“Drishti”, policia arreston 3 persona. Sekuestron armë dhe lëndë narkotike

16 Gusht 2015, 09:35Kronika TEMA

Një sasi lënde narkotike dhe disa armë e municione janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit “Drishti”. Burime policore bënë të ditur se pas një hetimi dy javor me metoda proactive, policia ka arrestuar 3 persona, të cilëve iu sekuestruan 30 kg marjuanë dhe një arsenal armësh

Sipas policisë, të arrestuarit janë Vladimir Papaj,29 vjeç, Hilmi Uruqi, 31 vjeç, Sabri Ara, 55 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-30 kilogram e 451 gram Mariuane.

-Automjeti tip « Jeep », me targa SH2707D me ngjyre blu, pa dokumenta.
-3 telefona celuar të markës « Samsung »

– 3 kartmonedha 1000 (njëmijë) lekëshe të shënuara me parë.

– 4 armë zjarri automatike të tipit model 56.

-2 krëhëra të këtyre armëve me 111 fishekë.

– 1 pistoletë me një karikatore në folenë e saj, që mban në të disa sfera të vogla metalike.

– 1 thikë me teh metalik, me hapje dhe me doresë material druri.

– 1 dorezë metalike, me katar unaza, në formë harku.

– 1 shkop metalik me hapje i futur ne folenë e tij.

– 5 bombula me ngjyrë gri metalizato me mbishkrimin ASG.

– 1 jelek antiplumb me ngjyre blu.

– Motor me targa SH259E.

Policia sqaron se po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprat penale, « Prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunom », «Kultivim i bimëve narkotike », « Trafikimi i armëve dhe i municionit në bashkëpunim”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, vepra këto të parashikuara nga Nenet 283/2, 284, 278/2, 279, të Kodit Penal.

 

1 komente në ““Drishti”, policia arreston 3 persona. Sekuestron armë dhe lëndë narkotike”

  1. Tema says:

    Ësht detyr e tyre të mbajn rendin si duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje