Historia e klasës së gjashtë të shkollës fillore në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas në Ballkan dhe se serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre.
Mediat beogradase raportojnë se ky është një detaj i cilësuar si “skandaloz” i historisë mesjetare serbe.
Libri në fjalë është publikuar nga Enti i Teksteve dhe Mjetet Mësimore të Serbisë, ndërsa autor është Rade Mihaljçiç, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit, raporton Zeri.
Mihaljçiq është anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.
Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrantë, duke specifikuar serbët.
“Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”.
Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar.
Libri ka nxitur reagime të shumta të historianëve serbë. Profesori universitar, John Deretiç, ka sugjeruar se historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre duhet t’u bëhet një rishikim.
“Në këtë libër sghkollor thuhet se sllavët erdhën në Kosovë e Metohi dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në male dhe për të mbajtur bagëtinë. Kjo është skandaloze. Ne mund të mendojmë çfarë të doni, por jo më e keqe se kjo. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo”, ka deklaruar i dëshpëruar historiani serb, Deretiç.
Rade Mihaljçiç ka lindur më 21 janar, 1937. Shumica e veprave të tij të merren me Serbinë mesjetare , sidomos perandorisë serbe dhe Betejës së Kosovës.
po qe e vertete eshte lajm shume i mire
Eshte me se e vertete zoteri.Kurre mos dyshoni mbi origjinen tuaj…
Kjo dihet botrisht qe shqiptaret jjane autokton nuk eshte ndonje gje e re historiani serb ka thene nje te vertete
Çfare duhet te mesojne femijet tane nga kjo? Thjesht te verteten: qe jeni ne toke te xanun!
Azgje e re .
Joooo. Po nuk e pranuan edhe akademiket grekohelaq, nuk quhet.
Ne fakt greqerit e pranojne nga pikepamja historike,nuk kane ndonje kundershtim per kete. Thjesht per interesa te sotme te kuptueshme,historiografia e sotme greke shton edhe “dicka”.Thote se illyret jane fis i njejte apo i afert me dorejt (qe konsiderohen si nje nga 4 fiset e lashte helene te vendosur me ne veri,pra veri-helene).Duke qene se shqiptaret jane pasardhes te illyreve,kjo dmth se ata jane shume te afert me dorejt (veri-helenet),prandaj nese shqiptaret helenizohen kjo eshte dicka “normale” qe ata te kthehen ne origjine te tyre! Pikerisht mbi kete baze,duke qene mese e vertetuar historikisht se makedonet dhe epirotet ishin fise illyre dhe quheshin “barbare” nga helenet e lashte,historiografia e sotme greke pretendon se keta “barbare” u helenizuan.Ne kete menyre,nese helenet e lashte thoshin se jane 4 fiset helene,keta greket e sotem “neohelene” thone se fiset helene nuk ishin 4 (jonet,atiket,akejt dhe dorejt) por ishin 6,duke shtuar makedonet dhe epirotet (ndonjehere fusin edhe thraket,por nuk kane shume interes apo kontradikte per kete,sepse ata nuk i rivendikon askush).Nderkohe qe helenet e lashte keto dy fise i konsideronin “barbare” veriore,pra thjesht fise illyre qe gjithashtu ishin “barbare”. Pra ne kete menyre mund ta kuptojme thjesht se perse greket e sotem kane “qellim te ligjshem” per te grekezuar shqiptaret.Per t’ju sjelle nje shembull se ata jo vetem jane te “bindur” por jane ne “te drejten e tyre”,po ju permend nje takim ne 1912 qe perfaqesuesi i Min. Jashtme greke Spyros Gkikas (Spiro Gjika – shqiptar grekoman) beri me ministrin e jashtem italian.Duke biseduar per pretendimet greke ndaj Epirit (qe deri ne ate kohe ishte Vilajet shqiptar brenda Perandorise osmane),ministri italian e pyet : si eshte e mundur atehere qe banoret e Epirit qe ju thoni se jane greke,ne shumice absolute flasin nje gjuhe tjeter,ndersa greqisht flasin vetem nje pjese qe eshte e shkolluar!? Perfaqesuesi i Greqise i pergjigjet,as me shume e as me pak : po vertet ata flasin nje gjuhe tjeter,por kjo gjuhe qe ata flasin eshte nje dialekt i dorishtes,i heleneve te lashte,prandaj ata jane greke dhe Epiri duhet te bashkohet me Greqine!!!! Pra perfaqesuesi grek thote se banoret e Epirit qe ishin shqiptare dhe flisnin shqip,jane greke pikerisht se flasin shqip,qe na qenka nje dialekt i dorishtes :).Mos t’ju duket aspak cudi! Madje ne ate kohe pati edhe tendenca per dardanet,qe ti paraqisnin si dorejte e veriut,por ketu rane ne kontadikte me serbet dhe u terhoqen! ?
U bej te fala PISOGLENDAVE grekomane,qe rrotullohen kendej ane ?
Dmth. nuk paskan ardhur shqiptaret nga Kaukazi siq na thone grekofilet e forumit, por cenkan ne fakt greke te veriut, pak si barbare por megjithate greke.
Marrezia (e grekofilave) dhe universi nuk kane kufinje, ndonese per kete te dyten kam dyshimet e mia.
P.S.Shpresoj se Alberti nuk hidherohet nga huazimi qe bera. ?
kur ne ballkan te kuptohet se ska asnje pike rendesie se kush ka ardhur i pari, atehere do te jete edhe me e lehte e vertete historike. Boterisht nuk e kane ate siguri qe thua ti xxxxx, por thuhet qe ka probalitetin shume te madh qe te kemi nje origjine ballkanike. Keto jane te parendesishme sepse jane histori qe kane ndodhur 1400+ vjet perpara. Kane vetem vlere historike, dhe aspak kombetare apo krenarie.
Shko thuaja “grekeve” dhe serbeve kete rendesi te kuptuari ore Neritani
Mos shko aq larg “or taj “thuaje hoxhe irfanit para se te ja tregosh grekut dhe serbit ,kur muti eshte brenda deres nuk ka rendesi ta marri vesh komshiu
Clidhje ka Hoxha me kete shkrim or F. K apo je pishem ha ha ha ha shko or zullap ftillohu nje here pastaj hajde e ha m…. ne forum
Duhet fhe greket ta pranojne qe kane ardhur nga azia e vogel dhe zune tokat tona.
Nje dite do ndodhi
Po mir ka then historiani Mihalcic ,…edhe un te isha serb nuk do mund te toleroja genjeshtrat e politikes serbe
Nuk do dy pare mend qe shqiptaret jan autokton ,…kur serbot boshnjaket kroatet ,bullgaret jane sllav dhe kane nje gjuh gati 60-70 % me Ruset
Duhet me qen injorant te besosh qe serbot jan vendali,..dhe historia boterore flet qart per Sllavet
Pastaj Rusia dhe so i trajton vellezer serbot nga kultura dhe gjuha e njete
eshte nje hap i mire sensibilizimi i disa Serbove,..kjo shuan urrejtjen dhe ndihmon ne miqsin me serbot
Deretic eshte me duket psikopati qe thote krejt popujt e botes kan prejardhje serbe pervec shqiptarve!
Ka edhe te till psycho ne serbi!
Ps- Historiani serb ka shkrujt te verteten!
Sot duhet me arrit ate gjuh fqinsore dhe te lem menjan ,..kush eshte i pari kush eshte i fundit
fundja njerez te gjith jemi
po te kemi nje fqinsi te mir dhe te lem menjan urrejtjen
Serbot duhet te marrin shembull nga ceket ,polaket qe e duan shqiperin dhe shqiptaret
Lajmi i vertete, eshte qe teksti qenka quajtur skandaloz dhe qenka per tu ndryshuar nga Ministria Serbe. Kjo tregon se ne ate vend po rritet dita-dites shovinizmi dhe nacionalizmi regresiv. Serbet kusherinjte me te afert i kane ne Siberi dhe keta te Ballkanit jane skaju me jugor i dyndjeve te tyre. Kurse shqiptaret s’kane kusherinj e jane nje populli izoluar nga sllav dhe keta ponto greket qe kemi poshte. S’e kuptoj ca ka per diskutim ketu.
Neritan , vetem krimbat nuk jane krenare per prejardhjen e tyre. Por megjithate edhe krimbat e dine nga e kane prejardhjen. Ti ke te drejten e zgjedhjes , mund te vendosesh ne se rrjedh nga ne rrace krimbash apo nga nje nga kombet me te vjetra ne keto troje. Une per vete jam krenar qe rrjedh nga Iliret, ashtu si Greket , Gjermanet apo Italianet jane krenare per prejardhjen e tyre. P.S ( ke zgjedhur pseudonimin e duhur, edhe Neritan ceka mendon njelloj si ti}.
Shvejk, Sinqerisht nuk e njoh psiqiken e krimbave.. si mendojne apo sesi e cojne veten. Nese ti ke bere ndonje studim apo ke arritur ne nje konkluzion mbi to, botoi konkluzionet dhe un do kem nderin ti lexoj. Ne pergjigje te komentit tend gjithashtu do te shtoja qe nuk eshte faji im nese emri im korespondon me emrin e nje personi publik. Eshte thjesht rastesi prandaj nuk ka asnje arsye ta perziem z. ceka ne keto komente.
Ne lidhje me problemin e krenarise un do te vendosja tre argumenta kryesore pa dashur te ofendoj askend si ju shvejk:
1. Njeriu ne jete duhet te krenohet me ato qe ka arritur ne jete. Nese ka bere vepra te mira, nese ka nje nivel diturie te larte apo nese ka qene nje banor i nderuar i nje komuniteti. Ai mund te nderohet por me pak sesa kur i ben vete nese babai i tille ka bere gjera te tilla. Dhe akoma me pak nese gjyshi i tij ka qene i tille. Te tjerat nuk do ti mbaj mend askush.
2. Ky paragraf bazohet ne nje ekspoerience personale. Si shume shqiptare me eshte dashur te emigroj dhe nje shume vite kam jetuar ne nje vend perendimor. kam jetuar me pune me ndershmeri dhe fati e solli qe te kthehesha ne shqiperi, por nuk ishte aspak e pamundur qe un te vendosesha atje. Ajo cka pretendoja nga vendalite atje ishte te gezoja respektin dhe te njeta te drejta me ta, qe vertet jo gjithmone ishte e vertete se edhe atje ka njezer qe mendojne si ju shvejk. Valle po i njejti hall do i takonte edhe femijeve te mi.. niperve te mi dhe te gjithe pasardhesve te mi deri ne 80 breza(se kaq i bie te jene 2000 vjet)?
3. Eshte nje argument pak banal, por ndoshta dhe gjithsecili mund ta vleresoje.. Ne gjithe keto 80 breza ku ky territor ne masen 90% te kohes apo me teper ka qene i qeverisur nga ushtri te popujve te tjere, si latin serb, bullgare, turq, bizantine etj etj: ka ndonjeri sigurine se asnje spermatozoit i ndonje nga keto qe kane ardhur nuk ka nderhyre ne keto 8o breza. Atehere sa shqiptare kane rrjedhur nga linje krejtesisht e paster prejardhjeje? Un vertet nuk e di. Eshte e pamundur te pretendosh pastertine tende racore per nje periudhe 2000 vjecare, biles edhe nazistet e pretendonin vertetimin e rraces vetem per 4 brezat e fundit.
Ka edhe shume gjera te tjera e te tjera qe nhk ia vlen te zgjatemi per nje artikull gazete
Nga kan ardhur dhe kur kan ardhur serbet,e din e gjith Bota,por ka serb qe nuk deshirojn ta dine.Eshte nje fakt shume domethenes ne Gjermani per gjurmet e nje grupi te sllaveve te jugut,sidomos per serbet,sepse emertimi i tyre eshte i ngjashem me ate serb,Sorben.
Sorben,nenshtetas gjerman,nje grup sllav perendimor prej afro 60-70 mije banore,te njohur zyrtarisht si minoritet ne Gjermani,me te gjith te drejtat nacionale,gjuhen,kulturen,flamurin(si ai serb) dhe hymnin.
https://en.wikipedia.org/wiki/Sorbs
https://de.wikipedia.org/wiki/Sorben
(Dhe bejne çudi disa pastaj,se si ka mundesi qe eshte aq e zhvilluar Gjermania dhe jo Greqia!Nje minoritet aq i vogel njihet me te gjitha te drejtat,kurse greket nuk njohin arvanitet 25 here me shume!)
qe jemi pasardhes te ilireve kjo tashme dihet, nuk eshte se po thuhet ndonje gje e re. Por a duhet te jemi krenar vetem per kete fakt? Po ne duhet te jemi te turperuar kur dijme se ku ishim e ku erdhem. Ne duhet te reflektojme dhe te pranojme gabimet e bera neper shekuj.Nga nje popullsi nder me te medhat ne Europ u katandisem ne nje grusht njerezish..! Per mua personalisht historia jone eshte e dhimshme dhe aspak per tu krenuar . Do ishim krenar sikur te jetonim akoma deri ne Slloveni e jo ne nje qoshe te ballkanit!!!!!!
Mund te ishte edhe me keq. Fqinjet tone antik thrakasit u zhduken plotesisht. Kurse “helenet” e sotem kane shume pak lidhje ne greket antik.
Si do cofte, nuk duhet qare per qumshtin qe eshte derdhur, por duhet pare perpara.
Pse e kan problem serbet te verteten? Perse ata i mbyllin syte ndaj te vertetes mbi prejardhjen e tyre? Fakt eshte qe une si shqiptar psh nuk e kam fare problem nqs historikisht vertetohet qe shqiptaret jan te ardhur ne ballkan… fare nuk e kam problem dhe kjo nuk me komplekson fare ne lidhje me identitetin tim dhe atdheun tim qe eshte ajo toke ku banon dhe trashegon raca ime.
Besoj se serbet e kan problem sepse jo vetem kan qene historikisht grabitqaret e tokave por edhe sepse i gjith identiteti i tyre kombetar eshte i lidhur rreth ceshtjes te Kosoves. E megjithate vete fakti qe shqiptaret persa njeh historia e dokumentuar vetem jan tkurrur tregon se ardhacak ne ballkan jan te tjeret!
Edhe ti do ta kishe problem, neqofte se do te projektoje hegjemonine (pronesine) tende mbi shtepite fqinjeve tuaj aktual, duke u bazuar ne “te drejten historike”.
mesiguri ka qen i dehur serbi,
pthththth
asnji lloj historiani s’mundet ta ndryshoj historine :/
Neve shqiptaret duhe a bjme vet historine tone ,nje Histori bindese dhe me fakte dhe jo tja lejojme Armiqve te tane te na bejne neve Historine.Serbet dhe Sllavet e tjere qe jetojne ne ballkan jane pordhet e fundit ne Ballkan se me perpara tyre 1000 vjet ishin greket dhe me perpara grekerve qe nuk ka shekull por het afersisht nja 5000 deri ne 10000 vjet ishin shqiptaret (Pelazget,Iliret)
Perendia e krijoi ballkanin,vetem per hater te rraces shqiptare..
Pikrisht dhe I zbriti nga froni I tij I shenjte,ballkanin ne teresi per
per te trasheguar..
Ca po thua o derdimen! ?