Intervista/ Flet rregjisori Nikolin Gurakuqi:Opera shqiptare është po aq me nivel të lartë si homologet e saj kudo në Evropë

23 Korrik 2015, 18:53Kulturë TEMA
Intervista/ Flet rregjisori Nikolin Gurakuqi:Opera shqiptare është po

 

Pyetje: Z. Nikolin, si nisi rrugëtimi juaj artistik?

Unë vij nga një familje artistësh, pasi prindërit e mi ishin artistë. Babai im, Luigji, ishte regjisor në Operan e Shtetit dhe mamaja ime Lezina ishte në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore. Por, unë isha fëmija i parë dhe i vetëm i familjes së madhe Gurakuqi, me gjyshër Kolën dhe Angjelinën, i cili dhe ky ishte marrë me art. Xhaxhallarët e mi, si i ndjeri studiuesi i letërsisë dhe Profesor në Universitetin e Tiranës Mark Gurakuqi, fëmijëve të tij u dha drejtim në gazetari e letërsi, po ashtu edhe xhaxhai im Zefi, gazetar pranë redaksisë së Revistës “Nëntori” dhe Gazetës “Zëri irinisë”, gjithashtu fëmijët i morën profesionet e arqitekturës dhe të mjekësisë. Daja im ishte muzikant, i binte kontrabasit pranë Orkestrës së Radiotelevizionit. Ishte gjithashtu pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, por kjo s’do të thotë, se me që je rritur në një ambient të tillë kulturor, duhet të dalësh me patjetër artist. Po nuk pate talent kurrë nuk bëhesh artist.

Pyetje: Pra edhe ju iu nënshtruat një konkursi?

Si çdo fëmijë i atij brezi edhe unë fillimisht u rregjistrova pranë Pallatit të Pionierit në grupin e violonçelit e pas dy vjetësh në grupin e teatrit. Por unë pas shkollës tetëvjeçare vazhdova gjimnazin “Qemal Stafa” e mësimet për solfexh e rregji i merrja nga im atë. Kjo zgjedhje e imja për tu formuar në gjimnaz me bazat e përgjithshme më ndihmoi shumë në jetë. Shumë gjimnazistë të brezit tim arritën majat në drejtim të shtetit e në shumë fusha të jetës, të më falin që nuk po i’ua përmend emrat, sepse janë të shumtë e me shumë prej tyre ende e ruajmë miqësinë. Kur unë isha në gjimnaz kisha dëshirë edhe këngën edhe teatrin, ndaj dhe isha midis dy pasioneve, se cilën prej këtyre gjinive do të zgjidhja. Teatri në prozë është vërtet i bukur dhe muzika shërben për të rritur emocionet, por teatri i muzikor është shumë spektakolar dhe shumë emocional, sepse duhet të menaxhosh libretin muzikor dhe libretin në tekst. Konkurova për kanto përballë një jurie shumë profesionale edhe në degën e muzikës edhe në degën e dramës. Kryetar komisioni në juri ishte Fehim Ibrahimi e anëtarë të tjerë Ramiz Kovaçi e Gjoni Athanas, Gaqo Çako e shumë regjisorë teatri. Unë fitova në degën e kantos. Para mbarimit të shkollës u caktova për një vit stazh pranë sektorit të solistëve të operas. Duhet të kisha luajtur një rol në një opera dhe të kisha një koncert recital brenda vitit. Unë u aktivizova në kor. Fillova punë pranë këtij sektori, mbasi mbarova shkollën dhe u bëra Solist i Operas në vitin 1985. Rolin e parë kam pasur atë të Markezit tek opera “Traviata”. Në krahun tim kisha mjeshtra si Luiza Papa, Pëllumb Katroshi, Tatjana Korra e Ramiz Kovaçi. Artistët me përvojë më mbanin afër, jo vetëm për faktin se im atë ishte regjizor i operës, por sepse ishte në traditën e operas që t’i përkrahnin artistët e rinj. Në këtë mjedis artistik më lindi ideja për tu marrë edhe me rregji opere, dëshirë të cilën, kur ia shfaqa tim eti ai u shtang. Duket flinte brenda meje ky passion…. Në vitin 1991 pata mundësinë e një burse studimi në Francë, nga e cila përfitova jashtëzakonisht. Histori paradoksale e kohës, por ne ishim në turne në Itali me Operan e siç dihet shumë shqiptarë e kishin mendjen për të ikur jashtë atdheut. Mua më njoftuan të kthehesha urgjentisht, se më kishte dalë një bursë 1-vjeçare për në Francë. Nisem menjeherë për Tiranë, përgatitem e shkoj në Francë. Për 6 muaj studiova në Opera Studio Noisy Le Sec e kur kthehem në Tiranë shumë artistë kishin ikur. Çdo të bëhej me Operan e Baletin? Artistët që ishin në Shqipëri përballuan me sukses e nivel të lartë artistk një numër shfaqjesh. Mbijetoi Opera, fitoi arti, u mbush gjithë ajo zbrazëti me studentë të Akademisë së Arteve shumë të talentuar. Ftuam artistë të famshëm nga e gjithë bota e morëm prej tyre përvoja të shkëlqyera. Shumë artistë të kësaj opere, sot janë zërat më të shquar në skenat botërore e mburren me krenari, se kanë qenë solistë të Operas dhe Baletit shqiptar. Nuk ka pse të jemi inferior ndaj kujtdo artisti i cili vjen nga jashtë. Dinjiteti artistik i artistit tonë të operas mbart me vete sfida në aktivitete ndërkombëtare. Unë vetë kam vënë në skenë opera në skena jashtë, si në Francë, Itali, Maltë, Greqi e Maqedoni.

 

Pyetje: Në cilën periudhë kohore e ka patur suksesin më të madh opera shqiptare?

Unë nuk jam tifoz i asnjërës palë e cila thotë, se kur ishim ne kishte opera e po ashtu, unë nuk jam as i asaj palës tjetrër që mohon gjithçka. Opera shqiptare u krijua nga një brez shumë i talentuar, që kish mbaruar konsevatorët muzikorë më të shquar në Lindje, si në Rusi, Hungari, Bullgari e vende të tjera e nga perëndimi që vinin qysh para çlirimit të vendit. Ky brez jepte nga gjashtë shfaqje në javë me shumë pasion përpara një publiku, i cili mbushte sallat plot. Mbas revolucionarizimit të vendit u ideologjizuan shumë vepra muzikore, por megjithatë pati edhe vepra që sot po i rezistojnë kohës, ose i pranon publiku i sotëm. Koha i pranoi. Kjo trashëgimi muzikore, që na kanë lënë brezat, është një thesar i pamohueshëm. Nuk ishte faji i krijuesve që bënin vepra të idelogjzuara, por ishte i diktaturës e cila i përdorte artistët për qëllime propogandistike. Le të bëjnë sot artistët vepra muzikore, meqë jemi në demokraci e janë të lirë e qarkullojnë kultura muzikore nga e gjithë bota, ma thoni pse nuk i bëjnë?

 

Pyetje: Vërtet, pse nuk bëjnë vepra muzikore artistët e sotëm? Nuk kanë dëshirë, apo nuk kanë motiv?

Janë të dyja bashkë edhe nuk kanë çfarë të japin kur nuk kanë nivel, por edhe nuk kanë motiv sepse duhet një strategji nga politikat kulturore të cilat i ndërrmerr shteti. Nuk është sporadizmi që përfaqëson kulturën. Është shteti kudo në botë, që i drejton këto politika kulturore dhe sigurisht Ministria e Kulturës i orienton. Populli shqiptar është një popull me kulturë të madhe materiale e shpirtërore, sepse flet vetë fakti kur shfaqen nëpër botë shumë artistë të talentuar shqiptarë. Kudo që ne kemi dhënë shfaqe në arenën botërore, jemi vlerësuar me nota pozitive e me çmime shumë prestigjoze.

Pyetje: A keni patur ndonjë shfaqje të përbashkët me babain tuaj, Luigj Gurakuqi?

Për fat, unë me babain tim kam pas një kontakt artistik në kohën e studimeve të larta. Ai ishte për një vit pedagogu im i rregjisurës në operan “Mrika”. Por, ne gjatë gjithë jetës kemi shkëmbyer mendime për vepra muzikore dhe aq më tepër ai ishte i pranishëm në çdo shfaqje timen. Gëzohej me arritjet e mia në art e pati rastin ta shprehë këtë gëzim në një emision televiziv në TVSH, kur tha, se im bir Nikolini është bërë një artist më i mirë se unë edhe pse shpesh ai bënte atë që i donte koka, por ai nga kjo mosbindje i kaloi parashikimet e mia e sot për të ndjehem krenar. Në vitin 2005 drejtori i Operas, Z. Zhani Ciko, më besoi rregjinë e operës “Rigoleto”, të cilën e kishte vënë në skenë për herë të parë në vitin 1966 im atë. Pas shfaqjes dolëm atë e bir në skenë, nga ku morëm duartrokitje të pafundme dhe emocione të pashlyera, unë si rregjisor dhe im atë si autor i rregjisë.

 

Pyetje: Me rastin e ditëlindjes suaj”60 Vjetorit të lindjes”, a i ndjeni vitet në supe?

Ikin vitet si pa e kuptuar. E rëndësishme është ajo se çfarë ti le pas. Kur e kujtoj audicionin tim të parë, ku ishim përzgjedhur unë e Inva Mula për Operan Bohemë, si studentët e rinj që do t’i bashkëngjiteshin një shfaqjeje të vënë nga artistët e Operas Turke në sallën e “Teatrit të Operas dhe Baletit”. Besimi që na u dha ishte shumë i madh e ia dolëm me sukses. Tani them, se opera shqiptare me artistët e saj është po aq me nivel të lartë si homologet e saj kudo në Evropë. Janë 60 vepra të vëna e të rivëna nga unë si rregjisor i operas. Artisti nuk del në pension, ai veç tërhiqet nga shkaqe fizike apo personale. Ëndrra ime është thyer me vdekjen e djalit tim, me të cilin kishim thurrur shumë ëndrra. Fuqia hyjnore më ktheu në skenë, pas asaj gjëme familjare. Do t’i kushtohem artit tim, si i vetmi shpëtim shpirtëror, për të nxjerrë nga vetja atë zhgulm nën zë me anë të poezisë sime. Sot kam tre libra me poezi, prej të cilave jam ndjerë sikur kam biseduar me një botë më të madhe e me njerëz që kurrë nuk i kam njohur. Dikush i ka vlerësuar e kjo më shtyn që të shpreh identitetin tim edhe nëpërmjet vargjeve.

Pyejte: Si po e mirëprisni rikontruksionin e skenës së Operas?

Të them të drejtën me shumë emocion edhe pse duhej të ishte bërë me kohë. E rëndësishme është që të vlerësohen edhe artistët me të njëjtën vëmendje si edhe për skenën. Artistët duhen vlerësuar edhe për faktin se opera është pasqyra e shtetit. Të gjithë të ftuarit që vijnë në Shqipëri kontaktin e parë e kanë me kulturën. Shumë të huaj, që sot banojnë në Shqipëri, mbushin sallat e koncerteve operistike dhe instrumentale. Delegacionet e nivelit të lartë qeveritar e presidencial, që vijnë në Shqipëri u pëlqen një koncert apo spektakël baleti në sallën e operas tonë, kjo falë edhe famës që kanë sot artistët tanë kudo në botë. Duhen audicione për artistët. Kjo është një metodë perëndimore, por kur ato organizohen në mënyrë serioze e me nivel jurie profesionale. Ligji për daljen në pension të artistëve duhet parë, sepse ai duhet të specifikojë për lloje gjinish artistike të ndara e jo për të gjithë njësoj. Të shkëputemi sa më shpejt nga metodat e diktatit lindor e të futemi në treg të menaxhuar si në perëndim, ku numri i shfaqjeve dhe veprimtaria e Trupës së Operas të jetë një aktivitet i gjithëpërditshëm si në stinën e verës, apo në stinën e dimrit. Kontrata e punës duhet të jetë stimuluese për artistin dhe audicionet për artistin të zhvillohen njësoj si në perëndim.

 

Përgatiti: Kastriot Kotoni

7 komente në “Intervista/ Flet rregjisori Nikolin Gurakuqi:Opera shqiptare është po aq me nivel të lartë si homologet e saj kudo në Evropë”

  1. Zeni says:

    Sigurisht qe eshte edhe me cilesore se ajo evropiane. Te dhjefsha mendjen o trap!

  2. abigeila says:

    Ky eshte legeni me i madh qe ka patur dhe ka teatri operas derime sot. Ky eshte ai qe do i bente solistet lirik te hiqnin breket para tij sa te firmosnin kontratat te pakten keshtu ka deklaruar para nje viti e gjysem.

  3. Petro says:

    Ore, per çfare niveli flet ti more te keqen vllai.Krahason operen tone me nivelet boterore?Apo merr shembullin kur vjen ndonje me nivel te larte qe ftohet nga opera?Po ai qe vjen prape iken,puna eshte se ku jeni ju o I nderuar?Ju keni ngelur akoma ne nje nivel skandaloz.Me e bukra eshte se e quani veten te barazvlefshem me nivelet e larta evropiane gje qe vetem mendja e nje deliri I kohes komuniste mund ta beje.Mblidhni mendjen dhe futjuni punes se keshtu me lloqe edhe ne hene mund te shkojme me kembe.O mjer ky vend!

  4. gk says:

    I nderuari miku im Nikolin Gurakuqi,ne opinionin tuaj dhene ne kete interviste lexova dhe u ndjeva shume mire per ekuilibrin duke thene nje realitet te pa mohueshem.Jo superlativa,dhe jo mohime te gjithckaje.Ajo qe gezojme sot eshte pikerirsh ne saje te asj gjenerate tjeter qe na lane trashegim,vec respekte e mirenjohje e krenari.Po ashtu kam patur fatin te njoh edhe babain e tijZ.Luigj Gurakuqi,dhe ju Z Nikolin me te vertete jeni si te thuash me fat dhe krenar te vazhdosh edhe me tej ne karrieran tuaj artistike duke na dhuruar nje krijimtari dinjitoze .Asnje force apo politikani me i mire ne bote nuk ka fuqine e trnsmetimit sa ajo e ARTIT.Ketu nje mikesha ime nga Ulqini me tregonte nje histori te ndodhur nga vitet 80 ne mes te Beogradit (ne stadium) nje kengetare Egjyptiane ne origjine, kendonte nje kenge “Selam,Selam Aleikum”igjithe stadiumi i Beogradit i mbushur plot e perplot ne kembe ishin nritur duke kenduar ne te njejten kohe me kengetaren Egjyptiane dhe duke duartrokitur,pra ketu ishte fuqia e magjise se te bukures ne ART,pa prezencen e propagandes apo te politikes.Uroj qe politika dhe politikanet tane por nuk besoj shume ,te ngrihen te barazohen me ate qe shume ARTISTE Shqiptare kane dhe bejne emer dhe nder me emrin SHqiptar ne te gjitha skenat prestigjioze te botes.Dhe ndryshimi me politikanet eshte se ATA artistet kane rrugen me te veshtire dhe te gjate me talent dhe shume pune,dhe pala tjeter e politikaneve me nje kohe shume te shkurter dhe pa aftesi te ndershme njerezore ,pra kush tia fusi njeri tjetrit behen te famshem ne para dhe prona por jo ne dinjitet.Ky eshte ndryshimi i dites me naten.Uroj ne te ardhmen politikanet te aftesohen dhe mezi pres diten te barazohen me krenarine e nivelit me te laarte te gjinise se artit,kultures dhe sportit SHQIPTAR.Prape nuk do te harroj qe kur ndonje artist apo sportist shkelqen ne forume apo olimpiada boterore te nderuarit politikane te Shqiperise vrapojne per ti takuar dhe vleresuar a thua se ATA ishin mesuesit dhe traineret e tyre.Rrofte kultura dhe qytetrimi SHqiptar me gjithe vlerat e saj.
    Me respekt,
    Granit kAMBERI

    1. pip says:

      jo o debil , ishte injoranca e kohes qe i ngriti…..

  5. Enxhi says:

    Po si nuk te vjen turp o cope injoranti. pale po mburesh edhe me budallalliqet qe ka ber ytat ti eshe nje kortst nuk e ke justfikuar kure pale na shet dengla sikur ke studjuar edhe ne Paris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje