Raporti i DASH/Basha: Dekriminalizimi, proces urgjent. Rama-Meta, s'mund të fshihen me gjethe fiku

28 Korrik 2015, 13:43Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi në lidhje me raporti vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilin e etiketoi si fotografinë e vërtetë e përmasave tronditëse, e përmasave në rritje dhe larmisë  së shtuar të krimeve në Shqipëri.

“Shqipëria është rasti unikal kur trafikantët e qenieve njerëzore, tutorë të vajzave shqiptare të shndërruara në skllave të prostitucionit, emërohen deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë dhe shefa të rëndësishëm në poste kyçe nga kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tij, Ilir Meta.

Kjo është arsyeja kryesore që trafiku dhe shfrytëzimi për qëllime seksuale i qënieve njerëzore, i grave dhe vajzave, dhe i fëmijëve ka njohur një përhapje kaq të gjerë në këtë periudhë.

Sepse krimi është veshur me pushtet dhe pushteti është veshur me krim.

Të gjitha të ashtuquajturat masa të imponuara nga standardet dhe faktori ndërkombëtar kanë rezultuar sterile dhe demagogjike përsa kohë trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama-Meta.

Raporti i DASH është berë publik. Ai tregon qartë  gjendjen e rëndë dhe shkaqet  e saj, po citoj një paragraf; “Korrupsioni dhe ndryshimet e shpeshta në drejtimin e policisë vështirësojnë luftën kundër trafikut. Bashkëpunimi dhe përfshirja e zyrtarëve të lartë me krimet që lidhen me trafikun vazhdon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që një deputet i Parlamentit shqiptar ka qenë i dënuar më parë për akuza të tilla”, nënvizon raporti që mbulon vitin e kaluar”, theksoi Basha.

Në vijim ai vuri theksin në procesin e dekriminalizimit, për të cilin tha se opozita është e vendosur të bëjë gjithçka dhe do bëjmë gjithçka.

“Në emër të Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe mbarë qytetarëve shqiptarëve që ndajnë me ne këto shqetësime, dua të falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamentin e Shtetit në veçanti për vëmendjen e jashtëzakonshme dhe ndihmën e madhe që vazhdojnë ti japin Shqipërisë në sfidat e saj të reja të ndarjes dhe çlirimit nga sundimi i krimit, për raportin realist dhe konstruktiv që u publikua dje.

Raporti i DASH është provë e fuqishme e kësaj mbështetje. Ai pason dhe sintetizon në një kulm të ri qëndrimet e mëparshme të DASH, të ambasadorit të SHBA në Tiranë, zotit Donald Lu për pastrimin e institucioneve nga personat me rekorde kriminale, për moskandidimin e tyre në zgjedhjet vendore  pasi kandidimi i tyre përbën një poshtërim për popullin shqiptar.

Nuk ka dyshim se raporti do të shërbejë për ti dhënë një impuls të ri betejës tonë kombëtare për dekriminalizimin.

Edi Rama që e ka krijuar  problemin nuk mund të fshihet pafund prapa gjethes së fikut. Tashmë bota mbarë e ka të konfirmuar të vërtetën tronditëse të gradimit të trafikantëve me pushtet, deri si ligjvënës e kryetarë bashkish, nga Rama dhe ortaku i tij. Raporti i DASH është nga kjo pikëpamje një burim referencial për çdo qeveri dhe institucion euroatlantik e më gjerë”, tha kreu demokrat.

 

10 komente në “Raporti i DASH/Basha: Dekriminalizimi, proces urgjent. Rama-Meta, s’mund të fshihen me gjethe fiku”

  1. Emigrant USA says:

    A ka ndonje ndryshim te madh per nje te denuar per droge dhe nje te fshehuri qe per aresye te nje sistemi te kalbur drejtesie nuk eshte denuar por qe eshte ne dosje per krime si vrasje vjedhje me permasa te medha dhe tradheti ndaj atdheut. Ne rast se krimet qe ka bere Basha te ishin bere ne nje vend tjeter me demokraci te konsoliduar a do te ishte ne burg natyrisht qe po.

  2. BOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO – BOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

    ESHTE E PA BESUSHME QE PIKERISHT NJI KRIMINEL SI KY

    I PARTIS BANDE KRIMINALE – MBI TE CILET RENDOJNE AKUZA

    TE CDO NATYRE KRIMI – PERVETESIM TE MILJONAVE TE BUXHETIT

    VRASJE ME QELLIM MBAJTJEN E PUSHTETIT !!!!!!!!!!

    C’ESHTE KJO RRACE KAQ NDYRE – KJO RRACE QE S’KA

    ASNJI LLOJ NDERGJGJE NJEREZORE SI ME QEN KAFSHE E EGER DHE QE

    NJEF VETEM INSTIKTE -PAFYTYRESI-PABESI- PRA THJESHT NJI RRACE

    AQ SHKERDHATE SI PAS NE VEND TE GJAKUT MUTE E PRODHON VETEM

    QELBESIRA NE JETE !

    PER ZOTIN KJO RRACE KARAKURVASH TE NJEREZIMIT MERITOJN CDO

    DENIM -MADJE ME MAKABRIN -SEPSE KTA JANE BAKTERET KANCEROGJENE

    TE SHOQERISE NJEREZORE .

  3. andi says:

    te behet dekriminalizimi duke filluar me qerimin e ketij qe flet te parin si hajdut e vrases, se akoma ky flet sikur eshte me i pastri ne Shqiperi.

  4. Azio says:

    Vertete DURIMI ka kufi.
    Ky monster flet per krime,ne nje kohe qe eshte bash krimineli me damke I 21janarit,I vjedhjeve historike te parate te rruges se Kombi e tj?
    Ti more zvarranik duhesh te kalbeshe brenda ne qeli.Por s’ke cfare te besh tani perderisa gjyqesori eshte ne doren tuaj more kriminale.
    Prisni mos u shqetesoni , shtatori po vjen.Gjethet e vyshkura te peeve bien perdhe .dhe ju si keto gjethe do te perfundoni. Ora per fundin tend dhe soj it tend me Sali kriminelin ne krye po afron.

  5. gino says:

    o Lul…DASH ka te drejte por jo ti mor hajdut e kriminele ne te njejten kohe bashke me grupin tend. Nuk po shoh asnje shenje te mire edhe nga Edi Rama per rregullimet kyce qe ka nevoje vendi…drejtesia etj. dhe per me te teper dua te shkruaj….

    Me duken te gjithe ordinere,
    ca hajdute e ca kriminele.

    Dhe bejme sehir e veshtrojme,
    s’na ben pershtypje qe na poshterojne.

    Gino
    pertej oqeani

  6. agron says:

    duke mos i hequr pike dhe presje raportit per gjera qe kane ekzistuar edhe me pare (shqiperia vazhdon te jete ne te njejten liste prej vitesh prandaj as PD nuk ka perse ben sikur qenka krijuar problemi tani) A E VINI RE SA I GEZUAR ESHTE LULASHI QELBASHI CMIRASHI KUR DEGJON LAJME TE KEQIJA:))))!
    O LULASH PO MOS KI MERAK OR BURR SE JU NJOHIM SE KUSH JENI EDHE JU TE PD-SE
    DO RRJEDHE SHUME UJE PARA SE TE VINI NE PUSHTET JU!

  7. Isa says:

    Ky djali ka nje te mire te madhe qe cdo genjeshter e sajon dhe e zbukuron shume bukur duke e paraqitur veten si me te pastrin ne bote Edhe kur fliste per punet ne Bashki dhe qe shprehej se Veliaj duhet te ndjeke shembullin tim ishte hipokrizia e genjeshtra me e madhe se dihet tashme qe eshte kryebashkiaku me i dobet qe ka pasur ndonjehere Tirana.

  8. 28072015 says:

    kete qe thote ky luli, e themi te gjithe, por ketij vete nuk i takon te flase sepse eshte perfaqesues dhe mbrojtes i atyre qe jane fajtore direkt ne keto probleme qe kemi sot.Keshtu na fyen me shume sesa mos e hapi fare squpin.

  9. alti says:

    Dekriminalizimi eshte nje nga aksionet kryesore qe shtetit duhet te marre. Eshte e papranueshme , qe ne administraten shteterore dhe aq me teper ne parlamentin shqiptar te kete njerez qe jane denuar per krime te ndryshme , sidomos per trafiqe qofte te droges dhe aq me teper te qenieve njerezore . Por Basha nuk duhet te flase se eshte akuzuar per vjedhje te parave te taksapaguesve shqiptar per rrugen e kombit dhe per vrasjet e 21 Janarit , kur ishte minister i mbrendeshem dhe ju mbyll dosja per procedur dhe aq me teper Saliu qe nuk ka nen te kodit penal qe e nuk e kap , njeri qe nuk respekton ligjin I cilesuar po nga DASH . Pra largohuni ju , si ish qeveri se jeni te gjithe per burg , per te zezat. ,qe i keni bere shqiptareve . Ambasadopri Lu ne qofte se pretendon se eshte perfaqesues i vendi mik si USA , ta thot me emer , qe ai depuetet te qerohet qe sot nga parlamenti . E vetmja rruge per te vene ne parlament njerez te ndershem dhe te zote eshte ndryshimi ne kushtetute ter ligjit zgjedhor qe nga mazhoritar te kltherhet ne propociopnal qe deputeti te zgjidhet nga populli dhe jo Kryetaret e partive , qe e shfrytezojne kete ligj per te vendosur ne lista njerez qe duan vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje