri, ereksohet, dhe prishet prej kenaqesise se kohes kur diktatura e bente te panevojshme vjedhjen e votave…