TemA TV/ Adrian Civici: Sistemi financiar shqiptar, i pavaruar nga bankat greke. Nuk ka nevojë për panik

4 Korrik 2015, 17:26Ekonomia TEMA

Nga Irida Feshti

Eksperti i ekonomisë analizon në TemA TV krizën greke: Nuk ka vend për panik në Shqipëri

Sistemi Bankar Shqiptar mbetet i paprekshëm nga një dalje e mundshme e Greqisë nga Eurozona – kështu u shpreh për TemA TV eksperti i ekonomisë Adrian Civici. Filialet e bankave greke në vendin tonë janë të organizuara si banka shqiptare dhe të kontrolluara nga Banka e Shqiperisë. Sipas Civicit, sistemi bankar shqiptar është i palidhur me atë të shtetit grek dhe ndërmjet bankave nuk ekzistojnë linja kredie. Ai u shpreh se nuk ka vend për panik në Shqipëri sepse bankat shqiptare zotërojne dy elementet kyc për sigurinë e tyre, mjaftueshmërine e kapitalit dhe likuiditetin, që kontrollohen nga Banka Qendrore. Eksperti i Ekonomisë vleresoi eksportet si sektorin me ndikimin kryesor nga një dalje e mundshme e Greqisë nga zona Euro. Urdhërin e Bankës së Shqiperisë nepërmjet të cilit kufizohet cdo lloj transferimi kapitali ose likuiditeti të bankave greke në drejtim të mëmave të tyre, Civici e ka cilësuar si ndërhyrje në kohën e duhur për të shkëputur cdo lloj lidhje të dy sistemeve bankare nga njëri-tjetri. Ndërsa daljen e Greqisë nga monedha euro dhe futjen e një sistemi të ri monetar, eksperti i ekonomisë e ka quajtur një “aventurë” të shtetit grek

Zoti Civici, dihet se që prej fillimit të kësaj jave aktiviteti i sistemit bankar në Greqi është ndërprerë në mënyrë të përkohshme. A ndikon kjo situatë e bankave Greke në sistemin bankar shqiptar?

Sistemi bankar grek nuk ka lidhje me sistemin bankar shqiptar, sepse deri në këto momente është akoma pjesë e sistemit bankar europian, ndërkohe që sistemi bankar shqiptar është akoma i pavarur dhe i palidhur direkt me këtë sistem bankar. Aq më tepër edhe tre bankat me kapital grek që tashmë qe prej vitit 2011 me një vendim të Bankes së Shqiperisë, miratuar dhe si ligj nga parlamenti më vonë, janë formatuar si sh.a. shqiptare me kapital grek. Pra, edhe vetë këto fiIiale nuk kanë lidhje me bankat mëma në Greqi për të transmetuar ato shqetësime që kanë sot bankat në Greqi

A kanë bankat shqiptare linja kredie me bankat greke, pra a kanë ato borxh tek bankat e tyre mëma?

Nga sa është garantuar nga Banka e Shqiperisë, nga Guvernatori Sejko, por edhe nga Shoqata e Bankave, vecanërisht tre filialet e bankave greke nuk janë të ekspozuara qoftë me bono thesari, qoftë me linja finacimi, me mëmat e tyre në Greqi. Aq më pak edhe shteti shqiptar apo Banka e Shqiperisë ose institucione të tjera nuk kanë blerë produkte financiare toksike greke të cilat në rast të një default-i të mundshëm të qeverisë greke mund të rrezikojnë bankat tona nga mospagesa e tyre

Bankat me kapital grek përbëjnë 15% të totalit të sistemit bankar shqiptar. A është kjo një shifer e konsiderueshme në tregun bankar shqiptar?

