Reforma në drejtësi/1400 ekspertë thirren për të dhënë mendimin e tyre

20 Gusht 2015, 16:59Politika TEMA

Rreth 1400  gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë janë ftuar të japin rekomandimet e tyre për reformën në drejtësi. Komisioni i posaçëm për reformën, ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të vlerësimit të projektligjeve  që pritet të hartohen bazuar në reformë.

Burime të Ora News, komfirmuan edhe një takim të thirrur pak ditë më parë me grupin e ekspertëve dhe anëtarët e komisionit nga ambasada amerikane në Tiranë, ku mesazhi mesohet se  ka qenë i qartë: reforma duhet të mbetet në dorë të ekspertëve.

Pavarësisht ndërprerjes së punës së Kuvendit, komisoni i posaçëm dhe grupi i ekspertëve vijojnë hartimin e plaftformës për reforminin e sistemit të drejtësië.

Dy dokumentet e perpunuara nga komisoni, strategjia dhe plani i veprimit i janë vënë në dispozicion 1400 gjyqtarëve, prokurorëve, pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, noterëve dhe avokatëve që janë diplomuar jashtë vendit pas 2010, për të dhënë opinionet dhe rekomandimet e tyre.

Burime të Ora News konfirmojnë gjithashtu edhe kalimin në një fazë tjetër të reformës, atë të vlerësimit parapakrak të projekligjeve qe priten të  hartohen bazuar në reformë.

Mësohet se fillimisht do të hartohet një vlerësim paraprak, për tu ndjekur më pas më përcaktimin e disa grupeve të ekspertëve për ligjbërjen, në përbërje të të cilëve do të jetë një  ekspert i nivelit të lartë shqiptar dhe një ndërkombëtar.

Mësohet gjithashtu se po hartohet edhe plani i veprimit për koston buxhetore që do të ketë vënia në zbatim i reformës në drejtësi. Për këtë qëllim, ka një komunikim të vazhdeshëm mes minsitrisë së drejtësisë dhe BE, ndërsa në muajin shtator do të ketë një takim me donatorët, për të kërkuar fondet që bëjnë të mundur aplikimin e kryereformës.

Reforma në drejtësi, po shihet me lupë nga ndërkombëtarët, çka reflektohet edhe në një takim të posaçëm të thirrur disa ditë më parë nga ambasada amerikanë në Tiranë, me kujdesin e  vetë kryediplomatit Donald Lu. Në takimin ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e  BE Romana Vlahutin, anëtarët e shumicës dhe opozitës të komisionit të posaçëm për reformën, si edhe ekspertët ndërkombëtarë mesazhi ka qënë një dhe i qartë” se reforma duhet të jetë punë  e ekpertëve”.

6 komente në “Reforma në drejtësi/1400 ekspertë thirren për të dhënë mendimin e tyre”

  1. Spartaku says:

    Po te jete keshtu,nuk ma merre mendja qe Bujar Nishanlliu,nuk ka per te thene se ne reformen ne drejtesi jane perfshire element te ppolitikes.Megjithe ate,opozita,Saliu Basha etj. nuk kane per ta mbyllur buçen,se ata e kane zakon lehjen si qen.Ata do nxierin trungje para rrotave.

    1. Patriot says:

      O Spartak,nese vertet Rama-Meta dhe Berisha-Basha-Mediu e kane kuptuar se nuk mund te luhet me futboll me dy porta brenda bandave superkorruptive dhe superkriminale blu-roze,berishovicet,e bashovicet me shoke nuk do te kene me luksin te luajne skenaret e rradhes se jashteqitjes shqiptare ne politikat e rradhes se Tiranes zyrtare.Binduni,kohes se pseudo populisteve ju mbarua vaji i kandilit,c’do levizje e gabuar qe con ne nje corganizim te organizuar nga politika e jashteqitjes shqiptare,vetem se do te rendoje mbi ta,kurse shqiptaret si brenda dhe jashte Shqiperise e Kosoves do te dalin te fituar.
      Gjeniu i lashtesise Eskili ka thene;nga nje e drejte e neperkembu, lind nje borxhe per t’u paguar.

  2. Tema says:

    Reform në drejtesi do të thot zero shkelje zero tolerime

  3. Patriot says:

    Jan thirrur ne Tirane 1400gjykates,prokurore,avoketer,po ketyre te ftuarve te drejtesise nga politikberesit e Tiranes zyrtare ai eshte verifikuar pasuria e lujteshme dhe e pa lueteshme,apo si perhere nen moton,”nga i jati,tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem,kerkon te mbuloje diellin me shoshe.Mjaft me.
    Dita e shtetit te se drejtes po vjen se shpejti ne Shqiperi, askend te mos e genjeje memdja se do mund te mashtroje dhe kete here USA-n dhe BE-ne.
    Qofshin Rama-meta,apo Basha-mediu me shoke,shume shpejt politikane e pushtetare,gjykate, prokurore,apo avoketer bashke te perlyer me te djeshmen dhe te sotmen,sa kriminale,aq dhe superkorruptive,do te jape llogari per bemat e tyre.

  4. populli says:

    do bejne reformen horrat,mafja ben ligjin,te rroj partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje