Enno Bozdo: Rama-Veliaj po betonizojnë hyrjen e liqenit Artificial. Të reagojnë qytetarët

6 Korrik 2015, 16:14Politika TEMA

Nënkryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun e ri Erjon Veliaj se ende pa u ulur në karrigen e Kryetarit të Bashkisë kanë marrë vendimin për të betonizuar hyrjen e parkut të liqenit artificial në Tiranë si dhe për të shkatërruar sheshin “Nënë Tereza”, monument kulture.

Bozdo tha se pasi bllokoi për dy vjet projektet e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama hodhi në fushatë miliona euro me burime të padeklaruara vetëm për të shtënë në dorë Bashkinë e Tiranës dhe sot çdokush e ka të qartë përse, për të vazhduar betonizimin e saj, aty ku e la.

Ai deklaroi se me një konkurs fals, Edi Rama prezantoi sot projektin e tij të betonizimit pa kthim të hyrjes së parkut të liqenit dhe sheshit “Nënë Tereza”.

“Të gjithë e mbajnë mend se si në kulmin e fushatës elektorale, Veliaj, premtoi se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të ri komercial në Tiranë, se do të zgjeronte kufijtë e parkut të liqenit dhe se do të mbronte dhe promovonte trashëgiminë kulturore të Tiranës. Sot, tre javë më vonë, shefi i tij nxjerr zhveshur para shqiptarëve falsitetin e këtyre premtimeve, duke faktuar se kanë planifikuar diçka tjetër për Tiranën, në drejtim të kundërt me çfarë premtuan në fushatë, betonizimin e parkut dhe degradimin përfundimtar të sheshit “Nënë Tereza”, nëpërmjet ndërtimeve të reja që ai dhe Rama kanë planifikuar të ngrenë aty. Pra, premtimet rezultuan të gënjeshtërta për Ramën dhe Veliajn”, u shpreh Bozdo.

Ai shton më tej se që Rama të mbërrinte deri këtu, iu desh më parë të bllokonte projektin e Bashkisë Tiranë për sheshin “Nënë Tereza”. Bozdo publikoi fotot se si ky projekt ishte parashikuar të zhvillohej nga ana e Bashkisë dhe se si Rama kërkon ta ndryshojë, duke thënë se pamjet flasin vetë.

Bozdo shprehet se atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë, atje ku koncepti i projektit të Bashkisë harmonizohej me hapësirën e gjelbër, Rama parashikon beton, atje ku parashikohej park dhe pemë, Rama parashikon sipërfaqe ndërtimi, atje ku është dhe duhet të jetë parku, Rama do të ndërtojë shumëkatësh.

“Ne kundërshtojmë me forcë të madhe këtë çmenduri për betonizimin e parkut dhe për shkatërrimin e sheshit “Nënë Tereza”. Pseudo-konkursi është një farse klienteliste që shërben vetëm për të kamufluar atë që Rama dhe zgjatimi i tij në Bashki, Veliaj tashmë kanë vendosur, goditjen përfundimtare për parkun dhe sheshin “Nënë Tereza”, tha Bozdo.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës pa dallim, shoqërisë civile dhe gazetarëve të lirë të bashkohen për të kundërshtuar me të gjithë forcat atë që e quajti pabesi ndaj Tiranës dhe banorëve të saj dhe për të detyruar Ramën të tërhiqet nga betonizimi korruptiv i sheshit “Nënë Tereza” dhe hyrjes në parkun e liqenit.

24 komente në “Enno Bozdo: Rama-Veliaj po betonizojnë hyrjen e liqenit Artificial. Të reagojnë qytetarët”

  1. zeni says:

    Akoma s’ja ka mbathur ky? Ik or legen me dy n!

    1. Popolino says:

      hahaha, foli ENUA me 2N.. Hahahahaha, o ENNO, jane 8 projekte, akoma seshte shpall fituesi, ti flet o xhan parazit.

      1. Osumi eshte det thote ENO says:

        S arrij ta besoj qe akoma tallen me kete popull duke genjyer.. Nuk ka fitue akoma o djalkeee.. Mos flit para kohe se propozimet nuk ndalohen te behen sido te jene

        1. Deda says:

          EnNNNo me lulken skane faj se projektet e tyre si mejane si realizuan kurre, e as tramin se pame gjekundi. tani ben dhe karshillek pale.
          kesaj i thone me te ik dritat e menjes

    2. arbi says:

      Pa u shpallur fituesi akoma filluan helmin keta dashakeqesit se mire qe smendojne per popullin po s’duan qe te ndodhin e ato pak gjera te mira qe ka marre persiper qeveria

    3. enuu says:

      po mo eno po jane akoma 9 projekte ne gare apo e beret bilancin ju e nxorret fitusin sipas jush,, ik mer anej

    4. tea says:

      eno a bere naj gje vet ne bashki ti apo kshu tu duk 4 vite sa hap e mbyll syte mire qe jepje naj deklarat per shtyp e hajd shendet

    5. demir says:

      ennnoooo bej dhe qoken e fundit bashkise e kto dit qe tkan ngel po he se o msu ky popull me kerdirat qe ka bere pd.. ik mbush andej tani hajd

    6. homeri says:

      eNNo bozdo ka filluar te flase.se ne se kujtohem mire ishte ky qe i beri qokat e fundit si kryetar bashkie ne dem te xhepave te qytetarve ,sepse luli kishte mendjen qe kryetaret e bashkive te pd do ulnin drita dhe do rrisnin pensionet.Turp i radhes i shqupit.,

    7. vajmedetpd says:

      Përderisa nuk ka akoma një plan fitues për hyrjen e liqenit nuk mund të flasim dot,ju z bozdo jeni mësuar gjithmonë të flisni para kohe kur u intereson,por çfarë keni bërë ju për tiranën???? Asgjë. Ndoshta këta 9 super projekte mund ta gjelbërojnë akoma më shumë liqenin dhe jobta betonizojnë,ashtu siç donit të bënit ju

    8. platoni says:

      ky flet sikur te jete orakulli i shqupit.po atyt ka dhe projekte ku nuk ndertohet fare por jane projekte rehabilituese.Po pse nuk doni ju gjera te bukura arkitekturore duhet ta leme qytetin sic e late ju?kryeqytetin e shqiperise e kthyehet ne kandahar.Me ne fund nje identitet i ri per tironen pune serjoze.

    9. beratsi says:

      Akoma nuk ke ikuk o petulle. Te pame ne ty kater vjet fjete gjume si kryetari lulushi. Asnje projekt nuk realizove

  2. Kacı says:

    OOPS!. Doli ky ftyre qelbtı!. Tanı shko lef te shpıa e lulushıt…..

  3. Opinionisti says:

    Ik mër bythqir ke dhe ftyrë me dal!

    Per katër vjet vetem qofte te pedonalja dinit me shit! Kjo ishte qytetaria juaj!

  4. socialisti fukara says:

    Zeni dhe kaci, nuk ju duket se ka te drejte?

  5. endri says:

    Keta akoma paskan goje te flasin dhe ti kerkojn qytetareve te reagojn. Qytetaret reaguan bindshem me 21 qershor. kurse akoma seshte shpalkur fituesi keta flasin brockulla. nuk kan vend mend akoma nga humbja e thell.

  6. andi says:

    Keta duhet te largohen sa me shpejt nga bashkia, dyert per keta qe e shkaterruan qytetin u mbyllen me 21 qershor. Sa me shpejt te behet konstituimi qe te filloj pune kryetari i ri i bashkise

  7. eni says:

    Sa mashtruesa jan. Por populli si beson me. Keta duhet te mbledhin valixhet dhe ti kerkojn falje popullit qe e mashtruan per 4 vite

  8. Synth says:

    Ik er surrat matuf lepi te pergerat e kunatit.

  9. kaqi i zi antikomunist says:

    Enno sumqiri behu gati per ne burg .Je vecse organ i shurres se saliut dhe na ndot ambientin kuir flet .Gjiknur trapi duhet te kish filluar me kohe hetime5t e brendshme pewr hidrocentralet qe ke dhene ne zona te mbrojtura natyrore.Rrace spiuni dhe servili qe nga koha e xhaxhit.

  10. pa parti says:

    O Bit Bull,mbylle ate hale,akoma nuk e ke kuptuar se kush jeni,çfar do te besh me lejet e ndertimit qe dhate tek diga e liqenit,apo atje nuk quhet betonizim.

  11. alti says:

    Nuk ka ves me te ndyre se mashtrimi dhe hipokrizia . Ky mender nenkryetar i bashkise se Tiranes ne ikje , eshte prototipi i zyrtarit me te korruptuar , qe ka pas qeveria e PD dhe basahkia Tiranes . Ky del, dhe kerkon te ngrej njerezit ne proteste , per investimin publik qe do kryhet tek liqeni , kur vet ky moster per dy muaj, mbasi PD kishte humbur zgjedhjet e 2013 ka firmosur bashke me Mimen minister , nje numer rekord proivatizimesh dhe koncensdionesh korruptive ner dem te popullit shqiptar me urdher te Saliut . Ky ne vend ta kete vendin ne burg , na ben moral se i dhimbeset Tirana . Jepi llogari tiranasve , qe nje jave para se te zbytheshit nga bashkia , keni zhvilluar 83 tendera per klientet tuaj , dhe eshte i njejti skenar , sic veproi me qeverine e hajduteve ku bente pjese . Veliaj me te marre detyren ,te beje auditin e Bashkise , per kater vite te zullumit me ne krye Basha-Bozdo . Vetem drejtesia i nevoitet ketij burri femer ,qe te marri ate qe i ka bere Shqiperise dhe Tiranes. Koprrupsion deri ne ditet e fundit.

  12. SuloKapedani says:

    Kane rène nè gropè tè halesè dhe fillojne tè flasin se i zhduken te gjitha halet dhe me nder bène njè permendore tè pamvaresise ku i madhe e i vogèl i bèjne shurrèn gje e cila nuk duhet te ndodhe.Ku jane veprat tuaja more djal obez ,se ju e keni zakon qè i shkruani emrin “veper e ndertuar nga partia demokratike”,sidomos nuk ka ngelur ure pa u shkruar.Ju doni te duket vetem vepra juaj tamam si ne kohen e Enver Hoxhes por tè pakten ai kishte te drejte sepse u ngriten ne kohen e tij dhe p.d -ja juaj i shkatèrroi dhe i vodhi duke krijuar mbretèr dhe verlacet e rinj shpellar gjoja modern.Vazhdoni te flisni nga humbètira e pakthyeshme.

  13. ekonomisti says:

    E more qofte (me mish derr dhe me 2N ne mes) u zgjove. Po te levuiz karrigja apo by… Nejse njesoj eshte per tu e lakejte e tjere te SHQUPIT. Shiko, “leviz’ ndonje dosje se mos te kapin e ta hapin. shijo edhe keto dite qe te kane mbetur se pastaj si qen rrugesh do te perfundosh. nje lutje kam per veterineret, qe te vendosin nje matrikull ne vesh, ty dhe kryetarit qe te te njohin edhe qente e tjere, se per kater vjet vetem keni lehur, jo si qen por si buce. Nje kerkese te vogel kam. Te lutem ato kapake pusete qe asnjehere nuk i vute, merre nje, vare ne qafe dhe futu ne gjiriz, pasi aty e ke vendin. Mos harro ti japesh edhe nje lulushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje