Një numër shtetesh i shtohen listës së vendeve që përfitojnë nga lehtësimi i vizave me Shqipërinë gjatë sezonit turistik 2015.
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë.
Arabia Saudite, Katari, Omani, Bahrejni, Rusia, Gjeorgjia, Bjellorusia janë vendet, të cilat sipas vendimit, për periudhën përgjatë sezonit turistik 1 qershor – 1 nëntor 205, do të lejohen të udhëtojnë në Shqipëri pa viza. Dokumenti i vlefshëm për këta shtetas është vetëm pasaporta për udhëtime jashtë shtetit.
Heqja e vizave më një numër shtetesh, me qëllim lehtësimin e hyrjes së tyre në Shqipëri gjatë sezonit turistik, është një nga masat e realizuara në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2015 dhe lehtësimin e hyrjes së turistëve në vend.
Sipas të dhënave nga operatorët turistikë, viti 2015 shënon një rritje të kërkesave nga turistët, e cila parashikohet të arrijë deri në 20-25% më e lartë krahasuar me një vit më parë.
Janë 19 shtete, qytetarët e të cilëve hyjnë pa viza për shkak të liberalizimit të vizave të tyre me zonën Shengen konkretisht Antigua & Barbuda, Bahamas, Barbados, Brunei, Guatemala, Honduras, Kosta Rika, Mauritius, Meksika, Nikaragua, Panama, Paraguaj, Salvador, Seychelles, St. Kitts dhe Nevis, Uruguaj, Venezuela, Makao (China) dhe Moldova. Në rast qëndrimi më shumë se 90 ditë gjatë një periudhë gjashtë-mujore, ata duhet të pajisen me vizë të tipit “D”.
Po ashtu mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë këtë sezon turistik shtetasit e vendeve të treta të cilët kanë një vizë të vlefshme Shengen me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Shengen, ose kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Shengen, si dhe kanë një vizë me shumë kalime të SHBA-së apo Mbretërisë së Bashkuar, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje qëndrimi të vlefshme në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.
Hajde komedi hajde!!!!
Kjo eshte cudi. Lejohet te udhetojne nga 1 Qershori deri ne 1 Nentor por njoftohen ne 14 Korrik.
Vend ku vetem zvarraniket mbijetojn cdo cep i vendit i mbushur ne beton
Gazeta tema na jepni dhe nje list te vendeve qe lejohemi ne shqiptaret te levizim pa viza. se jo me shum se para 3 vjetesh me esht dashur te vija ne moldavi dhe nuk mund ta besoni se ca pritje dhe dokumenta me kerkonin dhe pse kisha nje lej qendrimi 10 vjecar ne vendet e shengen. Dhe dergova dokumentat ne ministrin e jashtme moldave dhe mbas nje muaje me kthyen pergjigje dhe me dhan ok per nje viz nje mujore dhe te drejt qendrimi 8 dit. shteti shqiptar nuk duhet te hapin portat per lloj lloj vendesh qe nuk na respektojn po duhet qe cdo vendim te jet reciprok.
pse gjith kto shtete te perfitojn kaq leht hyrjen ne vendin ton?ça u bem han ne?nuk duhen harruar kaq shpejt se çfar kemi hequr ne shqipetaret per te mar nje viz
Merrni vete informacion ne ambasadat e vendeve ku do shkoni, e jo te kerkoni nga qeveria. Asnje shtet nuk e ben kete, sepse cdo vend ka specifikat e tij. Mos kerkoni idiotlleqe, shteti ka per detyre te tregoje cfare duhet per te vizituar vendin tone dhe jo anasjelltas.
Po car turizmi i leshit more javash se mos vine nga Panamaja nga Nigaragua nga Omani e nga Bjellorusia ne Shqiperi. Mjaft me inferioritetin e te drejten e hyrjes ne Shqiperi sikur jemi ndonje stan ku hyn cdokush.
Sic e tha dhe nje person me larte vendimet duhet te jene reciproke, smundet ai si qytetar te vuaj per te vajtur ne Moldavi…
Eshte TURP qe shteti jone nuk lehtesohn udhetimin e shtetasve te KINES.
150 milione Kinez vizitojne gjithe boten…
AKoma dhe Amerika i ka ofruar Kinezeve vize 10-vjecare.
Tung nga
Pekini