Basha: Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit, kauzat e opozitës

8 Korrik 2015, 13:21Politika TEMA

Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit janë cilësuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si betejat dhe kauzat e Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar demokrat, Basha tha se për këto kauza ka marrë edhe mbështetjen nga Brukseli.

“Lufta pa kompromis për korrupsionin, dekriminalizimi dhe cështja e zgjedhjeve të 21 qershorit janë betejat dhe kauzat e PD për të cilat do të punojnë të gjithë.

Do të rishohim edhe nga vetja por askush sdo të ketë iluzionin se PD duke parë brënda vetes sdo të shohi jashtë saj”, u shpreh Basha.

Sipas tij, Rama dhe Meta kanë goditur në themel zgjedhjet dhe se të gjitha shkeljet dhe manipulimet do të pasqyrohen nga opozita në ditët në vazhdim.

“Çfarë po ndodh me tatimet e doganat, ku ka një mosrealizim të të ardhurave që nga fillimi i vitit? Kjo është një situatë e jashtëzakonshme në këtë sektor, me rënie të të ardhurave, ndërkohë që taksat janë rritur. Po ku shkojnë të ardhurat? Ato u përdorën në fushatë për të blerë votat”, u shpreh kryetari i PD-së.

Sipas opozitës, kjo situata e ka vënë në lëvizje Qeverinë, e cila po përgatit dërgimin në parlament të projektligjit ‘për ndryshimin e buxhetit’.

“Nëse vjen ky projektligj grupi ynë parlamentar do ta kundërshtojë me forcë miratimin e tij. Do të bëjmë gjithçka të mundur, duke pasur në krah edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA, prej të cilëve kemi marrë garancitë më të forta për mbrojtjen e demokracisë, për standardet më të larta zgjedhore dhe për të luftuar të gjitha shkeljet e qeverisë”, paralajmëroi Basha.

2 komente në “Basha: Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit, kauzat e opozitës”

  1. haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaa

    krimineli flet per demikriminelizim !!!= Allahhile

    hajduti 230 miloj eurove ne postin e Minsterr. flet kundra korrupsionit !!!= Allahhile
    zgjedhjet per kte far kriminelash = vjedhje

    ti do plumin ne goje or tej
    surrat uturak
    tradhetar i shqiperise qe firmose per detin shqiptare tja dhuroje grekut,
    qe vrave shqiptaret ne gerdec e bulevard

  2. pse says:

    Nuk e kuptoj se cfar ben pozita e sotme qe edhe nderkombetareve t’ua thone fare
    troc;-nuk behet dekriminalizimi me persona KRIMINELE si Lulzim B…. spse
    1.Ka vjedhur 230 milion euro ne rrugen e kombit.
    2.Ka vrare 4 qytetare ne bulevard me duar ne xhepa te pa aematosur.
    3.Ka neneshkruar shitjen e detit teritor i vendit tone qe eshte TRADHETI KOMBETARE.

    Ne grupin e tij ka te dnuar si Arben Ristani etj. e etj.
    Nuk e ha shume meraku per keto por ai ka hallin e tij dhe Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje