Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti në në takim homologun e Bosnje-Hercegovinës, Igor Crnadak.
Ky takim shërbeu për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy ministrave të Jashtëm për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve me karta identiteti.
Të dy ministrat u shprehën se kjo marrëveshje për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve me karta identeti do të ndihmojë në rritjen e turizmit në të dy vendet. Aktualisht Shqipëria ka një marrëveshje të tillë me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Bosnja është në listën e vendeve ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër, por që deri më sot ishte e nevojshme pasaporta.
Gjatë takimit të Bushatit dhe Crnadak u diskutua për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët drejt integrimit europian. Të dy ministrat konfirmuan rëndësinë e procesit të Berlinit dhe pritjet e mëdha nga Samiti i Vjenës.
Në vijim të vizitës, kreu i diplomacisë së Bosnje-Hercegovinës, takoi Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa shprehu nevojën për intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike.
Në këtë kuadër, Meta theksoi nevojën e një pranie më të madhe të kompanive boshnjake në Shqipëri, veçanërisht në fushën e turizmit, ku Shqipëria ofron një potencial të madh.
Kryediplomati boshnjak pasi vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit euro-atlantik të Bosnjë Hercegovinës, vlerësoi veçanërisht nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti, gjë që do të nxisë turizmin dhe do të shtojë fluksin e vizitave të qytetarëve midis dy vendeve.
Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve të rajonit, si shtylla që garantojnë prosperitet, paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.
normalisht se nga bourdelo ne bourdelo nuk nevojiten dokumenta,madje edhe karta e identitetit eshte e tepert,pasi flitet per korrake te te njejtit identitet……….muslims!
Kjo do te shtonte biles edhe haxhi/turistat ne festime Bajromi apo Ramazoni……………..
komentuei me shume eshte driteshurter ,i perzien gjerat ,sa me shume te lire aq me shume prosperitet zhvillim e mbi te gjitha paqe sidomos mes fqinjve harron komentuesi se ne bosnje nuk ka vetem myslymane, mardheniet mes shteteve nuk ngrihen asnjehere mbi baza fetare, e fundit shqipetaret levizin ne shume vende te botes askush nuk te pyet ne dogana se i kujt feje je,komentuesi para se te komentoje eshte mire te mesoje ,mua personalisht me gezojne lajmet e mira sic eshte edhe ky i liberalizimit te vizave me bosnjen
Tregues i nje pune te mire me inpakt pozitiv ne permiresimin e klimes se pergjitheshme me ballkanin perendimor ku vlen te vleresohet politika e jashme e shtetit tone ne rajon e me gjere ,dhe rritje te performances , autoritetit , besueshmerise , kordinimit per ecjen ne nje drejtim e qellim te perbashket si kurese eshte Integrimi Evropian .