Studimi gjerman: Të rinjtë shqiptarë janë tepër konservatorë, u besojnë imamëve, nuk duan t’i kenë romët fqinj dhe duan të martohen vetëm me partner të etnisë së tyre

10 Gusht 2015, 21:41Sociale TEMA
Studimi gjerman: Të rinjtë shqiptarë janë tepër

 

Vetëm gjatë korrikut në Gjermani kanë kërkuar azil shtatë mijë persona nga Shqipëria. Në korrik të vitit 2014 ky numër ishte 766. Domethënë: në krahasim korrikun e vitit të kaluar gati dhjetë herë më shumë shqiptarë nuk e shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Shifrat i ka konfirmuar për gazetën gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» Enti Federal për Migrim dhe Refugjatë. Kjo gazetë në numrin e së hënës ka botuar detaje të rëndësishme të një studimi të Fondacionit «Friedrich Ebert» mbi shkaqet e ikjes së të rinjve nga vendet e Europës Juglindore.

Nga viti 2011 deri më 2014 janë anketuar gati 10 mijë të rinj në tetë shtete të rajonit mbi planet e tyre për të ardhmen dhe mbi vlerat në të cilat besojnë. Për shembull: Jeta nga Gjakova, 26-vjeçare, thotë se arsyeja e vetme për t’u anëtarësuar në një parti në Kosovë është gjetja e një vendi të punës. Shumica e të rinjve në Kosovë është e bindur se nëse nuk je anëtar i një partie që është në pushtet, nuk ke shans të gjesh një vend pune. «Në Gjakovë të gjithë bëhen anëtar të partive politike vetëm për të pasur një vend pune», thotë Jeta.

Një përfundim thelbësor i anketës së Fondacionit «Friedrich Ebert» të zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Mariborit (Slloveni) është ky: «Papunësia, rrethanat e vështira të punës dhe varfëria në tërë Europën Juglindore janë shqetësimet më të mëdha të të rinjve dhe të të rriturve në moshë të re, andaj për këtë arsye shumë prej tyre duan të emigrojnë. Ikja e trurit (Braindrain) paraqet kërcënimin më të madh për zhvillimin e shteteve të rajonit».

Sipas studimit në krye të listës dëshpëruese është Shqipëria. Dy të tretat e të rinjve dhe të të rriturve të moshës së re në Shqipëri thonë se «sipas të gjitha gjasave» do ta braktisin vendin ose «ka gjasa të mëdha» se do të largohen nga vendi i tyre. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni më shumë se gjysma e qytetarëve të rinj duan të ikin. Në Bosnjë çdo i dyti mendon të largohet. Në Bullgari 42,5 për qind dhe në Rumani 39,9 për qind. Të dy këto vende janë anëtare të Bashkimit Europian.

Rezultatet e tjera të studimit janë po ashtu dramatike. «Një pjesë e madhe e të rinjve (…) është pak tolerante dhe tregon pak gatishmëri për t’u angazhuar politikisht. (…) (Të rinjtë në Europën Juglindore) vetëm në mënyrë të kufizuar janë në gjendje të pranojnë dallimet sociale apo kulturore», thuhet në vlerësimin e Fondacionit të afërt me Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë. Supozimi se të rinjtë janë më progresivë dhe më tolerantë se prindërit apo gjyshërit e tyre, sipas studimit, nuk qëndron. Për shumë të rinj «çështjet e nderit» janë më të rëndësishme se «vlerat e tolerancës dhe bashkëpunimit».

Sa i përket Kosovës studimi tregon se të rinjtë nuk janë aspak tolerantë. Ata nuk do të kishin problem nëse fqinji i tyre të ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga Europa Perëndimore, por nëse fqinji është rom apo çift homoseksual, atëherë kosovarët e rinj nuk duan të jetojnë pranë tyre. Të rinjtë serbë në Kosovë, ndërkaq, nuk kanë problem nëse fqinji i tyre është rom, por ata s’duan të jetojnë afër një fqinji amerikan apo homoseksual.

Ndonëse nuk janë aspak tolerantë, 94 për qind e të rinjve kosovarë duan që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. E kundërta është konstatuar te serbët e Kosovës: vetëm një për qind e tyre e sheh pozitivisht BE-në. Gazeta «Frankfurter Allgemeine Zeitung» këtë e shpjegon me përbërjen rurale të popullsisë serbe në Kosovë dhe me efektet që ka kujtimi i bombardimeve disamujore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999. Për shumicën e të rinjve shqiptarë të Kosovës Bashkimi Europian domethënë liri e lëvizjes. Aspektet e tjera të BE-së, siç janë institucionet funksionale, sundimi i ligjit, ekonomia e tregut pothuaj nuk janë përmendur nga të rinjtë në Kosovë. Gati 70 për qind e nxënësve dhe studentëve kosovarë janë të bindur se në shkollën apo universitetin e tyre diplomat blihen «shpesh» apo së paku «nganjëherë». Çfarë i brengos të rinjtë kosovarë? Papunësia (95 për qind) dhe «varfëria në rritje» (93 për qind). Ata nuk i besojnë as Misionit të OKB-së, as atij të BE-së. Imazhi i misioneve ndërkombëtare në Kosovë është në fund të pusit.

Më tutje «Frankfurter Allgemeine Zeitung» duke iu referuar studimit të Fondacionit «Friedrich Ebert» shkruan: «Prej të gjithë të rinjve të anketuar në Europën Juglindore kosovarët e rinj janë larg më konservatorët. Më së shumti besim ata kanë ndaj ‹liderëve fetarë›, për shembull imamëve. Kosova është një shoqëri fuqishëm e orientuar nga familja dhe patriarkale, dhe kjo është kështu edhe te gjeneratat e reja. ‹Shumica dërmuese e tyre e shohin martesën dhe krijimin e familjeve si plane të tyre për të ardhmen›, ka treguar studimi. Gati 98 për qind e të rinjve e shohin familjen si synimin më të rëndësishëm në jetë, pothuaj të gjithë të rinjtë kosovarë duan të kenë fëmijë, gati dy të tretat duan të kenë së paku tre fëmijë. Por vetëm me një partner nga populli i tyre. Pajtimi i familjes për martesë është shumë i rëndësishëm, thotë Vjollca, një 18-vjeçare nga Prishtina. ‹Prindërit e mi kurrë nuk do ta pranonin nëse unë do të martohesha me një burrë të një nacionaliteti apo feje tjetër›. Një ide të tillë shumica e të rinjve kosovarë as që e kanë. (…) Të pyetur përse duan të emigrojnë, 88 për qind e të rinjve si arsye përmendin nivelin më të lartë të jetesës, arsimimin më të mirë dhe në përgjithësi mundësitë më atraktive ekonomike në botën e jashtme. Në mesin e kosovarëve nuk është Gjermania caku kryesor i emigrimit, por Zvicra. Një e treta e të rinjve kosovarë duan të shkojnë në atë vend, kombëtarja e të cilit aktualisht ka 9 lojtarë në ekip, të cilët kanë lindur në ish-Jugosllavi apo si fëmijë të gastarbajterëve jugosllavë në Zvicër. Caku i dytë më i preferuar i shqiptarëve të Kosovës për të emigruar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (18 për qind), tek në vendin e tretë pason Gjermania (16 për qind). Shumica e të rinjve nuk duan të jenë lypës apo azilantë në botën e jashtme, por shpresojnë që përmes familjarëve të shpërngulur atje të krijojnë një ekzistencë të re». -lli

http://library.fes.de/pdf-files/id-moe/11504.pdf

http://www.fes-prishtina.org/wb/media/Publications/2012/Studimi%20i%20Rinise%20SHQIP.pdf

15 komente në “Studimi gjerman: Të rinjtë shqiptarë janë tepër konservatorë, u besojnë imamëve, nuk duan t’i kenë romët fqinj dhe duan të martohen vetëm me partner të etnisë së tyre”

  1. razo says:

    pordhe me rigon… Ne shqiperi ka shume rome dhe cdo njeri ne pallat e ka nje familje nga komuniteti rom. keta te shohin veten e tyre qe djegin njerez per se gjalli ne kampet e azilanteve. Sa per martesat e dime te gjithe sa tolerant jane gjermanet kur vajzat e tyre martohen me shqiptare apo me keq me njerez me ngjyre.

    1. Arber Arjan 100% i paster says:

      Ka me qindra mijera, mos te them miliona femra gjermane te martume me turq, zezake dhe arabe, dhe mijra te martume me shqiptar gjithashtu!!!

      Lete mos harrojme seksin, ku femrat jermane bejne seks me 300 burra te ndryshem para martese.

      Njof une me dhjetra shqiptar qe kane penetru gjermane pa fund.

      Qe ti dish keto si fakte, gjermanet jane shume tolerante dhe gjermanet kane vdek ne luften e dyte boterore, sot kan mbet kopilt ruse dhe amerikane nga perdhunimet masvie atje.

  2. Drini says:

    Tiryulli i shkrimit nuk perputhet me permbajtjen.
    Me duket se studimi i refereohet te rinjeve kosovare kurse titulli thote te rinjte shqiptare. Te kuptohemi te rinjte shqiptare nuk jane vetem nga kosova.

    1. Adriatik says:

      Nuk mesuam ndonje gje te re. Primitive, barbare, te prapambetur, turkoshqiptare ?

      E dinim.

    2. me thene te drejten says:

      Natyrisht! Realiteti shqiptar ne Shqiperi eshte i ndryshem nga ai ne Kosove!
      Shqiptaret e Kosoves do bejne mire te shohin veten ne pasqyre dhe te perpiqen te jene njerez me normale dhe liberale.Nuk e them me te keq,por me duket se eshte e nevojshme.Kam pare se ka shume njerez qe jane te gatshem ta ndihmojne kete kalim nga konservatorizmi ne perparim! Per Kosoven kam shume shprese.
      Puna me e veshtire qendron me Makedonine.Pak a shume atje kemi te bejme me shqipfoles,qe kane humbur identitetin kombetar dhe kulturor shqiptar,nuk e dine kush jane e nga vijne,jane thjesht mysla ?

      1. Ne te Shqiperise nuk dime cvlera kemi, antivlerat si vjedhja e pasurise se tjetrit, imoralitetin, pasurimin kriminal, zaptimin e prones tjetrit, spiunimin te paritia i quajme vlera por keta vjne per shkak te sistemit izolacionist enverian qe na kane ngele prandaj duhet ta fillojme pamjen ne pasqire nga vetja e te rrime shtrember por te flasim drejt

  3. ajn says:

    Kete titullin e keni gjetur ne artikull, nuk besoj se ia keni futur vete, apo jo??????

  4. Artur Duka says:

    Nuk kuptoj ku eshte e keqja qe 98 % e te rinjve jane per krijimin e nje familjeje dhe pasjen e femijeve. Kjo perkundrazi eshte shume e mire.

  5. Templarius says:

    Flitet per te rinjet kosovare dhe jo shqiptar.Nderroni titullin!

  6. fewfwe says:

    shqiptare??? lexojeni njehere artikullin. kjo bene fjale per gjeneraten e xhihadisteve ne kosove.

  7. ------ says:

    gazetare boll me peralla. shqiptaret jane shqiptare te shqiperise dhe jo kosovare . kosovaret turq kane zakone te tjera dhe gaboni rende qe na vleresoni si te njejte me turk kosovaret boll me shkrime amatoresh. shqiptaret me arabet e kosoves skan asgje te perbashket .

  8. Zeqo Kallami says:

    Une kam harruar shqipen dhe jam bere i huaj. Qe tju bej akoma me xheloz kur vij me pushime, jam martuar me te huaj. Nderkohe i referohem huajesise time si nje gje kalimtare…. se ashtu ju ben juve qe jeni akoma ne burg te me keni zili. Une jam cdo femer e rendomte shqipetare ne perendim !!!

  9. Evanthia says:

    Per sa i perket diskriminimit ne Shqiperi eshte nje fenomen per mposhtjen e te cilit duhet diskutuar dhe vepruar sa me shpejt dhe ne menyre vazhdimshme.
    Nga ana tjeter kur lexon per nje institut gjerman qe ben hetime per racizmin tjeter kund mbetesh gati pa fjale. Secili te kontrolloj teshat e tij, se ne Gjermani akoma djegin te tjeret te gjalle. Akoma dhe gjetjet e institutit bien ere islamofobi dhe praktikisht shtron rrugicen, me te pakten, per stereotipe negative deri dhe akte raciste ndaj emigranteve shqiptare (nga Kosova apo tjeterkund)te sapo arritur ne Gjermani.

    1. Artani says:

      Aman moj Evanthia cfare thua aman!!!

      Ka mbi 15 milione jo gjermane ne Gjermani, shumica jo te bardhe, dhe ka me qindra mijera femra gjermane te martume me zezake, arabe e turq.

      Lere me femra gjermane qe bejne seks me ta, pa fund.

      Djegje te gjall ne Gjermani…. te lutem mos ja fut kot, ne Shqiperi cdo dite digjen njerez te gjall.

      Cfare aktesh rraciste ndaj emigranteve shqiptar???

      Ke mbi 300,000 shqiptar ne gjrmani qe kush ka punuar jeton si mbret, pash nderin mos ja fut kot.

  10. Tema says:

    Duke folur për ne mbulon hitlerin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje