Deputeti socialist Erjon Braçe u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se është momenti i duhur për të luftuar krimin e organizuar që sipas tij ka kapur ekonominë e vendit.
Braçe tha se diskutimet e disa deputeteve në Parlament janë si disa fjali qaramane që nuk i vlejnë askujt.
“Në këtë sallë nuk ka thelb, nuk ka përmbajtje. Por janë disa fjali qaramane që nuk i vlejnë kërkujt.
Për më tepër kur qarja bashkohet me shpifjet. Sa herë që zonja në fjalë nuk ngjan me atë që ishte për rreth 8 vite këtu. Një lexuese gazetash. Tregoi sa e mirë ishte Shqipëria në kohën e saj dhe se sa keq është tani.
Beteja me narkotrafikun nuk është e fundme si çdo gjë e ndaluar. Sepse mbi të gjitha ajo është tregti. Në të gjithë këtë histori është vullneti politik i të gjithë atyre që kanë marë përsipër të drejtojnë agjencitë ligjzbatuese për të luftuar trafikun.
Ky krim nuk mund të luftohet pa vullnetin politik. Në 2 vite vullneti politik ka ndryshuar.
E gjithë sa dëgjuat këtu sot është e ndryshme nga ajo që keni dëgjuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij”, tha Braçe.
Më tej, deputeti socialist lexoi disa postime që ish Kryeministri Sali Berisha kishte hedhur rreth 1 vit më parë në faqen e e tij në Facebook, në një kohë kur Policia e Shtetit kishte hyrë në fshatin e Lazaratit dhe po kontrollonte të gjitha shtëpitë atje.
“Po lexoj disa dëshmi të ish kryeministrit Sali Berisha, disa postime të tij në facebook:
Më 18 qershor 2014- Policia në kundërshtim me rregullat thyen orenditë, hap mure dhe nxjerr jashtë shtëpie banorët dhe nuk i lejon të kthehen aty. Në pjesën më të madhe të shtëpive është ndërprerë energjia dhe interneti.
Pak orë më vonë, po në të njëjtën ditë ai shkruan: Çunat e Ramës kanë plaçkitur dhe kanë marë plaçkat. Ky është operacioni plaçka.
Ndërsa më 19 qershor në një konferencë shtypi ai tha: Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë në Lazarat.
Ky qëndrim i imi është shoqëruar me rënien e mbjelljeve. Unë nuk kam vendosur të ndërhyj, këta janë të vendosur dhe unë nuk jam kundër.
Këto pra janë ato që e bëjnë ndryshimin. Ky vullnet është ai që e bën ndryshimin”, tha Braçe.
Por deputeti i PS-së nuk ka lënë një kritikë edhe ndaj Qeverisë.
“U bë e disata seancë që ministrat nuk janë prezent në këtë sallë dhe kjo nuk është normale, pasi ne duhet të jemi në krye të punëve”, tha Brace.
O Tempora
o mores
Hapu dhe
Do vdes
Cope ka bo
ministrat
I paska thy
Ne mes ?