Duhet të dallojmë dy gjëra, edhe nëse ndodh një grexit i mundshem kjo nuk prek vetëm bankat me kapital grek sepse ato janë të organizuara si banka shqiptare të mbikëqyrura nga Banka e Shqiperisë, sidomos për dy treguesit më të rëndesishëm, që janë mjaftueshmëria e kapitalit dhe likuiditeti. Deri tani treguesit e tyre janë në nivelin normal, mesatar, në raport me bankat e tjera. Njëkohësisht depozituesit 100 përqind të tyre janë depozitues shqiptare, pra ne nuk kemi lidhje direkte me atë se çfarë mund të ndodh në Greqi me bankat. Në një këndvështrim me të përgjithshëm, natyrisht, shifra prej 15 për qind nuk është shifer për t’u neglizhuar, por gjithsesi që nga viti 2009 e këtej nga një nivel mbi 30 % që zinin këto banka me kapital grek në tregun bankar shqiptar, zbritja në 14.7 % sic është sot, tregon një tkurrje graduale të tyre edhe në raport me forcimin dhe zmadhimin e disa bankave të tjera që janë në Shqipëri.

Nëse sistemi bankar është i sigurt,cilët janë sipas jush sektorët e rrezikuar të ekonomisë shqiptare nëse do të ketë një Grexit të mundshëm?

Sektori financiar shqiptar është i sigurt dhe deri në këto momente nuk preket nga kriza greke në një aspekt më të përgjithshem. Po të kemi parasysh vleresimin e fundit që “Standart and Poor’s” i bente stabilitetit financiar të vendeve të Ballkanit që janë të lidhura me Greqinë ekonomikisht dhe financiarisht kishte një shprehje ku thoshte “kujdes nga Greqia”. Kujdes nga Greqia nuk nënkuptonte që kjo krize do vinte direkt si implikim në sistemin bankar Shqiptar, Maqedonas, Serb, Bullgar, Rumun ku janë prezente bankat greke por e kishte në sensin që nëse do ketë probleme me filialet e bankave greke dhe nëse qeveritë e këtyre vendeve, pra të vendeve të ballkanit duhet të ndërhyjnë për të elemininuar pasojat, kjo mund të prekë stabilitetin buxhetor dhe financiar të tyre. Deri tani fatmirësisht, në radhë të parë, duhet të shmangim cdo lloj tendence paniku në raport me bankat greke sepse, e përsëris edhe një herë dhe dua ta theksoj, që nuk kanë lidhje me cfarë po ndodh në Greqi dhe nese do ketë ndonje problem këtë mund ta shkaktojmë dhe ne me padurimin ose keqinterpretimin e situates së tyre

A mund të ndikojë në eksportet tona ulja e fuqisë blerëse në Greqi?

Pikerisht këtu pritet edhe ndikimi kryesor që mund të vijë ose që po vjen dhe duhet të themi se ne me krizen greke nuk po ndeshemi sot , kriza greke ka filluar efektet e saj që në vitin 2009-2010, pra vit pas viti, qoftë me tkurrjen e investimeve greke në Shqiperi, qoftë me tkurrjen e vëllimit te import-eksportit, qoftë me reduktimin e remitancave, qoftë me kthimin herë të dukshëm, here të padukshëm të një pjese të emigracionit ekonomik shqiptar, ne jemi ndeshur me pasojat e krizes greke. Qoftë edhe për faktin që BE dhe eurozona, duke dashur të ndihmojnë me qindra miliarda euro Greqinë, janë treguar edhe më pak të vëmendshëm për financime në Shqipëri, Maqedni, Kosovë, Mal te Zi, Bosnje, Serbi apo gjithë rajonin. Ndikimi me i madh, po e perseris, nëse ndodh që Greqia të fillojë procedurar për t’u larguar nga eurozona dhe për të zevendësuar euron me një monedhe që mund të jetë dhrami ose nje monedhë tjetër, ky mendoj që do ketë pasoja, të paktën imediate, direkt në bilancin tregtar në Shqipëri.

Së pari, varfërimi relativ do thoja i Greqisë  si pasojë e krizes do ta bente një bleres më pak të fuqishëm dhe eksportet tona do ndeshnin më shumë vështiresi për t’u shitur në Greqi. Së dyti, operimi me një monedhe, vlera e së cilës në raport me euron, me siguri që do jetë shumë e luhatshme, sepse vendimi për të përcaktuar një kurs zyrtar të dhramisë ose monedhës tjetër me euron do jetë një vendim pak a shumë politik ose i bankës kombëtare të Greqisë ose i qeverisë greke. Gjithsesi do të doje disa muaj që kjo monedhë të stabilizohet me vlerën e tregut, çka nënkupton pothuajse 99 për qind një zhvleftesim të vazhdueshëm të saj. Atëherë të zvendësosh një monedhë në një vend me të cilin kemi 465 milionë euro në vit marrëdhenie tregtare me një monedhe tjetër do të thotë që dhe ne kemi një monedhe inflacioniste, në vazhdim e zhvlerësuar, dhe ndërkohë në tregun shqiptar ose në mjedisin shqiptar të mungojë dhe kjo sasi e madhe eurosh, që në fakt do zvendësohet me dhraminë. Gjithashtu, pavarësisht se rënia e remitancave është një proces që ndodh pas 20 – 25 viteve, në të gjitha vendet kjo është provuar, një rënie shumë drastike dhe bile mungesë eurosh nëse do ketë një zvendësim, do doje disa muaj, ndoshta dhe disa vjet për t’u rikuperuar si situatë e re ekonomike me te cilën ne nuk jemi mësuar akoma. Dhe së treti, në ketë aspekt do të thoja edhe vetë biznesi grek, ne e dimë ç’do të thotë që një biznes të ketë probleme me bankat, të mos ketë mundesi të bëjë pagesa, të tërheqë rregullisht paratë, të detyrohet të zvendësoje depozitat që mund të ketë në euro me depozita në një monedhë tjetër, do ketë probleme që do reflektohen edhe në marrëdhëniet qoftë të thjeshta biznes- biznes që mund të bëhen midis Shqiperisë dhe Greqisë. Pra ngado që ta shikosh, mund të mos kemi një goditje direkte, shqetësuese me këto përmasa siç po ndodh në Greqi, por duke qënë një vend me të cilin na lidh jo vetëm ekzistenca e 800 mijë emigrantëve, por mbi të gjitha marrëdhëniet tregtare, financimet e përbashkëta, fakti që është partner i katërt tregtar i Shqipërisë.  Dhe në një këndvështim me të përgjithshëm, nëse Greqia kalon në këtë fazë të daljes nga euro, ndoshta edhe nga BE, që nuk do ta uroja kurrë, kjo krijon probleme edhe për Ballkanin sepse bëhet një zonë jo interesante, një zone që vleresohet me turbullira politike dhe atëherë gjithë ato investime të huaja, që ne presim, s’mund të jenë më vetëm investime nacionale, veç për Shqiperinë, veç për Maqedoninë, veç për Kosovën, veç për Greqinë, por komplikohet. Sa më qetesi të ketë ballkani nga pikëpamja politike dhe nga pikëpamja e integrimit ekonomik aq më vend i favorshem bëhet për këto investime të mëdha të huaja që ne presim.

A do të dëmtohet sektori privat dhe biznesi nga “falimentimi”i Greqisë?

Natyrisht që edhe këtu mendoj që do ndihen, mund të ketë edhe efekte pozitive sepse sipas ekperteve që e ndjekin nga afër situatën në Greqi, nëse do ketë nëe dalje nga euro një pjesë e bizneseve greke që operojnë në euro mund të preferojnë të vijnë në Shqipëri edhe për arsyen e thjeshtë, sepse është një vend që megjithëse nuk e ka euron monedhë kryesore, hyn te ato që quhen vende të eurizuara ,pra ku euro është paralel pothuaj me monedhën tonë lekun. Por nga ana tjetër ne kemi një industri të fuqishme fason në vendin tonë, me kapital grek dhe shpresoj që ajo të mos preket nga kriza, sepse një prekje e saj do na shkaktonte përnjehere një papunesi e cila është gjëja më e pakët që dëshirojmë në këto momente. Njëkohësisht Greqia,  megjithëse ka kaluar momente të vështira, ka qëne një vend që kompanitë e medha greke por edhe fondet shtetrore greke kanë ardhur si investime në Shqipëri dhe besoj që sa të kalojë kjo situate, këto lloj fondesh do jenë akoma edhe më të pakta.Nga ana tjetër edhe nëse vjen një pjesë e emigrantëve me një sasi të vogel parash me vete ose me një ekperiencë për një vend pune, ne duhet të ndërmarrim edhe politika më urgjente të një ripritje të tyre në Shqipëri sepse për ta është një integrim i dytë që kërkohet, duke qëne se kanë realizuar një herë një integrim në Greqi, tani duhet të riintegrohen në Shqipëri, dhe shume vende të botës, kam parasysh këtu Portugalinë, vetë Greqinë , Spanjën, deri diku Italinë, kanë bërë hera herës politika ripritëse për emigracionin e tyre në Gjermani, Amerikë kur kanë pasur probleme dhe janë rikthyer. Ndoshta dhe ne nuk duhet të rrime thjesht dhe të presim se cfarë po ndodh në Greqi por tashmë përpara kemi rishikimin e mundshëm të buxhetit , përvec fondeve të kontigjencës që përdoren në raste emergjence, mendoj që mund të konsiderojmë dhe një rialokim buxhetor të disa zërave për të qënë të gatshëm të perballemi, dhe po e theksoj edhe njeëherë, jo vetem të perballemi negativisht por edhe pozitivisht sepse në raste të tilla krizash vendet kufitare edhe përfitojnë po të dinë të bëjnë ato politika që duhen sidomos me klimen e biznesit

Ndërkohë që sinjalet e krizës greke janë dërguar sepse dërgesat e emigrantëve në këto 5 vitet e fundit janë ulur ndjeshëm, a ka marrë qeveria shqiptare masa paraprake mbrojtëse?

Të gjitha këto masa mbrojtëse lidhen me dy skenarë të cilat i kemi diskutuar shpesh.Skenari i parë në nivel më makro është ai që quhet modeli i ri ekonomik, pra u bënë disa vite në Shqipëri që insistohet që disa burime që kanë financuar dhe ushqyer rritjen ekonomike dhe konsumin po vijneë duke u zvogëluar dhe duhen zevendësuar me të tjera. Një nga keto, ndër më kryesoret janë pikerisht remitancat të cilat kanë ushqyer konsumin në Shqipëri dhe kanë mbajtur larg nivelin e varfërisë dhe një kategori të madhe familjesh sidomos në zonat periferike dhe ato rurale. Dhe efekti i parë që duhet marrë në konsideratë  është pikërisht me cfarë t’a zëvendësojme këtë grope të madhe të remitancave që të mbajmë edhe nivelin e konsiumit edhe nivelin e varferisë ? Bile shumë nga industritë fason në Shqipëri kanë filluar të ndjejnë një lloj shqetësimi për të ardhmen e tyre në javët që vijnë .Mendoj që kjo mund të jetë një nga masat kyesore që ne mund të marrim ,natyrisht është një masë jo thjesht konjukturore për të zgjidhur problemin sot për nesër, por një masë më strukturore për t’i dhënë një zgjidhje të qendrueshme dhe afatgjatë, dhe mendoj që gjithcka që lidhet me krizen greke duhet parë në këtë sens, një nga partnerët tanë është duke ndryshuar te themi, ne rastin me te mire, situaten, sjelljen, mundesite qe ka, gjendjen ekonomike, financiare, marrëdhëniet me eurozonën dhe me BE. Ne duhet t’i ripërshtasim politikat tona edhe ekonomike dhe financiare për të zevendësuar këtë boshllek që na vjen nga Greqia por njëkohësisht për të ndërtuar në mënyrë figurative një mur që shumë nga problemet e Greqisë të mos vijnë në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës së Shqiperise, Genti Sejko tha të mërkurën në një deklaratë se  banka e shqipërisë ka lëshuar një urdhër nëpërmjet të cilit ka kufizuar çdo lloj transferimi kapitali ose likuiditeti të bankave greke në drejtim të mëmave të tyre ndërsa aktiviteti i këtyre bankave vazhdon në mënyrë normale. Si e komentoni ju këtë “nderhyrje” të  Bankes së Shqiperisë?

Natyrisht që është një ndërhyrje në kohën e duhur, në përputhje me situatën që ne po kalojmë , është një ndërhyje tipike që e bejnë bankat qendrore, e kane bërë edhe disa vende të tjera të rajonit për të krijuar pikërisht këtë mur dhe këtë hendek dhe për të shkëputur dy sitemet bankare nga njëri- tjetri, sepse pavaresisht se mund të jetë një rregull ose nje ligj për të ndaluar transferten e kapitalit bankar, shpeshherë në emer të fitimit ose aktivitetit të tyre bankar nëqoftëse gjejnë tregje të leverdishëm pavarësisht nga rrisku që mund të kenë të  bëjne financimeve të kapitaleve që ato kanë . Mendoj që në këto momente është një zgjidhje shumë e mirë dhe qetësuese për opinionin, që asnjë kapital nga këto banka nuk mund të transferohet në Greqi, pavarësisht që mund të duket në pamje të parë që me gjithë rriskun e lartë mund të jetë edhe fitimi i lartë. Unë besoj në ato që quhen masa makroprudenciale në emer të stabilitetit financiar dhe bankar edhe këtë masë e vleresoj pozitivisht edhe në këtë sens.

A do te këtë pasoja serioze për vetë Greqinë dhe sistemin e saj bankar dalja e Shtetit Grek nga eurozona dhe nga monedha e përbashket europiane euro?

Shpresoj që nuk do të arrihet deri këtu por nese kjo ndodh, besoj se do ketë shumë pasoja .Së pari, sistemi bankar europian është një sistem unik dhe roli i bankës qendrore europiane për lehtësimin sasior, për furnizimin me likuiditet, për garantimin e mbikqyrjes dhe shumë treguesve të tjerë të bankave europiane është shumë pozitiv. Të dalësh nga ky sistem dhe aq me tepër, të krijosh një monedhë të re nga e para, natyrisht që është një”dhimbje koke” shumë e madhe për sistemin bankar grek dhe për stabilitietin e tij. Ekspertët sot në analizat e tyre veçojnë dy elemente, së pari faktin që edhe banka qendrore e GreqisË, por edhe bankat e tjera, kanë një lloj frike që futja në një monedhë të re do të thotë një lloj aventure, në sensin që edhe politika, sic ka treguar shpesh në Greqi dhe në vende të tjera, por edhe grupet e interest, direkt ose indirect,  mund të ndikojne në këto momente për vlerën e këmbimit që mund të ketë kjo monedhë. Së dyti, meqënëse Greqia vjen nga një vend i eurozonës, një pjesë e madhe e bizneseve ose njerëzve zotërojnë euron, atëhëre rreziku është që nëse zevendesohet me një monedhe tjetër, euro duke qënë monedhe e fortë do t’ia rrisë shumë fuqinë blerëse këtyre shtresave ose grupeve të caktuara shoqërore dhe të biznesit, të cilat rrezikojnë që të prishin proporcionin ndërmjet të pasurve dhe të varfërve duke u bërë akoma edhe më të pasur sepse do të kenë mundesi që të blejnë lirë për faktin që kanë një monedhë të fortë në dorë , shumë pasuri të Greqisë.Dhe së fundmi, largimi i Greqisë cënon imazhin e eurozonës sepse s’ishte menduar ndonjëherë që ndonjë vend i eurozonës do të dilte nga Eurozona por duke pasur parasysh së Greqia zë më pak se 2 % të prodhimit të brendshëm bruto të eurozonës dhe me pak se 0.3 përqind të shkembimëve tregtare në eurozonë nuk përbën ndonjë rrezik imediat për eurozonen dalja e Greqisë. Si xhest,si veprim dhe si dobesi e eurozonës për të mbajtur një vend anëtar të saj që mos të dale, natyrisht kjo do të hapë diskutime pa fund për vete kriteret me të cilat është ndërtuar eurozon

Nëse në referendumin e datës 5 korrik, grekët do të votojnë kundër masave shtrënguese të kreditorëve, a nënkupton kjo një dalje automatike të Greqisë nga zona euro?

Jo, për momentin nuk duket që është dalje automatike, të paktën mesazhet që po leshohen minute pas minute duket sikur thonë se sido që të dalë  referendum, kryeministri grek do shkojë që të hënën në mengjes në Bruksel për të vazhduar bisedimet . Problemi komplikohet se si do reagojë eurozona dhe BE, sepse të paktën me cfarë duket edhe nga deklarata e kancelares Merkel apo edhe presidentit te eurogrupit ose ministrave të ndryshëm të financave të vendeve kryesore të BE, ata gjenden tashmë përballë një sfide politike, jo sfide ekonomike apo që ka të bëjë me negociatat . Veprimi i kryeministrit Tsipras kishte të bente më tepër me fatin e tij politik sesa me fatin e reformave dhe nëse ti merr një mandat nga populli jot, në këtë rast nga populli grek,  “jo”kundra marrëveshjes do të thotë që ti mund të shkosh të hënën në Bruksel por do të kerkosh një marrëveshje të re. Dhe meqë marreveshja ka gjithmonë nevojë për dy palë , çështja është pala tjetër që ështeëpala kryesore , sa e gatshme do jetë që ta gelltisi këtë lloj sfide që “unë nuk vazhdoj bisedimet me ato cfarë ti më propozon , unë bëj një referendum dhe marr një mandat tjetër mbeshtetje politike nga vendi im dhe ulem në tavolinë”,  ndërkohë që 18 vendet e eurozonës dhe akoma më shumë 27 vende të BE kanë një pergjigje tjetër.”Po ne, përballeë qytetarëve tanë, cfarë mandati kemi që të bëjmë tolerime pa fund”? Dhe këtu unë përmend një fakt, që në Europë, për të shpëtuar sistemin bankar europian nga një implikim në krizën greke pothuajse të gjithë borxhet që i janë dhënë Greqisë, janë borxhe shtetërore, pra i ka dhënë qeveria gjermane,qeveria italiane,qeveria franceze,çfarë do të thotë që janë pjesë e buxheteve të këtyre vendeve, pra kontributi i taksapagusve, gjermanë, francez, italian dhe me radhë. E, në këto kushte do vihen përballë, si qytetarët greke që mendojnë që kjo nuk është e drejtë dhe kërkojnë lëshime, ashtu edhe qytetarët e vendeve të BE dhe të eurozonës që gjithashtu nga taksat e tyre janë paguar këto miliarda euro, dhe prapë zgjidhja do jëtë një zgjidhje politike e cila mesa duket është shumë e zorshme që të thuhet tani pa ndodhur referendumi.

 

 

8 komente në “TemA TV/ Adrian Civici: Sistemi financiar shqiptar, i pavaruar nga bankat greke. Nuk ka nevojë për panik”

  1. mondi says:

    obobo kush na foli…ky qe hante molle dhe ai tjetri ngrinte thaset me leke…Ik o i paafte!

  2. Sit back.. and .....relaks says:

    Vetem mbajini mend keto qe thoni. Se mos neser na thoni na falni po na mbaruan likuiditetet

  3. peci says:

    Me e sigurt terhiqini sa me pare ku I dihet se ne piramidat na I vodhe saliu e fatos nanon

  4. Arti says:

    oh moj amani oli ky idioti,keta kane ngelur te na japin mendime per sisemin bankar.Nje cope medioker qe edhe ne gjimnaz ishte as mish as peshk,tip pa karakter,nje hic.Edhe ju te temes jini bere shume medioker.Ne hape barkun me ca individe pa integritet,pa material,kot.

  5. Hajri Qili says:

    po ku o be specialist dhe ky bufi… shkollen e Kamzes ka mbaruar.

    Fullhani vidhte me thes, kurse ky si anetar i bordit priste ndonje kokerr molle poshte pemes.

    tani punon per llogari te Hajri Qilit i cili i ka lidhur nje page jeniceri.

  6. Klevi Tir says:

    Intervistuesja e lezecme
    I intervistumi nuk bo

  7. odri says:

    E mirekuptoj pse del neper ekrane. Realisht nuk thote asgje per tu degjuar. Pyetjet e gazetares mediokre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje