"PD nuk po ndahet nga rrugaçët me kollare që ndanin tenderat dhe vranë karrierat e atyre që s'pranuan të bëheshin palë në grabitje"

21 Korrik 2015, 09:37Politika TEMA

Ferdinand Xhaferaj, ish-ministër Kulture dhe një nga eksponentët kryesor të PD-së, në një intervistë për gazetën “Sot” ka deklaruar se PD gjatë dy viteve nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk është ndarë nga rrugaçët që merrnin dhe shisnin tendera gjatë qeverisës “Berisha”.

“Duhet theksuar se në këto dy vite PD-ja nuk arriti të ndahej nga rrugaçet me kollare që gjate qeverisjes së PD vetëm sa ndanë tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që thjesht nuk pranuan të bëheshin palë për të grabitur”, thotë Xhaferaj në intervistë.

Duke analizuar humbjen e PD në zgjedhjet e 21 Qershorit, Ferdinand Xhaferaj ka nxjerrë në pah disa probleme me funksionimin e PD.

Ai thotë se, pas zgjedhjeve lokale, drejtuesit e Partisë Demokratike nuk duhet të fokusohen vetëm në çështjen e blerjes dhe presonit mbi votuesit.

Qartë jam shprehur se mekanizmi i blerjes së votave dhe presionit mbi votuesit nuk duhet të jetë e vetmja melodi politike që duhet të luaj Partia Demokratike.

Pra, ne si PD kemi shume gjëra që nuk i kemi bërë si duhet këto dy vite”, thotë Xhaferaj.

Gjithashtu, sipas Xhaferaj, lidershipi i Partisë Demokratike nuk i ka adresuar çështjet në mënyrën e duhur.

Xhaferaj pohon se PD gaboi me qasjen e saj ndaj reformës territoriale dhe reformës në drejtësi.

Sa i takon drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Xhaferaj shprehet se Bashës i duhet të mbushë një vakum të madh që ka lënë pas Sali Berisha.

16 komente në ““PD nuk po ndahet nga rrugaçët me kollare që ndanin tenderat dhe vranë karrierat e atyre që s’pranuan të bëheshin palë në grabitje””

  1. ed snobisti says:

    pse nuk shkon ne prokurori ti xhafo? kush i ka blere e shitur keto tendera?
    ne fakt Lllalla duhet te te flasi te shpjegohesh …

  2. jani says:

    o legen po harrove kur ishe ne ministrine e kultures sa vodhe o plere, sa kate more ne durres o me plera e PD

  3. "BALASHI" says:

    Ky eshte tipik injorant, me nje zemer shume bloze…

  4. teuta says:

    Ke te drejt :PD NUK PO NDAHET NGA JU RRUGACET ME KOLLARE TE BREBDSHEM DHE TE JASHTEM

  5. E njoh Xhaferajn says:

    Xhaferraj eshte mbi te gjitha qytetar. Nje person ne politike eshte dryshe nga nje person ne jeten e perditshme. Mos ngaterroni gjerat. Xhaferaj nuk ngjan fare me tribut e Salit.
    Eshte i shkolluar ne shba dhe nuk e kalon cakun asnjehere. U detyrua te kapej disa here me socialistet sepse ashtu ja kerkonte puna,por Xhaferaj ndryshe nga sorrogatot qe mban pas Lulushi me Salushin i thote pirdhuni atyre nese do te duehj te bente kompromis me djallin.

  6. petro says:

    Ky eshte vet nje nga rrugacet me kollare.Nje njeri malinj.Shihet qarte tani se kerkon te rrembeje ndonje thele torte.Pra te ikin disa rrugace me kollare dhe te vijne disa horra pa kollare.Sa keq! Ku perfunduan endrrat per demokraci? Te disa njerez pa skrupuj, injorant, qe s kane lexuar nje liber, me nje shkolle te mesme te niivelit te ulet(formim ne shkollen mekanike bujqesore ne Shkozet)Po te hapi rokuroria hetim per lejen e nderimit te mostres se papare, ndertuar te lulishtja 1 Maji, sigurisht bashkfajtori i pare i Dakos eshte ky.Ndaj heshtin te gjithe.Hajde tani Ferdo, na ngri ndonje parti tjeter se kemi uri.Vdiqem edhe per partine tende te vertete, te ligesise, te mashtrimit, te horrllekut, te makuterise.

  7. emigranti says:

    Pse gjithnji kur dikush kerkon te kritikoje te vetet, ngrihen hienat dhe thone mbylle gojen se dhe ti njesoj je.
    Pse nuk ju pelqen mendimi jashte llogores, apo nuk doni ndryshimin e situates.

  8. plaku i mocem says:

    Ne fillimet e demokracise nje ish komunisti te ndershem ju be nje thirrje qe te kalonte me PD-ne.Ai u pergjegj:Nuk mund te shkoj ne ate parti se shikoj atje disa rrugace!
    Rrugacet duhen per tani,per vota,me vone do vene ne vendin e tyre,i thote tjetri.
    Do te kerkoje PD-ja te ndahet nga rrugacet me vone,por nuk do ti ndahen rrugacet PD-se-tha ai komunisti i ndershem qe ka disa vite qe ka nderruar jete.Ndjese paste!
    Dhe me ne fund z.Xhaferi,nuk kishte ndonje pozicion tjeter per ju ne PD,por duhej te beheshe minister kulture?Nga Vlora ka njerez me kulture,por jo per minister kulture!

  9. tabaku says:

    Komenti Xhaferajt i sakte. Durresi e di pse humbi ne Dures dhe kush dhe pse e bojkotuan

  10. Rita says:

    E Ferdo po te vjen radha si Olldashi me duket se nuk do e kesh te gjate kujdes plako mos e kruj me SALI MAFIOZIN

  11. Bureto says:

    Pavaresisht nga rezervat qe mund te kemi ndaj X apo Y politikan apo ish, rendesi ka ajo qe thone. Ne kete rast me duket se Ferdinandi ka thene ca te verteta. Partia demokratike eshte ne krize te thelle vizioni dhe peng i Berishes, dhe mekembesit Basha. Edhe me naivet e kane kuptuar se me kete PD, demokratet nuk vine kurre ne pushtet, dhe kjo eshte nje minus i madh per demokracine. Rotacioni demokratik real, eshte si ppuna e saj qevthote proverbi: uji qe rrjedh pihet! Ne te kindert do pime uje mocali. Po qe te ndodhe rotacioni duhet te jete alternative. A do te jet kjo PD apo forca te tjera kete do ta tregoje koha. Por kjo mbetet nje imperativ per demokracine. Shikoni me dy vjet ne pushtet PS&LSI dhe cfare te carash jane vene re, edhe pse disa arritje jane. Pushteti ne mos te korruptofte sic thuhet rendom, te deh. Dhe nga gjendja e tille te nxjerr vetem frika se do te humbasesh pushtetin, dhe kjo frike eshte reale, kur ka opozite. E keni degjuar vete zotin Rama, qe thote, se me kete opozite ata rrine ne pushtet deri ne vitin .2021. Le te rrine po a e meritojne. Kur ka opozite reale gabimet e pushtetit brenda legjislatures minimizohen dhe kjo eshte ne te mire te shiqerise. Ne zgjedhjet e rradhes, elektorati le te vendose se kush do t’i qeverise me tej. Po cilet, kur nuk ekzistojne si te tille?

  12. Tema says:

    Njohim njëri tjetrin.

  13. GerdecBomba says:

    PD nuk reformohet dot pasi ka krijuar dicka qesharake, kultin e individit.

    Nje parti me kult nuk mund te reformohet shpejt. PD-se do ti duhet te kaloje nje kohe te mjaftueshme ne opozite per tu reformuar, dicka rreth 10-15 vjet kohe.

    PS nuk eshte shume larg PD-se, eshte vetem nje hap perpara pasi ka kaluar dy drejtues. Pas 5-10 vjetesh PS duhet te zevendesoje Ramen me dike tjeter ndryshe rrezikon kultin e individit si PD-ja sot. PD I ngjan me shume PPSh-se sepse ka kult individi. Ndersa per korrupsion, kurveri, krim, PD-ja eshte e papare.

    PD duhet te shkeputet nga sali berisha ndryshe nuk vjen ne pushtet as per 25 vjet.

    1. petro says:

      Gerdec-Bomba…nuk e di perse keni kete mendim te njeanshem.Ne te dy partite e medha tashme, po dhe ne LSI dhe ne disa te tjera “miilitojne” me influence vetem njerez ordinere qe kane varferuar shtetin me vjedhje.Jane nje lloj o mik.Pse te permendim emra.Keta krijuan kete sistem me nje polariziim te frikshem.Ndaj perfundimi dihet.Po vjen rrotull.Eshte ai qe paralajmeroi Blushi.Protestat do te arrijne gjer ne parlament.Ndoshta do te vonojne edhe ca, po rruge tjeter nuk ka.Kjo klase politike ka mbetur ne klase.

  14. Berati1980 says:

    xhaferaj ka te drejte. PD duhet te dije te lexoje 2013 qe te behet nje opozite si e do vendi

  15. 10 KORRIK 1976 says:

    Jini plehra te gjithe,zhdukuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje