Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një konferencë për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë, tha se është i emocionuar për shkak se fitoi drejtësia dhe futbolli.
“Jam shumë i emocionuar, edhe pse e prisja këtë vendim.
Fitoi e drejta dhe futbolli.
Nuk dua të gjykoj për klasifikimin dhe nuk dua të diskutoj nëse do të shkojë apo jo Shqipëria në Europian. Rëndësi ka që drejtësia u vu në vend.
Rëndësi ka që nuk bëhet fajtore Shqipëria për atë ndeshje”, tha Duka.
Në lidhje me renditjen e Shqipërisë pas këtij vendimi, që e sheh veten në vend të dytë me 10 pikë (aq sa Danimarka), Duka tha se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë:
“Duhet të bëjmë maksimumin në 4 ndeshje, pasi janë ndeshje që mund t’i fitojmë të gjitha ose mund t’i humbim të gjitha”.
Kur u pyet në lidhje me rinovimin e kontratës së trajnerit De Biasi, Duka u përgjigj:
“Ka një kontratë deri në qershor, kemi kohë për të folur. Kemi shumë kohë pasi ne do të shkojmë në Francë dhe De Biasi do të jetë me ne atje”.
Ndoqa konferencen per shtyp te Kryetarit te FSHF, Armando Duka me rastin e dhenies se tre pikeve Shqiperise nga gjykata e CAS-it.
Nje fitore e jashtezakonshme dhe nje vendim i drejte jopolitik i kesaj gjykate qe ne kete menyre i tregoi vendin racisteve barbare serb, duke i treguar me gisht ne te gjithe opinionin boteror si njerez te pazhvilluar e qe koha e civilizimit i ka lene mbrapa.
Por edhe njehere gjate kesaj konference u vu re injoranca dhe bajraktarizmi i Armando Dukes qe mesa duket ne jeten e vet nuk ka lexuar asnje liber. Pordha provinciale e shoqeruar me nje te folur te avashte dhe pa pike lidhje, adresimet se keta avokatet kane shume pune dhe se sot do ta bejne pushim, shakate fshatareske dhe te trasha tregojne per mungesen e artikulimit dhe te mendimit qe vijne si rezultat i mungeses se kultures dhe modestise manaxheriale.
Nuk kam fare asnje element personal qe te me shtyje te them sa siper, por me nxit deshira qe futbolli ne shqiperi dhe jo vetem kombetarja shqipetare te kthehen realisht aty ku jane mundesite e Shqiperise, ketij populli ku femijet i kane te gjitha mundesite te ndjekin ekipet zinxhir, dhe te nxjerrin talente te shkelqyera, sic edhe ka nxjerre Shqiperia ne vite por qe jane administruar keq nga nje federate e tille e administruar nga ky Duka ( jo ai i krimit ), bajraktari i vogel i Shijakut.