Për cilin “represion” po flisni?

20 Gusht 2015, 21:38Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Eshte shume e thjeshte e gjitha:

Une blej 1.640 leke mallra apo sherbime

(se e kam faturen perpara dhe mua ma japin se me njohin dhe se e kerkoj).

Sipas ligjit per TVSH;

1.366,67 leke eshte vlera pa TVSH

273,33 leke eshte vlera e TVSH

TVSH eshte tatimi mbi vleren e shtuar qe une qytetari e paguaj per buxhetin e shtetit.

Tregtari-ne kete rast, eshte thjesht agjenti i Qeverise per arketimin dhe derdhjen per buxhetin e shtetit te tatimit qe une pagova.

Ne shumicen e rasteve, tregtari nuk e leshon kuponin qe deshmon sa me siper.

Praktikisht ne kete menyre;

Tregtari merr parate nga une, bashke me vleren e TVSH te paguar nga une dhe,

Nuk e derdh më për buxhetin e shtetit.

Keshtu;

Unë paguaj, tregtari mbledh, tregtari pasurohet dhe buxheti i shtetit nuk merr atë që unë paguaj si tatim për të.

E gjitha qe po kerkohet eshte shume e thjeshte;

Nje kupon tatimor edhe per tatimin qe une paguaj dhe derdhjen e tij per Buxhetin e Shtetit.

Po e perseris pyetjen time:

Ku është represioni këtu?

Te mos lejosh te grabisin parate qe njerezit paguajne si tatim per Buxhetin e Shtetit qenkerka represion?

Ne cilin vend quhet keshtu?

Pertej gjese me te thjeshte e me te zakonshme ne Evrope;

Veprimi i doganes dhe tatimeve duhet te shkoje deri tek mashtrimet me shitjet e blerjet, bilancet dhe fshehjen e te ardhurave, fitimeve, permes tyre!!

59 komente në “Për cilin “represion” po flisni?”

  1. Fiqiri Veliaj says:

    Ik o Brace se ti vetem leh…
    Te tjere qener jane ata qe kafshojne…

    1. ed says:

      Shoku qukapik me kollare,hodhe lumin tani te dhjefsha kalin.
      Kur ti shkoje neper dyqane para 2 vjetesh premtoje biznes te vogel pa tatim sot jeni bere bisha si berisha.
      Ne cilin vend te botes tatimi merret parapagim pa u pare fare xhirua e atyre kasave qe ju i quanit korrupsioni i bodes,dhe ne u biznesi ivogel i paguajme kolaudimet sa u do bytha kompanive.Po nxirre njihere llogarine saore ne dite ri ne dyqan nji biznes i vogel,sa dite pune ne muaj,sa fiton,sa paguan dhe sa i duhet per te mbijetuar ne kete hale me emrin Shqiperi qe seshte etille por ekeni bere ju politikanet.
      PSE NUK THOT O TI LEJLEKU KACUREL ,KUSH E SHFRYTEZON KARAVASTANE?
      SA SHUME DESHIROJ TE PESHKOJ ME KALLAM ATJE TE LARGOHEM PER PAK CASTE NGA REALITETI ZYMTE SHQIPTAR POR NUK TE LENE ‘QENTE’QE KANE GLLABERUAR CDO GJE ME VLERE.
      MERRUNI ME DOGANAT E BARKDERRAT E MEDHENJ E JO ME FUKARENJTE.
      MJAFTON QE AI TREGETARI I VOGEL I LAGJES TE PAGUAJ DISA TAKSA TE VOGLA DHE KAQ ,SEPSE DHE AI DO TE BEJE PUSHIME POR ESHTE I DETYRUAR TE RIJ SI QEN NGA MENGJESI NE MBREMJE PER TU USHQYER.
      HIQI SYZET QE KJOSKA MOS TE TE DUKET SUPERMARKET DHE ZBRIT E BISEDO ME BAZEN,NE REALITET O AGA,BE,MBRET……

      1. Californian says:

        ik ore budall, nga i nxirrni keto idiotlliqe. Ku ka tatim zero ore. Apo kujtoni se kaluan ca vjet dhe harrohen cfare eshte thene. O do behet shtet dhe ju debila ta mbyllni sqepin o s’ka.

      2. petro says:

        Ed, jo pergjigje po shuplake i ke dhene.Po horrat turp s kane.Po e bejne kete vend te pabanueshem.Nuk ndertohet sistemi demokratik kapitalist me mendesi komuniste te eterve te tyre.Keta breke grisur u bene brenda nates miljardere.Po vjen ora e fundit per ta.Harrova, Padrino ishte cmendur dhe kishte dale me breke te shkurtera ne Jale tek tubimi i Lesh e lise.

      3. Open your mind.. says:

        Shume mire ia ke thene or mik.Tung

      4. XhungëlHesapi says:

        Boll me pirueta, pash Zotin se latë nam. Në të gjitha taksat që paguani manovroni dhe mashtroni. Nuk doni kapitalizmin ju jo, ju doni rrumpallën, anarkinë, të paguani atë ç’ka ju duket e drejtë dhe jo atë ç’ka parashikon ligji. Kur keni hap portën e dyqanit keni pranu t’i nënshtroheni ligjit dhe të funksiononi brenda tij. Nqse ka padrejtësi në ligje (dhe të tilla ka plot) mjetet i keni për t’a ngrit zërin dhe të kërkoni ndryshimet e nevojshme. Shoqatat e mbrojtjes së biznesmenëve, Dhomat e Tregtisë, manifestimet, vota etj etj aty i keni, përdorini për të drejtat që mendoni se po ju shkelen. Nqse nuk jeni në gjendje t’i përdorni, futini çelsin dyqaneve se nuk jeni nga ata që janë të gatuar për biznes. Maksimumi jeni të mirë për shitës ambulant bananesh. Nuk bëhet oponencë mbi një problem real duke i thënë pushtetarit “nuk po shkoj dot për peshk”.

    2. Elpiniqi says:

      O Brace,te bejme bashke nje bisede te shkurter?
      Pyes une:-A zhdoganohet i gjithe malli ne dogana nga bizneset?
      Brace:-Po i gjithe!
      Pyes:Po tregtaret e pakices,a e blejne me fatura TVSH-je te gjithe mallin tek keta biznesmenet?
      Brace:-PO!
      Pyes:-A korespondon e gjithe sasia e mallit e blere me fatura tek shumica me fatura TVSH-je per shitjet me pakice?
      Brace:-Ja kete duhet te kapim!
      Konkluzioni im:-Ekonomia do njerez te afte dhe kontroll te plote nga fundi ne maje e jo me fjalime dhe facebook!!!
      SHTETI I FORTE DO …BYTHE,o Brace!!!
      Pyet njehere se si e kontrollonte ekonomine SHTETI SOCIALIST i ENVER HOXHES,se mbase merr ndonje gje!!!
      Atehere kishte “CECUA BICAK” ,o Brace mdersa sot “CECUA NUK KA AS…BREKE!!!

      1. astrit says:

        une kam 6 vjet i larguar dhe nuk e di se cfare behet andej nga ju por nje gje e them me siguri qe is not the right think . Nje shoku im i majte gjithe jeten,qe nuk punon ne zyrat tuaja por privat me eshte ankuar tre ore me radhe.Kete gje e kam degjuar ne mars 2014 kur kam ardhur per here te pare aty.dmth aty po humbet cdo shprese. Ore shoku Brace e di ti se cfare behet aty apo degjon Kujtim RRUSHON

    3. Mandi says:

      Kur u be edhe ky qe eshte 1 e 40 me duret lart edhe mos ngelte njeri. Ta la porosi krietari te dalesh e te na tregosh perralla. Futi na i birre aty po vetem mos bej shere

    4. Poradecari says:

      Zoti Brace,
      Sa i takon marrjes se kuponit tatimor ke te drejte, por pse nuk permend fare faktin qe qytetarit qe e merr ate ti kthehet nje pjese e vleres (te themi 5%) pas paraqitjes se atij kuponi ne nje instance qe duhet te merret me kete pune. Merrni shembull nga Gjermania per kete, pastaj na trego “represionin” tend!

      1. Etem Pasha says:

        Eshte zgjidhja me e mire qe mund te behet. Te rikthesh nje pjese te TVSH tek qytetari qe merr faturen. Qytetari behet i ndergjegjshem per detyrimin qe ka tregtari te te jape fature.
        Mendon se nuk dihet kjo gje? Puna eshte perse nuk zbatohet

        1. Etem Pasha says:

          Shteti ligjor fillon tek faturimi i cdo malli qe shitet

    5. sela says:

      kurse ti o QIfiri vetem pjerdh.

  2. Universiteti me thike pas shpine says:

    Cfare flet ti more ?
    Pse njerezit punojne qe te mbushin buxhetin tend?
    Nuk jeni te zotet te ekulibroni buxhetin deh ja u kane fajin pupullata?

    Shtrengoni fort Ilir Floririn se mos ju ikën

    Hajt se folim ne zgjedhje …

    1. ??? says:

      Po more idiot po, njerezit punojne dhe shpenzojne te mbushim arken e buxhetit te shtetit te TYRE, qe shteti pastaj te ofroje ty sherbime. Ju jeni idiote fare se nuk e kuptoni qe shteti me taksa mbahet dhe qeveria eshte aty per ti mbledhur me politikat e saj fiskale qe votohen nga shumica. Ik e futi nje pjate groshe tani qe te besh pordhe pa pare se nuk e paske idene e jetes fare, por fareeee.

  3. aqifi says:

    Ka vetem nje gabim i nderuar Z. Brace. Tregetari nuk pasurohet, por mbijeton ne kete mut shteti qe keni krijuar ti dhe shoket e tu (ku ti megjithese je nder me te miret, perseri ke pergjegjesi se je pjese e lojes)…

    1. Personix says:

      Mbijeton? Prandaj po bredhin me ferrari e Lamborghini se po mbijetojne. Ti e paguan taksen kur blwn dicka, ai nuk e dorezon ne shtet, ky eshte problem.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Erion, mos e shpjego kot.. Te shkosh ne Europe e kudo, te japin kuponin edhe pe nje kuti shkrepese kur e blen. Bejini tregtaret me shumice e pakice te shkojne e regjistrohen e te marrin makinerite e pagesave.. Vetem keshtu behet shtet.. C’do klithme tjeter eshte per zhvatje te popullates e rrum palle sic eshte bere per 25 vjet. Ka vdekur Lala Gjoni me kohe prandaj ka levizur perpara Kroacia, Rumania, e te tjera vende fqinje.. Ka ardhur koha ti jepni represion sistemit te KALBUR te taksave qe s’ka funskjonuar asnjehere per popullin… Plaku Merre me Lulushken mjergull duan…

    1. ananananananannannanana says:

      Shko meso te shkruash e pastaj fillo te shkruash per taksat.

  5. ilir says:

    Po z.brace ,por ne analizen tende harron qe nese ky tregetar tek shumica e merr me fature mallin apo eshte kondrabande!!!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ja kini marre doren,merrni kredi borxh,kjo eshte me e lehta.

    Eh se harova,takoni ata te FMN-per ngritjen e moshes se pensionit,se kjo ju nxjerr ne selamet.

  7. Biba says:

    Brace ti vetem gam gam ben. Ke bythe te demaskosh evazionin fiskal te oligarkeve qe na mbyten?

    Fillimisht ata, pastaj te vegjlit.

  8. A says:

    I dashur BRACE, edhe sikur te jemi te gjithe te ndergjegjshem si popull dhe ti kerkojme njeri tjetrit llogari se ku shkojne pasurite kombetare dhe taksat e shoqerise shqiptare do te ishte nje mrekulli.
    Por, problemi eshte edhe sikur te mblidhen keto para, difekti qendron tek administruesit e ketyre parave qe nuk jane tjeter vetem nje grup PLEHRASH POLITIKAN qe e kane mendjen per te vjedhur, grabitur, mashtruar dhe shperdoruar nga xhepat dhe shtetit dhe te popullit shqiptar.
    Tani kemi EDI RAMEN, dje, pardje kemi patur SALI BERISHEN, FATOS NANON, ILIR METEN, LULEZIM BASHEN me lukunine e hajduteve, te mafiozeve dhe korruptuarve.
    Kur te rregullohet politika dhe pushteti ne Shqiperi, atehere do te ecin punet dhe do ti ngrihet mireqenia e populli. Te tjerat jane brockullat e rradhes.

  9. rudini says:

    Merrni kuponin tek tregtari dhe lereni politiken neper blogje ,per gjera qe duhet te gjithe te jemi dakort.

  10. Tili says:

    Po Bankersat i harrove po Stream Oil po Shkélzenin po burrin e Albana Vokshit ik ti Braçe plehra që bën sikur do të bësh shtet, thuaj Edit mos i thuaj Pamela asaj antares së bordit Albetrolit që jepte burrit koncesionin e Stream Oil aty janë lekët pastaj mblidh qindarkat. Shtet llumin do bëni ju si Saliu

  11. Bond says:

    Tregetaret jane padyshim rraca shoqerore me e paskrupullt ne bote! Ose si njihen ndryshe xhambaze apo dallaveraxhinj qe gjithe diten rrine ne hije dhe perpiqen t’ja fusin ndonjerit qe kalon aty afer!

    Tregtaret i bojne te gjitha:

    Psh, rishesin pa u lodhur fare dhe natyrisht pa pike turpi nje mall qe 20 metra me tutje eshte 50% me lire;
    Te mashtrojne sy per sy pa ju dredhur qerpiku fare;
    Shesin pa asnje problem mall te riperdorur ose skarco apo ushqime te skaduara;
    Nuk e kane per gje te nderrojne etiketat apo datat e skadimit;
    Ngordhin nga deshira te pushtojne hapesira publike dhe t’i hedhin mbeturinat ku te mundin;
    Vdesin te punojne te pasiguruar, ndersa qellimi madhor i jetes se tyre eshte te mos paguajne taksat (dmth te vjedhin);
    Pastertia, edukata dhe niveli i tyre arsimor le shume per te deshiruar;
    Se fundi, tregetaret vdesin per thashetheme kafeje dhe muhabete pa buke;

    Te vetmit qe kane arritur t’a perballojne me sukses rracen e pangopur te tregtareve (ose ndryshe te ‘cifuteve’) kane qene z. Hitler ne Gjermani dhe bac Enveri ketej nga anet tona!

  12. Shqiperia e 1945-1946-es says:

    Erjoni i Deputeteve ne Kopshtin pa Dreke, aq di aq flet:

    Na kujton komisaret e kuq te viteve te para pas lirimit, kur “Qeverria e Rigonit, zbritur nga malet nisi detyrim-tatimet ndaj shtreses se mesme e tregtareve te vegjel te qyteteve.
    Erjonet ishin ne krye te rreshtave dhe kendonin:
    “Hajd’ te kendojme, hajd’ te punojme
    se ndertojme…Shqiperine e Re!”

    Po ku i ke pronaret o Erjonke? Pronare quhen ata te Partive tuaja, duke perfshire ata te PD-se, padyshim, ata quani ligjore ju? I ke verifikuar pronat ti zoti Brache: te kujt jane? Te kujt kane qene?
    E pe ti Erjonke fotografine e Shtepise se Pushimit te Punetoreve tek kjo faqe e TEMA-s? Punetoret jane bere proletare, komunistet e zgjedhur prej Partise Meme jane bere kapitaliste dhe gjoja duan shtet ligjor!!!

    Atje shko dhe mblidhi taksat, tek ai hotel i mbajtur me djersen e djeshme te te gjithe shqiptareve, dhe kthyer sot ne gjak te tyre qe thithet nga shushunjat qe jane rreth teje, Erjon Brache…!
    Kjo eshte gjuhe edhe me e thjesht nga jotja, qe shpjegon c’eshte makina dhe qe ka kater rrota dhe si zihet kosi…!

    te te vij turp, nese mendon se na i hedh neve…

  13. lufi says:

    lepurush, ha nje karrote se te ben mire

  14. robert says:

    dokrra pa fund , argumenti i Braces nuk vlen, ai permend nje tregtar qe shet mallra apo sherbime, pikesepari shumica e dyqaneve me pakice nuk jane te perfire ne TVSH, se dyti nje tregtar i vogel si me kupon si pa kupon paguan te njejten shume tatim fitimi 25000 ne vit, shpenzimi i kases eshte kot dhe i pavlere , pervec kesaj ne mallrat e importit TVSH mblidhet qe ne dogane , ndersa per ato te aksizes qe ne burim , keshtu qe se kuptoj se cfare humbet shteti ne mbledhjen e tvsh , shteti humb tvsh mbi fitimin ose me sakte tvsh e fshehur te fitimit , por deri sa bisnesi i vogel nuk hyn ne skeme , ska se si, shteti ben mire qe kerkon kuponat , por duhet qe edhe tregtari te paguaj tatim fitim ne baze te kuponave sepse deri me sot paguan njesoj nje tregtar me 10mije leke te reja dhe nje tregtar me 100mije lek te reja, por Brace para se te na bej llogari , le ta kthej kujtesen 2 vite me pare dhe te shoh kontraten e PS me 10 pika qe na e firmosen neper mitingje elektorale,pastaj te ne brockullisin sic po bejne , genjeshtra pa fund deri me tani 0 premtime te mbajtura elektorale, qeveri qe ka leshuar te gjithe strukturat per te vene gjoba, une mendoj se kjo qeveri nuk duhet te quhet qewveria e rilindjes por qeveria e gjobevenesve

    1. tregetari says:

      Nese tregtari “I vogel” leshon kupon tatimor , ne raste te ralla do te ngelet “biznes I vogel”. Do te kaloje ne biznes te madh me TVSH!
      Ketu fle lepuri, prandaj mos ja veshni kot!
      Ky eshte shetesimi, ne rast te kundert pse tregtaret “e vegjel” nuk japing kupona tatimor? Kasen e kane qe e kane, ju kushton gje , pervec copes se letres?
      Po bizneset e restoranteve apo lokaleve te medha, qe jane subjekte me me TVSH , pse nuk japin kupon tatimor? Vjellin haptazi 20 % e fatures dhe ne I tolerojme!

      Tung!

  15. duno says:

    Kush lakmon shume do hmbasi edhe ate qe ka . Keshtu edhe qeveria ne vend qe te shtoje te ardhurat do ta falimentoje kete biznes te cofur qe mezi mbijeton ne Shqiperi e nuk do mari as keto qe mbledh deri tani .Problemi ashte qe keto te ardhura qe mblidhen me shume dhimbje e mundim shperdorohen e vidhen pa meshire nga qeveritaret e koruptuar qe vec te tjerave jane edhe miqte e ketij Braces

  16. Noli says:

    Dakort Braçe thjesht keshtu eshte, megjithse shumica e komentuesve nuk jane fare ne teme per çfar po behet fjale.
    Problemi eshte me i gjere ju duhet te dini se:
    1. Asnje biznes qe punon i pa regjistruar nuk mbetet pa paguar gjoben tek punonjesi i Shtetit tek tatimet.
    2.Asnje subjekt qe nuk perdor kasen fiskale nuk mbetet pa paguar gjoben tek punonjesi i shtetit tek tatimet.
    3.Asnje subjekt qe ben evazion fiskal e mban punonjes ne pune te zeze nuk mbetet pa paguar gjoben tek punonjesi i shtetit tek tatimet e tek inspektoriati i punes.
    4. Asnje subjekt nuk fut mall kontrabande e ben evazion fiskal ne dogane pa paguar gjoben te punonjesi i shtetit tek dogana.
    Keto çeshtje besoj se perballohen dhe informaliteti e evazioni mund te ulet nga 50% qe eshte sot ne 20 – 25% per nje vit.
    Problemi i madh mbetet dhe ju duhet ta dini evazioni fiskal e deri grabitjet qe behen pasurise kombetare me ligj duke filluar nga shoqerite e perbashketa te viteve 1992 deri tek konçensionet e diteve te sotme. Ketu evazioni(vjedhja) behet me ligj, me VKM, me udhezime ministrish dhe mbrohet me studio ligjore me juriste e ekonomiste. Kesaj çeshtje a do ti futeni dhe a do ta perballoni presionin e parase? Kjo mbetet per tu pare:

  17. qytetari says:

    ….dhe ju te politikes mos i fusni duret ke arka e shtetit,OK?

  18. Arben Malaj says:

    Pershendetrje Erion
    Po synoj ti pergjigjem pyetjes tuaj retorike dhe fteses suaj publike,
    Duke qene se jam publik ne kete debat, po vazhdoj qartesimin e disa momente:

    1. Mos penalizoni mungesen e kasave por te faturave edhe kete jo si qellim ne veteve dhe si aksion prioritare. Penalizmi eshte aksion dhe jo reforme. Sinqerisht nqs keni ndonje kopjo te strategjise mos e mbani per vete, e keni detyrim ligjore ta publikoni. Bile qe reforma te jete mbare kombetare beheni kete ne nje mbledhje te hapur ( edhe duke nderprere pushimet ) ne komisionin e ekonomise, Meqe mbledhjet jane te hapura do te vij ta ndjek dhe po me dhate leje pasi te (mos) keni marr leje mund edhe te diskutoj ne komision,

    2.Ju personalisht keni disa deklarime personale dhe premtime publike per te cilat edhe mund te beni transparence : Ju premtove shqiptareve se do te hetoje projektin 26 milione dollareve per kasat qe u blene nga qeveria e PD-se me taksat e biznesit private dhe ju shiten biznesit te vogel dhe te mesem.Efekti sipas qeverise aktuale eshte perkeqesuar leshimi fatura deri ne 50% .

    2.Ke premtuar se do te hetosh/hetoni dy koncensionet per luften kunder kontrabandes , ate te ngjyrosjes dhe te pullave. Sa shtrenjte i kushtojne taksa paguesve shqiptare dhe sa shume para abuzive krijojne per koncensionaret edhe informale. Shifrat e buxhetit tregojne se te ardhurat pas ketyre koncensioneve kane rene dhe nuk jane rritur. Pra parate kriminale nga kontrabanda jane rritur, bile edhe sipas jush ne ekonomi dhe politike.

    3.Premtove para pak ditesh se do te kerkoje te filloj aksioni me kontrabanden, ndersa tani na sjell shembuj me shitesit e vegjel???

    Erion,
    te kundershtosh cdo kolege per opsione alternative nuk eshte as profesionalizem dhe as partishmeri, ndoshta ………….

    Jam i gatshem ta bejme kete debat edhe publik me shume qetesi , me shume etik dhe vetem me argumenta profesionale.

    Do te deshiroja te paraqitesha per te parashtruar argumenta pse kerkohet nje perqasje qe ka ne fokus tre faza (i) lehtesim formalizmi; (ii) – formalizim dhe (iii) penalizim dhe jo thjeshte nje paralajmerim per aksion penalizues.

    I nderuar Erion, bile kete ne kete rast nuk kam kunder edhe FMN-se, dhe qe te mos tju thote ju ndoshte keshille ne vesh, si ne rastin e Bankes Qendrore, po ju vendos inkun zyrtar te mbeshtetjes jo individuale te ketij qendrimi profesional. http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2015/wp1573.pdf

    Erion,
    e vleresoj shume perkushtimin tuaj mediatik gjithenje pro, por nuk e mirekuptoj dot vet-sherbimin tuaj justifikues jo vetem ne kete rast per disa reforma qe mund dhe duhen bere me mire.

    Dhe e fundit Erion por jo me pak e rendesishme, si ekonomist i ardhur nga media – ju lutem kerkon pak etike me shume per forumet ne gazeta dhe rrjete sociale per ata qe i sulen me epitete denigruese kujtdo qe ju kundershton sado pak edhe ju. Duke qene anonim dhe me pseudonime ata jane rrenjesisht informale, jo keq te paguar per sherbime denigruese.

    Miqesisht
    Arbeni

  19. Denissi says:

    Shumica e deputeteve kane biznese milioneshe dhe shume prej tyre jane pjese e Ps,,,,le te meret me ate njehere Erioni i vogel me zemer te elefantit pastaj do shofim dhe bizneset e mesme dhe te vogla,,,,si nuk doli njeri ne Shqiperi ti demaskoje keto bushtrat e parlamentit qe bejne gam gam,,,kalamajte e tyre nuk lene gje pa bere ne kete vend,,,qelbsina me kupona te gjithe jeni pa perjashtim….

  20. eli says:

    Po ne qe paguajme rregullisht tatim taksat,furnizimet te gjitha me fat tatimore dhe presim kuponin tatimor ,pse gjobitemi sepse e preva 2 sekonda me vonese dhe kondumatori iken ne menyre te shpejte sepse aty jashte eshte nje tatimor qe provokon gjithe situaten. Ky eshte represion…. perpara se inspektori te shkoje tek nje biznes duhet te jete i informuar mbi te gjithe pasqyren e pagesave dhe cdo gje qe permban ai biznes e jo pa ditur asgje vjen me kemben e pare per gjobe….sepse ne qe jemi te rregullt dihet qe do e paguajme dhe ate gjobe. Edhe ky represion quhet.

  21. AntiPatreas says:

    E zbulove ujin e ngrohte o shoku BRACE,vate edhe ti qe coc beje ndonje gam gam…po deri aty paske qene eshte i embel ai i shkrete pushtet e lek pa djerse,e del e ben “palacon” me komente pa piken e sensit kur e di shume mire zotrote se ku e si calojne punet!

  22. gjergji says:

    Zoti Brace ti nuk e shikon represionin se ti ka zene syte pushteti.
    Ai shprehet ne cdo deklarate te K/ministrit, apo te ministrave te qeverise, kur i kercasin dhembet qytetareve dhe u tregojne burgun si mjet per te lehtesuar qeverisjen e tyre.

    Burg per varfanjakete qe nuk kane te paguajne drita, burg pregatitet per ate qe nuk kane te paguajne ujin, mbas e burg per ata qe nuk leshojne kuponin tatimor si ai qe analizove ti z. Brace dhe ti thua ku eshte represioni.

    A ishit ju (K/ministri e ju bashke me te) qe vrapuat shtepi me shtepi per te kerkuar voten me premtimin se do ti hiqnit hallet popullit te varfer, duke ndeshkuar dhe tatuar me shume me te pasurit?

    A ishit ju qe per vite me redhe mblodhet lagje me lagjr e fshat me fshat deri ne vdo shtepi problemet qe kishte ky popull dhe premtuat nje program qe do ti zgjidhte ato nje e nga nje?

    A ishit ju qe premtuat 300 mije vende te reja pune qe jo vetem nuk i hapet por ne kater muaj keni derguar mbi 30 mije refugjate ne Gjermani?

    Une e quaj se represioni gjendet ne cdo fjalimi te K/ministrit, pasi ai kure nuk shprehu nje fjale te vetme dhimshurie per ato shtresa qe ju premtoi shume dhe nuk ju siguroi dot as buken e perditeshme.

    Te dalesh e te koerkosh me perulesi voten per te qeverisur dhe pasi ta maresh kete nder dhe privilegj te madh te kercenosh se tashti qeverisjen do ta ndertosh sipas asaj qe ti ke perfytyruar, me qellim primar qe tju pelqeje vetem Kanelarive te Europes eshte jo vetem pabesi ndaj zgjedhesve por edhe e pandershme per nje parti si ajo qe ti dhe une militojme.

    Uroj qe pas shtatorit te uleni dhe analizoni me maturi mosrealizimet dhe faktoret qe nuk jane vetem te brendshem dhe ta ulni tonin e kercenimeve qe i pelqen FMN-se duke qeverisur me me shume ndjenje njerezore sikurse kishit premtuar dhe si e meriton ky popull qe ne shekuj vetem eshte vjedhur, izoluar dhe shperfillur nga Kancelarite e Europes.

  23. agai says:

    o erjon piete shefin tend deputet po rengin e ri te 2014 ku e gjeti mos ja beri dhoro spiropillua nga doganat hahahaha

  24. niku says:

    O zoti Erion, qe te zbatoni programin tuaj rilindni sistemin e desheruar nga ju kthejeni ne prone shteterore, mos lejoni asnje te punoje privat! Paskeni qene te paparashikueshem, 100% horra.Poshte komunistat e ndyre.

  25. Ilir Kaduku says:

    Me falni Shoku Brace. Kisha vetem nje pyetje : a ishit ju qe dolet ne TV ne menyre publike dhe deklaruat se kapem hajdutin e shekullit, Shokun Tomor Kalaja ne ate kohe Drejtor i Pergjithshem i kompanise INSIG ( i madh dhe i sigurt ), per nje vjedhje marramendese 5 milion euro brenda nje dite. E dini ju Shoku Brace se cfare ka ndodhur me kete hajdut ordiner, meqenese ju vetem leshoni shashka dhe keto hajdutet multimilionerengrihen ne pergjegjesi, Po ky Camisti Tomor Kalaja ka dale i pafajshem nga gjykatat tuaja dhe jo vetem kaq por ka marre 24 rroga per largimin nga puna dhe ka ju ka hedhur ju ne gjyq per shpifje. Tani eshte Zv/drejtor i kompanise EUROSIG. Mundohuni te kapni ndonje fakir e te fusni ne burg pse nuk ka paguar 2 000 leke energjine elektrike. O tempora mores. Me nder jush. Ilir Kaduku

  26. AK says:

    Ne nje tender qe financohet nga parate publike 20-30% e vleres shkon ne xhepat e drejtuesve te enteve prokuruese dhe te atyre qe i kane emeruar.

    Do te ishte e ndershme qe te merreni me nepunesit e shtetit qe perfitojne ne menyre te paskrupullt nga tenderat publike dhe ti krijoni bindjen biznesit se parate qe paguajne miradministrohen dhe shkojne ne te mire te publikut. Pastaj te merreni me biznesin i cili mir apo keq, ne keto vite te veshtira ka qene dhe mbetet kontributor kryesor ne luften ndaj papunesise dhe varferise ne kete vend qe zoti e ka beku me pasuri te pamase por edhe e ka denu me u drejtu nga kasta te papergjegjeshme qe e trajtojne pushtetin si prone private.

  27. astrit says:

    ME DHIMBJE POR JU NUK BEHENI

  28. ZahoKoka says:

    More Zoti Erion, por sikur po na vidhni ne menyren me te padenje. Ne cdo dyqan qe blej une paguaj TVSH qe doni ju, per te luajtur bixhoz dhe te tallni bythen. Perse nuk kam vetem nje takse, ta zeme 2000 leke ne muaj, por na qite nenen nuk na late te ngreme koke, pa le na ben edhe goxha burrin e na shpjegon si na vidhni e gje nuk beni, ti ai horri tom kodoshi apo edhe kryehorri Edi Rama apo banditi Sali berisha.

  29. kuci says:

    Jam dakort me Nolin. A e di zoti Brace, qe na ben arithmetik, se ky popull do jetonte si ne Zvicwe apo ne Dubai, nqs do te dinte qe te runte dhe shfrytezonte me nacionalizem ekonomik pasurit e ketij populli, nen tok dhe mbi tok, pozicionin gjeografik dhe klimin e ketij vendi.
    Ky vend ka prodhuar shtetar qe nje gje kan ber mire, jane hapur ne teren me leksione se si te vjedhi tregtari dhe qytetari per tu pasuruar shtetari hajdut dhe kriminel.
    Nje propozim kam nga gjithe kjo katrau e krijuar, Shperbleni qytetarin qe cdo fund viti te jep nje bilanc te thjesht fatura tatimore dhe stimuli, pesionistit dy pesione ne funde te vitit te tjerve nga dy rroga dhe metoda te tjera te besushme shperblimi.
    Nuk keni byth qe te beni te tilla gjera se te gjithve ju pelqen rrupalla, se ne te kundert sot ne burg duhet te venin 50% e administrates dhe jo qyteari i thjesht apo bizesme qe ka nje biznes qe nuk ushqen dot veten. Forca Brace ngrie zerin deri sta kan bylle gojen edhe ty.

  30. TROJA says:

    Ke pjerdhur fare o Braçe,e te paska rene dielli ne koke.
    Pasi hengert e pite mire e mire ne bregdet,ju deputetet,ministra,drejtore,e pushtetare u kujtuat te beni kontrolle kur mbyllen lokalet ne plazhete Shqiperise??
    Po ku jane leket e Fullanit?
    Ku jane miliardate naftes qe nxjerin shoqerite e huaja?
    Ku jane miliardat e floririt qe del e zhduket nga Shqiperia?
    Ku jane miliardat nga doganat(me fal se kishim zgjedhje,e duhej te fitonim)
    Ku jane miliardat e nxjera nga kontrollet e Kontrollit te Shtetit?
    Ku…… KENI MARE FUND.JENI PERÇUDNUAR ME KEQ SE QEVERITE E SALIUT,JENI BERE QE NE 2017,POPULLI NUK DO TE DEGJOJE ME PS E PD,E LSI.
    PRANDAJ DUHET REVOLUCIONI,POR ME NDRYSHIMIN QE THOTE SALIU;DUHET TE PERLAJE TE GJITHE KLASEN E POSHTER POLITIKE TE MAJTE E TE DJATHTE,TE KONFISKOJE,HAJDUTET,KRIMINELET,QE JANE TALLUR ME KETE POPULL,E KANE VJEDHUR,E KANE MASHTRUAR,POSHTERUAR DHE NE FUND SI PUNA JOTE I NXJERIN DHE GJUHEN.TURP,POSHTERSI.

  31. fshatari says:

    O Erjon Brace mos i degjo idiotet e dobishem por nxirni ligjin e qarte qe te denohet me gjobe cdo tregtar qe nuk jep kuponin tatimor dhe cdo klient idiot qe nuk e kerkon kuponin.
    ps-idiot i dobishem quhet ai-ajo qe kryen funksionet bazike ngrenie, pirje ,qirje por qe nuk kupton dot qe edhe shteti qe te kryeje funksionet e tij bazike si siguri,energji ,infrastrukture duhet paguar

  32. Leo says:

    Meqenese Tregtari qenka agjent tatimor i qeverise jepeni kasen fiskale falas se duhet per qeverine dhe jo per tregtarin liberalizojeni tregun e kasave qe te ulet cmimi jo ta mbani monopol jo te ja shisni kasen dhe mirembajtjen e saj sa frengu pulen biznesit sidomos atij te vogel qe ka te beje me mbijetesen e familjeve shqiptare

  33. leci says:

    O Erion koqja. Po ta dha tregtari ne cdo blerje kuponin athere ti nuk do ta kishe faturen 1.640 leke po me te larte se ai trgtari do ta ruaje normen e vet te fitimit se me ate ushqehet e jo me rrogen e parlamentit. Si mendon ti o Brace po ta japi tregtari gjithmone kuponin cmimet do rriten apo do jene njesoj?

  34. relisti says:

    o Erion..po ti ku jeton???..populli e di me mire se ti thua se ndaj kujt rendojne aksionet e represionet e qeverise suaj???? pse goditen gjithmone shtresat e varfera dhe shume te varfera dhe nuk preken bile favorizohen shtresat e pasura te tipit Kokedhima me shoke????…lerini mor keto prralla..

  35. Ne jemi e keqja jone! says:

    Ne Shqiperi po behet kerdia me kto vjedhjet ne dukje minore, po qe kur i mbledh e kupton qe te kane lene arken e shtetit bosh. Rasti me banal, ti shkon ne kafe me tre persona, porosit 4 pije te ndryshme e ndonje shishe uje, kamerieri te sjell nje fature te para dy oreve sikur ke porositur 1 makiato. Kjo fature qarkullon gjithe diten neper tavolina ku ne fakt nuk eshte porositur vetem aq. E ne kete rast faji nuk eshte aspak i biznesit, por totalisht i klientit qe behet bashkepunetor ne kete vjedhje (te xhepit te tij ne fund te fundit) duke lene edhe bakshish!

  36. Analisti says:

    I qarte dhe i drejperdrejte. Deputeti me aktiv ne Parlament qe e meriton ate mandat.

  37. E DREJTA says:

    z Brace po fondet qe u jepen sektoreve publik i keni pare se ku perfundojne,mire qe ju i jepni po i kontrolloni . .kontrolloni nje here dhe do te shikoni se perfundojne ne xhepat e drejtoreve e te ekonomisteve .pse te mos publikohen ze per ze se cfare u be me ketO miljarda .apo leket e popullit jane .Po te doni e beni po sju intereso as juve .

  38. miu says:

    Aaaa… po, te gjithe keni te drejte. Te jepni vleresimet dhe kritikat tuaja gjithe diten. Po mire, me cfare merreni nje here? Kujt i vlen mendimi juaj? Dmth kush ju pjerdh?!

  39. koco says:

    Po mire dakort me kete mase per te luftuar evazionin , ne taksar tatimet e doganat ? kush i ka penguar perse ? nga pa aftesia , nga ortakeria , apo nga pandeshkueshmeria ? Kjo gjendje duhet detyrimisht te hetohet , te percaktohen pergjegjesat , te nenshkohen qe nga masat administrative deri penale . Si qenka kjo pune kur , mos paguesavet te dritave ju kerkuan te likujdonin deri ne nje edhe me kamat vonesat ? edhe u be shume mire u be deri tek njerzit ne nevoje . Po si mundet te kalohet kjo gjendje e te tolerohen njerzit te emeruar te kategorise me te paguar . Doganieret , Tatimoret ? te cilet jane te detyruar te bejne punen , dhe nuk mundet te barazohen keta hajdute te vlerave te medha , me kontrollin e fuksjonimin e kasave te berberave , kafeneve e tjera . qe gjithesesi nuk eshte njelloj .apo eshte nje lloj e dy ceshite , sepse te paret vjedhin pasurohe pa turperisht duke u tallur e perfituar nga administrata shteterore e pa afet apo e koruptuar ne bashkepunim dhe bisneset e voglate cilet bejne lufte per egzistence . Si mundet te kerkohet kupon tatimor per nje kafe , dhe te mos kerkonet ” regjishtrimi e c’doganimi ” i qindra mjeteve te tonazheve te renda qe po cfarosin pyjet pasuri kombetare i trasportojne i tregetojne dhe nuk shkon asnje qindarke ne buxhetin e shtetit ? a thua se keta palo Drejtore, Tatimore , Policia e shtetit , shikojne e kapin mizat e milingonat dhe nuk shikojne e kapin buajt e qenerit e ujqerit e kopese se tyre ( Parti – Shtet ) Hajdutet e Medhenj ,Baronet e Krimit Ekonomik Kokat e Korupsionit dhe Veazionit jane ne Tirane , atje Fle Lepuri , Atje eshte Kokaa e Qelbur e Lepurit. Dhe nderkohe qe ne Parlament behet zhurme. vetem zhurme Cakejte dhe Ujqerit bejne Namin e populli mer aratine per te luftuar per mbi jetese . Eshte i pa pranueshme , i pa justifikueshem i pa tolerueshem evazioni dhe hajduteria ne Dogana . As edhe nje nuk mund te kaloje Traun e Doganave pa Kontaktuar me Policine e Doganat . PrandajZoti Rama Qeveria e Rilindjes po del = me qeverine e duarve te pastera te Kreminelit Berishe .? Po cila eshte zgjidhja ? te behet analize e vertete ,dhe te gjenden Hajdutet e taksa paguesave , kryesisht te Emeruarit e Partive e Deputeteve jo te popullit ,por te listavet te kryetarve , dhe te pastrohet administrata nga plehrat e qelbesirat , detyrimisht e te filloje e behet prerja e Kokave te Qelbura , pa dallim krahu . Hajduti , mashtruesi nuk ka ngjyrim ai duhet te nenshkohet dhe perbuset jo te Kaleroje Zoti Kryeminister .Kerko qe gjithe sejcili i zgjedhur e i emeruar te pergjigjet per detyren qe i eshte ngarkuar

  40. eli says:

    Duke qene se si biznes jam shume e rregullt perseri punojme te terrorizuar. E kam mendjen te pres kuponin ne kohen e duhur sepse te pergjon inspektori nga xhami. Kjo nuk eshte normale. Jo te gjithe shesim bluza e kamatjere Zoti Erion por ka dhe sherbime te tjera ku duke qene nen terrorin tatimor bie cilesia e punes dhe e shpjegimit qe duhet ti jepet pacientit sepse rendesi ka prerja kuponit perpara jetes se tij.

  41. Tema says:

    Shtypje shfrytzim skamje

  42. sgft says:

    Po mirë se edhe pa shkollë jemi po për budallenj na merrni.Po taksën dyqani i lagjes e ka fiks dhe jo në bazë të xhiros.Ku e ka vlerën ajo fatura tatimore apo tek shitja e kasave të rradhës.Turp që kjo të dalë nga goja e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë që të paktën duhet të ketë këshilltarë edhe pse vetë është bylmez..,

  43. plaku says:

    Te gjithe komentuesit jane bere politikane.Politikanet jane bere akademike dhe qeverria asgje kudo. Po keshtu hashi neshi ata qe “hane:” kupto vjedhin jane ata qe marrin parane e puresit te pare (te gjithe blere sit, perfshi komentuesit politikane vidhen embelsisht sepse jane dakord te vidhen.Braces une i them A gjeni dot nje rruge tjeter? ne se po e beni sepse me keta torollake ne te moshuarit nuk do te na jepet mundesi kurre por edhe keta te rinj qe bejne “politike ” me niper e ster niper ashtu me ate mendje dhe xhep do te mbeten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje